Botohet “Abati i Mirditës-Imzot Frano Gjini- Martir i kishës katolike” Shkodër

Kultura

Botohet “Abati i Mirditës-Imzot Frano Gjini- Martir i kishës katolike” Shkodër

Nga: Nora Laçi Më: 21 janar 2019 Në ora: 14:23

Është nder për ne autoret( Tomë Mrijaj & Leonora Laçi) që Imzot Angelo Massafra O.F.M. Arqipeshkëv Metropolitan Shkodër-Pult të bëj hyrjen e librit kushtuar imzot Frano Gjinit

Është gjithmonë i lavdërueshëm përkushtimi i atyre që angazhohen për të studiuar dhe thelluar figurat heroike, e megjithatë kaq të zakonshme, të të Lumëve tanë Martir Vincenc Prendushi dhe 37 shokët. Në rastin e këtij vëllimit ishtohet profilit agiografik të Lumit Imzot Frano Gjini edhe ai më shkencor, fryt i kërkimit të autorëve.Imzot Gjini është një figurë e spikatur e grupit të 38 të Lumëve të shpallur në vitin 2016, njeri i kulturuar, meshtar i zellshëm, bari i zhdërvjelltë i grigjës; hallkë e artë e zinxhirit që ka mbajtur të bashkuar Kishën Katolike në Shqipëri gjatë viteve të para të regjimit i cili e shkatërroi me dhunë këtë kishë; pikërisht duke shpresuar që duke hequr qafe atë, i gjithë zinxhiri do të kishte humbur forcën e tij tërheqëse.Na vjen në mendje fjalimin i Shën Quodvultdeus, Ipeshkëv, për festën e të Shenjtërve të Pafajshëm, ku thotë: “Prej çka frikësohesh, o Herod, tani që ke dëgjuar se ka lindur Mbreti? Krishti nuk erdhi për të shfronësuar ty, por të ta mundur diallin…nuk heq mbretëritë njerëzore, na jep mretërinë qiellore”.Frika e çdo pushteti njerëzor është ajo e kundërshtarëve të tij; prandaj përballet me ta në të njëjtin nivel. Por në rastin e hierarkisë katolike të shkatërruar nga regjimi komunist është bërë gabimi i nënvlerësimit të atij “pushteti”, duke e barazuar me atë të cilësdo formë pushteti njerëzor: nuk e dinte diktatori që mbretëria e Krishtit “nuk është e kësaj bote”.Dhe kështu, në përngjasim të Shenjtërve të Pafajshëm, Imzot Gjini e gjen Martirizimin për Mbretërinë e Qiellit për përmbushjen e së cilës ka bashkëpunuar përgjatë kalimit të tij në këtë botë. Dhe tani jeton i lumë në lavdi.I uroj lexuesve të këtij punimi që, me kënaqësi, pranoj dhe lejoj që të kalojë përnë shtyp, dmth: jap imprimatur, jo vetëm që të vlerësojmë gjithnjë e më tepër figurën e të Lumit tonë, por edhe të vlerësojmë shembullin e një jete krejtësisht të kushtuar shërbimit të Hyjit dhe vëllezërve.

+ Angelo Massafra O.F.M.

Arqipeshkëv Metropolitan Shkodër-Pult

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat