Flet Sara Kaso: Kam lindur në Itali, jetoj në Angli dëshiroj të shërbej në Shqipëri

Kultura

Flet Sara Kaso: Kam lindur në Itali, jetoj në Angli dëshiroj të shërbej në Shqipëri

Nga: Albert Z. Zholi Më: 22 janar 2019 Në ora: 19:20
Sara Kaso

-Sara, keni lindur në Itali, si jeni ndjerë kur morët vesh se jeni shqiptare?

 Nuk kam përjetuar një moment në të cilin kam realizuar gjendjem time si shqiptare. Mundem të them që ka qenë një gjendje kalintare ku thjeshtë realizova që ekzistonte një diferencë midis meje edhe shokëve të mi, Në klasë mësonim edhe flisnim të njëjtën gjuhë, por kur hidheshim në krahët e prindërve tanë që na prisnin jashtë shkollës komunikonim ndryshe. Jam rritur në një familje që u përshtate shpejt edhe thjeshtë ambientit që e rrethonte për sa i përket parimeve edukatore të fëmijëve.

-A e keni mohuar ndonjëherë kombësinë tuaj në Itali?

 Mundet të ketë ndodhur por në pak raste thjeshtë sepse kam kaluar kohën midis dy ambienteve kryesisht shkolle ku e dinin edhe ne familje. Jashtë këtyre dy strehëve nuk kam kryuar marrëdhënie të forta por sipërfaqësore ku as që më pyetej nëse isha italiane, s’kanë paturë asnjëherë dyshime, pasi italishtja është gjuha që përdor më mirë. Por njoh shumë shqiptare që jo vetëm se kanë pranuar në miqësi të qenit shqipatre por e kanë mohuar, ndoshta për tu dukur më të pranusheme edhe tërheqëse.

-Kur jeni ndjerë më keq në Itali në lidhje me kombësinë tuaj?

Për disa gjëra: kur isha e vogël nuk e kam përjetuar, por kur u rrita mësova histori të dhimbshme të emigrantëve si për shembull vitet e para kur sillnin vajzat shqiptare për prostitucion, ose kur dëgjonim lajme ku shqiptarë kryenin krime.

-Po shqipen ku dhe si e keni mësuar?

Shqipen e mësova në shtëpi. Prindërit flisnin vetëm shqip. Nuk e kam mësuar në mënyrë akademike dhe të strukturuar. Kam mësuar të lexoj edhe shkruaj vetë.

-Kur keni ardhur për herë të parë në Shqipëri dhe si jeni ndjerë?

Herën e parë nuk e kujtoj, isha dy vjeçe. Kujtesat e para të Shqipërisë janë të bukura sepse babi më çoi në fshatin e vet ku hipa për herë të parë në kalë, preka një lopë, loza me një qengj, u përballova për herë të parë me një ambient ndryshe më primitive nga ajo ku kisha lindur.

-Shkollat italiane a kanë kërkesë llogarie dhe disiplinë?

Sigurisht që po. Madje në dëftesat e shkollës disiplina ka votë me vete.

-Si të kanë trajtuar mësuesit në shkollë?

Mësuesit nuk kanë përdorur origjinën time si kriter, kriteret e atyre kanë patur natyrë akademike. Të paktën mësuesit e mi.

-Sa herë keni ardhur në Shqipëri dhe çfarë ndryshimesh shikoni? Çfarë i mungon Shqipërisë në këndvështrimin tuaj?

 Kemi patur munndësinë të vinim vit për vit. Duke u rritur edhe duke kuptuar mekanizmat e politikës edhe të gjendjes humane ndryshimet që dallova në Shqipëri në dallim nga Italia nga një shtet evropian me histori të lashtë edhe të zhvilluar ishin shumë. Ndryshimë që fillonin nga aspektet më teorike humane si konceptimi i kulturës, i të drejtave të njeriut, i zhvillimit edhe kuptimit të psikikës humane deri tek aspektet më materiale si për shembull sistemi i transporteve, zhvillimi i qyteteve edhe mirëmbajtja e ambienteve që i rrethojnë. Eshtë një temë që meriton më shumë hapësirë.

=Cili është vendi juaj i preferuar në Shqipëri?

Kjo është përgjgje e thjeshtë shrëpija e gjyshërve të mi

-Nga Italia në Angli cili është ndryshimi? Si është jeta në tërësi në Angli në krahasim me Italinë?

Anglia është shtet që ka më shumë eksperiencë politike se sa Italia. Është shtet që adopton një politikë socialiste që mundohet të funksionojë edhe pse është moment i vështirë. Italia është e humbur në këtë drejtim, qeveria po mohon prioritetet e popullit me premtime të çastit edhe dritëshkurtër edhe duke shpërndarë informacione jokoherente due utopike për momentin. Nga këndvështrimi social njerëzit janë më të ftohtë edhe të rezervuar.

-Jeni vajza e një këngëtari mendoni të bëheni këngëtare? Por jeni dhe bija e një nëne poete Alma Mehmeti? Në cilat gjurmë keni dëshirë të ecni?

Athere, unë këndoj edhe jo keq, bota e muzikës është një botë magjepse të cilën unë e shijoj edhe vlerësoj në mënyrë personale edhe intime, por nuk është ajo bota ku mundem të shfrytëzoj potencialin edhe talentin tim. Ka njerëz që meritojnë më shumë se unë priviilegjet e këtij profesioni. Babai im Gëzim Kaso nuk ndikon në përqafimin me çdo kusht të këngës nga unë. Ndërsa nëna peote është nënë plot shpirt, plot ndjenjë, plot mirësi dhe sakrificë. Të bëhesha si nëna poete do të doja shumë, pasi arti të zbukuron dhe të frymëzon për vepra të mira paqësore. Nuk e di nëse do trokasë një ditë tek unë poezia, por do të doja shumë.

 -Sa ka ndikuar kënga në shtëpinë tuaj për të ruajtur gjuhën shqipe? 

Kënga na ndihmon të mos të harrojmë traditat tona edhe gjuhën shqipe.

-Keni menduar të ktheheni të jetoni në Shqipëri?

E kam menduar. Do më pëlqente një ditë, do doja të ishte më e realizueshme...

-Cili është objektivi i jetës?

Të gjej një qetësi shpirtërore që të më lejoj të shoh bukurirat e jetës përtej dhimbjes, stresit edhe frikës. Nuk besoj në lumturi të gjatë. Me mjafton qetësia në këtë botë.

-Racizmi ku është më i pranishëm në Itali apo Angli?

Mendoj se racizmi ekziston në të gjithë botën por Anglia ofron më shumë meritokraci.

-Gjuha angleze a është më e vështirë se ajo italiane dhe cila është e referuara juaj?

Janë dy gjuhë shumë të ndryshme. Gjuha ime e parë është Italishtja, pasi kur mendoj, numëroj e bëjë në Italishte. Rezultati i këtij realiteti është se Anglishtja është më e vështirë për tu përdorur. Gjuha e bukurisë edhe e letërsisë për mua është Italishtja, sepse kam mësuar rrënjët e saj latine midis ca autorëve të epokës romake edhe kam ndjekur zhvillimin e saj në shekuj. Letërsia italiane është muzikë buruese.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat