Arti i mirëfilltë për poetin dhe shkrimtarin Izet Avdylin

Kultura

Arti i mirëfilltë për poetin dhe shkrimtarin Izet Avdylin

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 23 janar 2019 Në ora: 13:07
Kur lexuesi e lexon lëndën poetike të këtij poeti, e kupton misionin si rikujtimi i veprimeve të njerëzve

Izet Abdyli  fakulteti Juridik e kreu në Prishtinë, kurse  studimet pasuniversitare në  Fakultetin Filozofik në Prishtinë - ku mori titullin maste  i arkivistikës. Është fitues i dhjetëra shpërblimeve në konkurse letrare. Është prezantuar në shumë antologji të poezisë. Shkruan poezi, prozë dhe shkrime publicistike. Izeti është autor i dhjetë veprave letrare. Vërtetë, sikur të ndodhte "Fundi i perandorëve", ashtu siç e thotë Izet Abdyli në librin e tij me poezi satirike, që vjen si vazhdim i librit paraprak, që jo edhe aq larg kohë i është dhënë lexuesit, do të ishte mrekullia e këtij shekulli, për ta dhënë shembullin më të mirë për gjithë botën e ndryshimeve demokratike. Kur lexuesi  e lexon  gjithë lëndën poetike të këtij poeti, shkrimtari të vyeshëm e kupton si një vazhdimësi e librit paraprak, misioni i të cilit ishte rikujtimi i veprimeve të papranueshme të njerëzve, kryesisht personaliteteve politiko-shoqërore, si keqbërësit më të "përgjegjshëm" në ndërtimin institucional të shtetit. Këto vese e veprime edhe më tutje vazhdojnë të jenë aktive, deri në pamundësitë e shpejta të riparimit dhe çrrënjosjes, qoftë edhe graduale, këto  vargje satirike vazhdojnë ta kryejnë misionin e vet dhe të mirëpriten nga lexuesi, qoftë edhe si ngushëllim!

Poeti ndërtimin e përgjithshëm artistik e konkretizon me shfaqjen e dukurive reale, me analogjitë e realitet  pa diferencime, sepse vetë  jeta dhe arti nëpër kohë ka aktualizuar se poezia  satirike krijon mundësinë e  shqiptimit të dukurive të dëmshme shoqërore. Kështu, në fokus vihet e ardhmja që dëmton imazhin dhe arritjet  e nevojshme shoqërore, të cilat duhet të tejkalojnë  kohët e robërisë. Arti i mirëfilltë në një mënyrë apo tjetër është katalizator ndihmues për largimin e të keqes në shoqëri. Theksimi  identifikues përcakton edhe nivelin e  fuqisë, që nënkupton shkallëzimet ekstreme të dallimeve e pritjeve  të gjata në renditjen e vlerave  njerëzore në shoqëri . Duke i përjetuar këto periudha e ndryshime, Izeti ato i aktualizon përmes  vargut poetik, i cilëson si lidhje  e radhitje të pakëndshme të proceseve  tona. Në fund të këtij shkrimi po u prezantojmë një poezi kështu mësuesve

Mësuesit ...

Si fëmijë mësuesin e pandehnim të shenjtë

mendonim se ai nuk han, nuk pinë

nuk bënë keq, nuk gënjen

sa naiv që ishim

mendonim se edhe nuk flenë

se është mbinjeri

dhe vërtet mësuesin e donim

e çmonim

e respektonim

deri në pakufi

ahonim është më i dashuri njëri

dhe pas prindit vjen si i dytë

gjithçka lidhej me emrin e tij

përveç pishtar drite

ai ishte edhe simbol atdhetarie i lirisë

dhe vërtet sakrifica e tyre u pa në robëri

e dhanë provën me devotshmëri

e ne i pagëzuam me lloj lloj epitete

i përgëzuam e i uruam

se kur të vijë liria

do çmohen si njerëz me dinjitet

absurdi i kohës

vallë e merituan këtë përbuzje sot

nga shteti i vet

medet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat