Portat e hallit

Kultura

Portat e hallit

Nga: Albert Z. Zholi Më: 23 janar 2019 Në ora: 21:10
Albert Z. Zholi

Nga lindja gjer tek vdekja njeriu udhëton nëpër portat e hallit… Sa del nga një portë halli hyn tek porta tjetër. Hyn pa trokitur se ato janë të hapura në dy kanatet e padukëshme...

Dhe nga njëra portë tek tjetra, njeriu shpreson e shpreson për t’i dhënë fund asaj udhe të paudhë, por asnjëherë nuk e sheh dot fundin.

Edhe portën e vdekjes e gjen hapur ... Hyn edhe atje pa trokitur për të vazhduar udhën e pasjetesës.

Deri në cilën portë ke arritur o njeri ?!

E gjen gëzimin duke ecur nëpër portat e hallit ?!

Pa kaluar në ato porta nuk e kupton jetën ?!

Si?

E gjithë jeta është HALL?!

Hall që jetohet?!...

Deri në cilën portë të hallit ke arritur o njeri?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat