Orfeu ynë

Kultura

Orfeu ynë

Nga: Neki Lulaj Më: 23 janar 2019 Në ora: 21:35
Neki Lulaj

Lulet e qershisë fluturojnë nga degët e holla

Bien mbi barin mbushur me bulëza kristalore

Rrezet e hënës fërgëllijnë e sjellin aroma

Zbukurojnë xhamat e dritarës me kokrra verdhullore

 

Ka ardhur mes nesh një stinë e gjatë  pa kohë

Është  mbushur me musht të ëmbël hardhia

Nata flatrat tërë epsh tund dhe të befason

Orfeu vështron tokën e mbushur me çudira.

 

Ndiej trupat e  galaktikës që kullosin në errësirë.

Teksa gjerboj kafen në kafkën e një zogu

Gjithësia mbushet me shatërvanë me dritë

Diku në një vazo mbjell ca farëza borziloku.

 

Ndodhen kaq shumë çudira në jetë

Në botë ka ardhur Orfeu i vargut modern.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat