Monolog me Isa Boletinin

Kultura

Monolog me Isa Boletinin

Nga: Çerkin Ibishi Më: 24 janar 2019 Në ora: 18:37
sa Boletini

Qytetit tim i ka humbur shkëlqimi

S’e rrezon dielli

Si buzëqeshë fytyra.

I është vrarë krenaria

Lëngon në dhembje

 

Qyteti im

O Isa Boletini

Me gjymtyrë veri jug

Me dhembje pret agimin

Me ankth natën

me urë  t’ barrikaduar,

me zhaurrimë blindash

hakërrime rrebelësh

krisma trishtuese

shpërthime granatash

flurojnë dritareve

kulme të thyera

ofshamë njerëzish

shpresëmirë…

 

Qytetin tim

O Isa Boletini

mjegulla e ka ngrysur

s’ duket Kepi Shpresë mirë

peng e së djeshmës

vuajtje e sotme… 

Të shoh

e vigjëlon urën

majën e Sokolit

koritën e gurit

të duket së dëgjon

fërshëllimën e topave

tronditjen e kullës...

 

Po ty

S’ të dridhej çerpiku i syrit.

Nise rrugëtimin me kalorësit e lirisë

me guximin luftarak

 për atdhe e liri

i trondite pushtuesit...

O Isë me plakun mjekërrbardhë

i vure themelet e Lirisë së Atdheut.

po fati nuk të eci më tutje

të vravë tradhtia

se e deshte atdheun,

e deshte kullën

të pavdeksoi trimëria

Permendore lirie.

 

E tash e shikon urën

Qytetin e ndarë

ardhmëri e ngrysur

lirinë ia vodhen

Arixhinjt e Karpateve

në ditën pa diell

në natën pa hënë

ia vranë ëndërrat,

lumturinë ia gozhdon

të kodra e te kroi, 

te ura buzë lumit

në orët e para të lirisë...

vranë e masakruan

ndoqën plisbardhët

ua rrëmbyen lirinë...

 

 

dikur Beshir Vinarci

e parandjeu ardhmërinë

në të dy anë – roje t’urës

matanë rrjedhës së lumit

janë vrasësit,

e djathtas paqëruejtësit

 

Tani

qyteti jeton në pritje

pret agimin e bardhë

 

 

Isa Beg përballë ke urën

dikur e kaloje sypatrembur

sot ka mbet nën hije

me rojet në të dy anët

Çakajt ulurinjë…

 

E dimë kah shkele me trimat,

e tmerrove pushtuesit

ballë për ballë u dilnin

Azemi, Shota, Dani e ...

veriun e mbrojti  Ahmet Selaci,

Ukshin Kovaçica...

në ballë fytas- fytas

u doli Kadri Bistrica

në Çabër ua ndalën hovin çetnikëve

Ajvaz Çabra e Abit Bella

 

Po këtu, në kohë “paqe": u thyen shtizat

në këtë cep të vatanit

nuk u përmbush synimi i trimave të lirisë

medet as i yti,

as i komandant Adem Jasharit

 

Evropa as në vitin cub 2013

pas 100 vjetësh të copëtimit

as tash

si humbi gërshërët

copëton lekurëhartën etnike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat