Alessia Demaçi – heroina e vazhdimit të The Fifty Shades of Grey

Kultura

Alessia Demaçi – heroina e vazhdimit të The Fifty Shades of Grey

Më: 25 janar 2019 Në ora: 15:41
The Fifty Shades of Grey

(Pesëdhjetë Hijet e Grejit) është fenomen letrar.

Gjithsej është shitur në 125 milionë ekzemplarë në tërë botën, ndërsa filmat e xhiruar në bazë të tyre kanë fituar 1.3 miliardë dollarë.

Mirëpo, vepra e re e autores E.L. James, The Mister (Zotëria), do të jetë jashtëzakonisht  e veçantë për lexuesit shqiptarë.

Heroina kryesore e librit quhet – Alessia Demaçi !!!

The Mister ka të bëjë me xhentëlmenin aristokrat Maxim Trevelyan dhe me Alessia Demachi, e cila përshkruhet si “zonjushë e re, misterioze dhe me histori të rrezikshme, e talentuar për muzikë dhe shumë e bukur, e cila rishtas ka ardhur në Angli”, njofton Klan Kosova.

Është romancë bashkëkohore, e cila zhvillohet në Londër dhe në Europën Lindore.

“Jam shumë e emocionuar që t’ia jap botës këtë romancë të re pasionante. Është rrëfim për të Përhiturën e shekullit 21. Maxim dhe Alessia më kanë udhëzuar në një rrugëtim fascinant dhe shpresoj që lexuesit e mi do të ngazëllehen me përrallën e tyre drithëruese dhe seksuale, dhe njëjtë sikurse unë gjatë shkrimit, të bien në dashuri me ta”, ka deklaruar E.L. James.

(Videon e intervistës interesante nga shtëpia e saj mund ta shikoni duke klikuar KËTU)

Ideja kapitullit të ri në The Mister duket e ngjashme me lidhjen romantike dhe eksperimentimet seksuale të Anastasia Steele dhe Christian Grey në trilogjinë Fifty Shades of Grey.

The Mister do të publikohet më 16 prill.

Trilogjia 

Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat