Mërzitja mu dobësua kur mora lajmin nga miq të QKSH Migjeni për ribotimin e pesë librave të mi - Ullmar Qvick

Kultura

Mërzitja mu dobësua kur mora lajmin nga miq të QKSH Migjeni për ribotimin e pesë librave të mi - Ullmar Qvick

Nga: Sokol Demaku Më: 25 janar 2019 Në ora: 23:03
Migjeni në Suedi qenka për të bërë atë më të mirën për shqiptarët, për gjuhën shqipe, kulturën dhe traditën shqipe

Albanologjia është një shkencë që merret me kulturën, historinë dhe gjuhën e shqiptarëve dhe prandaj mund të konsiderohet si pjesë e Balkanologjisë. Brenda kuadrit të Albanologjisë zbatohen metodat shkencore për arkeologjinë, historinë dhe letërsinë dhe aplikacionet krahasuese.

E këtu do flasim për albanologun e njohur suedez ULLMAR QVICK një mik i madh i shqiptarëve dhe njohës i mirë të gjuhës,historisë dhe kulturës shqiptare.

Ai që në fillim na u drejtua me këto fjalë:

‘’Bota demokratike duhet të kujdeset më shumë për Kosovën, kosovarët e bashkuar të kujdesen për të mirën e kombit.’’

Gjuha shqipe më intereson për shumë arsye, nuk mund të mohoj se ndiej krenari se e zotëroj, në disa aspekte, më mirë se shumë nga shqiptarët vetë. Nga ana tjetër kur shqiptarët flasin shpejt midis tyre – sidomos në dialek­tet e Kosovës – duhet të pranoj se shpeshherë ”mbetem me gisht në gojë”! Shqipërinë e vizitova për herë të parë në vitin 1970, pastaj në 1978, 1979, 2004 dhe 2005. Në Kosovë përveç seminarit të vitit 1977 mora pjesë edhe në seminarin e vitit 2004. Bukuria e natyrës, mikpritja e njerëzve, këto janë përshtypjet më të forta nga atje. Me shqiptarët, përveç simpatisë sime për këtë popull zemërgjerë, më lidh fakti se e kam gruan shqiptare dhe të afërmit shqiptarë të cilët kanë rëndësi të madhe dhe pozitive.

Kisha me ju lutë për një prezentim të shkurtër.

U linda në Kristinehamn, në rrethin e Vermlandës, në vitin 1934. Gjimnazin e kreva në 1953 dhe shkollën peda­gogjike në vitin 1957. Bëra 40 vite në profesionin e arsimtarit në shkolla të ndryshme këtu në Suedi. Që nga viti 1999 është në pension por profesioni i dytë si përkthyes vazhdon.

Si lindi miqësia Ullmar Qvick – Shqpëri – Kosovë? Pikënisja ishte dëgjimi i muzikës popullore shqiptare në rini. Që nga mosha 11-vjecare jam pasionuar pas radios ndërkombëtare – dhe kështu e gjeta Shqipërinë. Miqë­sia me Kosovën u zhvillua shumë më vonë, me pjesëmarrjen time në seminarin e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës në vitin 1977

Në angazhimin e Qendres Kulturore shqiptare Migjeni nga Borås, keto ditë dolën nga shtypi pesë tituj të albanologut suedez Ullmar Qvcik.
Katër nga librat janë të viteve shatëdhjeta përkhtye dhe botua nga Ullmar Qvick dhe një botim origjinal i autorit i viteve 1900.
Kjo ka vlerë në prezentimin e letersisë shqipe në Suedi cka na ban krenar me punën e saj QKSH Migjeni në mërgatë me prezentimin e letërsisë shqipe në Suedi.

Me të dëgjuar për këtë miku ynë Ullmar shkruan sa viojn:

Sa bukur! Punë me cilësi!

Merzitja ime u dobezua kur mora një fotografi nga miqt e QKSH Migjeni. Pese librat e mi te ribotuar Ullmar Qvick

Iniciativa për ribotimin e botimeve të viteve 1990 lindi nga entuziast anëtar të Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås të Suedisë, duke e parë të arsyeshme që të hulumtohet në arkivat shtetrore suedeze si dhe në bibliotekat për literaturën shqipe të përkthyer në gjuhën suedeze me vite. Nuk ishte punë e lehtë, por ishte punë me vlerë, punë e cila të bënë të ndjehesh krenar pse je shqiptar, por e gjithë kjo duke ju falenderua mikut tonë Ullmar Qvick.

Është kënaqësi thonë në QKSH Migjeni që kanë arritur këto ditë të nxjerrin nga botmi pesë libra me vlerë të lartë artistike e letrare si: 1. Glöd (Gof) - Drama - Anton Pashku, 1996, 2. Örnarna och bergen – Poesiantologi, 1979

3. Mera hjältemod än vete: [en dokumentärskildring om albanernas historia och samhällsliv under 1900-talet] /, 4.Më shumë heroizma se sa grurë dhe 5.Agim Gjakova ”A ka diku zot”? Në suedisht përkthye nga Ullmar Qvick.

“Poeti i mjerimit”, Migjeni ka qenë zëdhënësi më besnik dhe më i ndërgjegjësuar i kohës kur njeriut të thjeshtë, fshatarit e punëtorit shqiptar, iu kishte rrezikuar qenia, kur apoteoza e perëndive ishte strukur në kokrrën e misrit, kur malësori që kishte përballuar uraganin shkatërrimtarë të robërisë, po vdiste urie, secila poezi, skicë, rrëfim a novelë e shkruar nga Migjeni, është antologjike, për faktin se ai ka arritur që me vizionin e tij krijues të shkruajë për të gjitha plagët sociale të njeriut, të shqiptarit të kohës, por jo vetëm të atij. Në rrugën e tij të shkurtër jetësore, nuk ishte kursyer, as atëherë kur ishte dërrmuar fizikisht dhe  sëmundja i thoshte, hesht, mor hesht!.

Në themel të veprimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen.

Edhe Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni në mërgatë është sot një zëdhenëse besnike e prezentimit të kulturës,gjuhës dhe letërsisë shqipe në mërgatë e ndihmesë të vecantë në këtë drejtim kemi nga miq të shumtë të gjuhës shqipe, të kulturës shqipe, miq suedez të cilët kanë kontribua në cdo aspekt në këtë drejtim.

Migjeni nuk pajtohej me euforinë e pushtetarëve dhe vetëlëvdatat e tyre, apo të racës së shkrimtarëve mediokër, por kërkonte të jepte ndihmesën e vetë në emancipimin e shoqërisë shqiptare që pati kaluar një histori dramatike, me anë të vjershave dhe publicistikës së tij, e cila përshkohej nga sensi vetëkritik. Ai nuk u pajtua kurrë me paragjykimet e kohës, me kanunet, fantazmat, mitet, me mendësitë primitive që ishin shtresëzuar dhe nuk shqiteshin lehtë, ashtu si dhjami shumëvjeçar në barkun e një pijetari dhe bënte apel për shëmbjen e tyre dhe sjelljen në shoqëri të koncepteve të reja të jetesës dhe organizmit të shoqërisë. Por nuk ishte e lehtë shembja e tyre, ndaj në vjershën e tij “Recital i Malësorit”, ai gati revoltohet edhe me veten: O, si nuk kam një grusht të fortë / t’i bij mu në zemër malit që s’bëzan, / ta dijë dhe ai se ç’domethanë i dobët, / n’agoni të përdridhet si vigan i vramë. (Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni), Vepra, mbledhur dhe redaktuar nga Skënder Luarasi, Slloveni: Gorenjski Tisk, 2002, f. 20). ”Nuri Dragoi, 2018, Dituria ” Çfarë kërkon Migjeni në Suedi?”

Pra Migjeni në Suedi qenka për të bërë atë më të mirën për shqiptarët, për gjuhën shqipe, kulturën dhe traditën shqipe. I lumtë QKSH Migjeni për këtë punë fisnike, këtë punë me vlera të medha, punë e cila e benë krenar cdo shqiptar jo vetëm në Skandinavi por edhe në viset tjera të rruzullit tokësor.

Librat e ribotuar do u dhurohen bibliotekave suedeze, përkthyesit, Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë, Shoqatës regjionale të shkrimtareve suedez FCV në Göteborg, ndërsa të inetersuarit për këto libra mund të drejtohen në adresne elektronike [email protected].

Këta entuziast thonë se janë duke punuar në këtë drejtim në menyrë qe letersai shqipe të jetë sa më shumë e prezentuar për lexuesin suedez, pasi që kjo mungon në një aspekt në ditët e sotme.

Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni falenderon pa masë për mbështetjen e dhenë në ribotimin e këtyre pesë titujve Shtëpinë botuese ”Erik Hans” nga suedia si dhe dy firmat private Salloni i automobilave në Skåne - Albert Jashari si dhe firmën private Serviti – Kamer Bytyqi nga Suedia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat