Qetësimi i djallit

Kultura

Qetësimi i djallit

Nga: Fatmir Lohja Më: 26 janar 2019 Në ora: 08:46
Fatmir Lohja

Iliri me Agronin,  në një ditë maji  ,po shetisnin te liqeni artificial. Dielli rreziste ëmbël .Aroma e lulelve të hapte mushkëritë. Ecnin me ritëm pleqsh. Mosha  shtatëdhjetëvjeçare nuk i lejonte të nxitonin,sidikur në rini.Nga dihatja flisnin pak.Nuk dukeshin shetitës të shumtë, ngaqë ishte ditë jave e zakonshme. Shiheshin këtu -aty përgjithësisht pensionistë.Vraponin disa grupe të rinjësh nën drejtimin e  mësuesve të fiskulturës.Pak studentë qendronin të tufëzuar ,per  të  gëzuar rininë. Fëmijët,lulet e parkut, që e ndriçojnë pyllin orbital në ditët e shtuna dhe të djela  ,gjendeshin me pakicë.

Kur dolën te diga, e ndezën nga një cigare tok.Në fillim shetitjet te liqeni i morën me mërzi.Të rinjët i emërtuan pleq të mbajtur.Ju vriste veshin shumë ky emertim, pas daljes në pension.Vitet kaluan dhe veshi e mendja u mësuan me realitetin e ri.

Njihen  që studentë  në fakultetin ekonomik.Iliri ka mbaruar për ekonomist, ndërsa Agroni për financa. Kanë punuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Disa vite kanë punuar  bashkë në një institucion.Kanë dhënë, e kanë marrë eksperiencë të shumtë me njëri-tjetrin, meqë jane specialistë të aftë në profesionet e tyre.Ajo që i  veçon nga të tjerët ,është dashuria për librin. Janë vënë në garë se kush lexon më shumë, dhe cili e tregon  më me humor atë që ka mësuar në libër.

Kam lexuar diçka interesante këtë javë,- e nisi Iliri ,pasi rregulloi frumëmarrjen.

Nga  libri, ka marrë informacion, se diku  në  Arabi, ekziston një sekt fetar, me parimin:”Po nuk i mbaroi çaprazllëqet  djalli,njerëzimi nuk do të bëhet kurrë, sipas deshirave të Perëndisë.”Agroni u gjend i papërgatitur për këtë temë. E la  Ilirin të vazhdone me arsyetimet e veta.Ai, po mundohej  të zbërthente të veçantat ,që predikon sekti .

Në fillim e trajtoi si  teori disfatiste.Njerëzimi nuk do të shkëputet asnjëherë nga djallëzitë. Në realitet ka një ndryshim.Djallëzitë në kombe të ndryshme ,janë në nivele të ndryshme. Sipas tij , shoqëria distancohet nga mëkatet për tre  arsye ;  arsimimi; gjëndja ekonomike; niveli i dhënies së drejtësisë. Shumë vende të zhvilluara po i mbyllin burgjet një nga një.Eshtë fatkeqësi, që nëmijëvjeçarin e ri, nuk ka ,asnjë shtet pa burgje.Këtu ai shtronte pyetjen: “Edhe sa breza duhen, që  njeriu ta përzërë djallin nga vetja!?”

Më pas Agronit ju duk se Iliri  hyri në sofizma. Perëndia edhe djalli, hyjnë njëkohësisht te truri i njeriut,për të zaptuar sa më shumë hapësira.Eshtë e vertetë, që njerëzit  e shohin qartë tek tjetri,se ke sundon Perëndia ,e kë djalli. Njohjen e vetes e kanë të vështir.I luten Perëndisë,lart në qiell, për nevojat që kanë, ndërkohe bien lehtësisht pre e djallit.Ka diçka që nuk shkon!? E mira,dhe e keqja ,ngatërrohen me njëra-tjetrën për interesa të çastit, në një kohë që urimi është:” Të ruajt Zoti! Dhe mallkimi është :”Të marrtë djalli!”

Kam të drejtë në arsyetimin tim?  - ju drejtua Agronit.

Temë të vështirë na ke hapur.Të them shkurt,  se nuk ke të drejtë, nuk mundem, se të kam mik, e do të kalojmë kohën sëbashku. Përpara se të fillojmë debatin  ,do të rikujtoj shkurt një nga rrëfenjat e Bokaços,te libri:”  Dekameroni”.

 Një vashë lozonjare u mërzit shumë. Jarani i saj u fejua me një xanxare , meqë ishte më e pasur se ajo. Nga urrejtja për meshkujt,braktisi qytetin për t’u bërë murgeshë .Në të dalë të qytetit takoi një murg. Që në prezantim e konstatuan, se të dy kishin të njëjtën  urrejtje për njerëzit, por në krah të kundërt. Vajza nuk la gjë pa sharë meshkujt,ndërsa murgu femrat,sepse edhe atë, e kishte tradhëtuar e dashura e parë,prandaj  e braktisi qytetin.

Qanë sëbashkë me lotë shumë. Kur e nxorrën urrejtjen jashtë,dhe lotët mbaruan ,filluan ta mbledhin veten.Në qetësi  mashkullit i ra në sy, se vasha ishte shumë e bukur. Filloi të dridhej në trup. Nuk kishte faj i marri. Nga marrëzia  kishte shumë vite pa parë femër  me sy. Kur e pa në atë gjëndje ,vajza u shqetësua shumë. Deshironte t’i jepte   ndihmë me shpirtë. Ai,i shpjegoi bukuroshes se ishte djalli që yshte në mëkat. Çdo gjë mund të qetësohej  menjëherë ,nëse  djallin do ta strehonin në trupin e saj. Me t’u bërë eksperimenti  , murgu jo vetëm që u qetësua,por edhe u lumturua. Në fillim vasha ndjeu pak dhimbje. Më pas ndjente vetëm kënaqësi. Murgu nga mosha, ushqimi i pakët ,nuk  po mundte më t’i plotësonte dëshirat e vajzës, si me parë.Ajo ,nga kënaqësia për të qetësuar djallin e meshkujve,e braktisi murgun , dhe shkoi menjëherë në qytet.

Më kujtohet- ,qeshte më të madhe Iliri.- Pse  e risolle në kujtesë  pikërisht sot?

Më duket sa ka lidhje me temën që hape. Në disa vende nuk më duket bindës arsyetimi i juaj. Thua se, takimi i djallit me njeriun bëhet  për interesa të çastit!? Nuk më mbushet mendja. Nuk e shpjegon faktin, që burri i botës, pasurinë  e kërkon ta ketë përjetë,prandaj lidhet me djallin për ta akumuluar  sa më shpejt. Jeta ka treguar, se burrat, me para, dhe  me aromë grashë,nuk janë ngopur historikisht.Çfare lidhje  ka çasti në këtë matrapazllëk?

Pse emerton   murgun, marrok?

Nuk më duket aspak i zgjuar. Jam dakort që djalli i ysht njerëzit në mëkate. Për mendimin tim,ai ,te murgu, nuk ka dorë fare. Nuk është djalli që e ndez për vajzën,por Perëndia.Ia çoi bukuroshën në guvë, me dorën e tij.Ia hap dy sytë ballit, dhe i thotë :”Mos rri vetëm ,por riprodhohu,se t’i  kam dhënë të gjitha aftësitë! Vajza, pse e mori mesazhin e drejtë,shkoi në qytet ,për të shijuar jetën.I marri , në vend të shijonte bukuritë e jetës,por për një kapriço të një lozonjarje, denon veten, duke mbetur i vetëm në guvë. Punë  e zgjuar të duket vetëndëshkimi, kur nuk ke faj aspak.

Edhe për Bokaçion ke verejtje,- e cyste Iliri.

Mos  harroi ! Libri është shkruar rreth pesëqind vite më përpara. Ai ështe italian dhe ne shqiptar. Mendoj se italianëve nuk u mbetet hatri,pse rradakia ime mbron Perëndinë,dhe distancon djallin  , në  një rrëfenjëz. Libri mbetet se mbetet kryevepër e letërsisë botërorë, sepse si rinia ,edhe pleqëria, nuk e heqin prej dore.

U ndez debati humoristic .Duke qeshur,jepnin raste se ku djalli i sulmon më shumë njerëzit e “pafaj”.Meqë dielli ishte i ëmbël ,nuk leviznin shumë nga vendi. Bishtat e cigareve vetëm në një kosh i hidhnin. Djalli,në këtë fazë të zhvillimit të shoqërisë,po i ysht robt e Perëndisë,për t’u pasuruar menjëherë.Me këtë konkluzion binin  në konsensus.Ndyshe  nga kombet e tjerë, që djalli u shkon njerëzve në terr, me frikë,kur janë në gjumë,këtu te ne,  del në shetitje ditën, hip në tribunat politike , sepse opinioni, çuditërisht,  djallëzorët i quan  të shkathët!?

Jepnin raste konkrete se si filani, apo fisteku e qetëson djallin.Për të qetësuar djallin, që i nguc të prekin pronën publike,ndërrojnë tesarat e partive. Dorëzimi  i kartonëve  të opozitës dhe paisja,  me shumë kënaqësi me  tesarat e pozitës, është përhapur  si epidemi.

Djalli, ka  bërë lëmsh sistemin e drejtësisë. Eshtë  veshtirë t’i zhdervjedhosh paudhësitë e tija.Për  marrjen e pronës pronarit, dhe dhurimin të  një tjetër,që është nxënës i djallit,duhen shumë pelivanllëqe,për të kryer këtë mision aspak fisnik.  Në fillim ai gjen njeriun  e babëzitur për pasurim të menjëhershëm.Për ta çuar punën deri në fund, gjen edhe gjykatësin, më të njëtjen sëmundje.Të dy të sëmurët, pasi bien në konsenus me pazarin,për të qetësuar djallin,i tjetërsojnë pronën pronarit. Meqë gjygjtarit, i duket pak,nga ajo që mori, i çon fjalë avokatit të pronarit.E urdhëron ta ndjekë çeshtjen, se ai do ta përmbysë situatën, duke rënë në konsensus më përpara për pazarin .Puna shkon tërkuzë, në dyert e gjykatave.Për mungesë të aftësive paguese,në fund prona shkon te avokati matrapaz, dhe te  gjykatësi kusar, sepse janë më të djallëzuar se palët në konfliktin artificial,që është ideuar nga djalli.

Nga arsyetimet, shejtani u dilte perpara nga të katër anët, duke bërë dëme të mëdha në shoqëri.Edhe në garat sportive djalli fut hundët.Për ta qetësuar, vihen paratë në skedina,duke e përcaktuar fituesin e garës, me saktësinë e fallxhorëve. Mjeranët,që nuk dinë ta qetësojnë djallin,fatkeqësisht po e lënë mëmëdhenë  në duart e djallit.

Papritmas u afrohen tre rinush. U prezantuan studentë.Në atë gaz hare shokët  e ndërprenë të qeshurën.Studentët ,duke qëndruar në borduret e digës,u kishte rënë në sy, që dy gjyshërit,qeshinin për rreth një orë,pa levizur shumë nga vendi. Me shumë mirësjellje,kërkuan të merrnin pjesë në debat. Kishin shumë kohë pa qeshur me shpirtë si dy pleqtë.Kur u treguan  për temën e ditës,rinia u ndez menjëherë.

Ata jepnin raste të shumtë,se si e qetësojnë djallin disa profesorë.Paska nga ata që kërkojnë ta qetësojnë djallin edhe si murgu, edhe si politikanët, edhe si gjykatësit, me ndihmën e sekserëve.Qeshnin me sinqeritet gjyshërit me nipat e mbesat.Rinia i jep jetës freski  e sinqeritet.Tregonin raste konkrete se si e qetësojnë djallin mjekët,policët, punonjësit e administrates publike,…..Po argëtoheshin me një teme tragjike, me bindjen, se është më mirë të dsitancohesh nga e keqja me humor,se me dramacitet.Me atë atmosferë humori,të rinjët i përcollën gjyshërit deri buzë Lanës, sepse ata nuk deshironin të futeshin në lokale, thjeshtë për arsye shendetësore.

Në ndarie doli pyetja e sinqertë rinore:”Ju ,që nuk ratë pre e djallit, çfarë fituat?”

Ju, - u përgjigjen në një gojë Iliri edhe Agroni.- Si janë prindërit tuaj të  kënaqur nga ju ,që mësoni shumë,edhe ne  jemi të kënaqur me fëmjët , nipërit , mbesat që po dëgjojnë  më shumë ne, dhe më pak  djallin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat