Mozart kthehet në Staatsoper në Vienë për sezonin festiv

Kultura

Mozart kthehet në Staatsoper në Vienë për sezonin festiv

Më: 26 janar 2019 Në ora: 11:07
Ilustrim

Me heronjët dhe heroinat, karakteret komike, Mozart rikthehet në Vienë. Opera përfundimtare e Mozartit është një nga veprat e tij më të dashura.

Tenori francez Benjamin Bernheim luan princin Tamino. "Në të gjitha veprat e Mozartit ka probleme, dhe në fund të operës, ka falje dhe rregullim të raporteve mes njerëzve, midis karaktereve. Flauti Magjik është i përjetshëm dhe mendoj se do të mbetet për 100 apo 200 vjet”. U shpreh Bernheim.

Tamino është i bindur të nisë një kërkim për të shpëtuar Paminën të rrëmbyer, pasi ai bie në dashuri me fotografinë e saj. "Gjithçka shpërthen brenda tij, dëshira e tij., nëse është dëshira e tij seksuale, dëshira e tij sensuale, dëshira e tij për ta takuar atë, për të folur, për të pasur lidhje me këtë person, papritmas gjithçka ndryshon për të. në moshën e rritur, në kalimin e përgjegjësive. "Dua diçka në jetën time, dua të bëj diçka dhe unë po shkoj në atë drejtim". Kjo është pakashumë gjithçka që e rrethon këtë vepër që do të shfaqet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat