Yjet e filmit bëhen bashkë në “One Upon a Time in Hollywood”

Kultura

Yjet e filmit bëhen bashkë në “One Upon a Time in Hollywood”

Më: 26 janar 2019 Në ora: 14:29
Foto

Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio kanë treguar stilin e tyre prej yjeve të filmit në fotografitë e para të publikuara për projektin “Once Upon a Time in Hollywood”.

Ylli i filmit “Titanic” është parë së bashku me Pittin, Al Pacinon e Margot Robbien në disa fotografi të cilat i ka siguruar revista “Vanity Fair”.

Aktorët e famshëm Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt do të kenë rol në dramën për Charles Manson, të cilën është duke e zhvilluar regjisori i njohur Quentin Tarantino.

Dyshja e aktorëve pritet të jenë pjesë e dramës “Once Upon a Time in Hollywood” që do të zhvillohet në Los Angelesin e vitit 1969. DiCaprio do të luajë rolin e yllit televiziv Rick Dalton ndërsa Brad Pitt do të luajë dublerin e tij, Cliff Booth.

Në skenarin e këtij filmi Tarantino raportohet se ishte duke punuar në pesë vjetët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat