Përmbyllet festivali i filmit “Siguria e Jetës”

Kultura

Përmbyllet festivali i filmit “Siguria e Jetës”

Më: 27 janar 2019 Në ora: 21:31
Përmbyllet festivali i filmit “Siguria e Jetës”

Festivali ndërkombëtar i filmit “Siguria e jetës” sonte ka mbajtur ceremoninë përmbyllëse, me ç’rast janë dhënë porositë kryesore të festivalit si dhe janë ndarë çmimet për fituesit.

Në edicionin e parë të festivalit dy ditor konkurruan filma nga 92 shtete të botës, ku kishte edhe shtete të cilat nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Profesor Muhamet Krasniqi, njëri nga ideatorët e festivalit ka treguar idenë e këtij organizimi.

Krasniqi: Ideja e festivalit është që telefonat t’i përdorim për me i parandalu aksidentet

“Këta telefona mobilë janë ndër  shkaktarët më të mëdhenj të aksidenteve në trafik dhe ideja e festivalit është që të krijojmë storie dhe këta telefona t’i përdorim për me i parandaluar aksidentet në trafik, apo për me tregu një storie suksesi, apo një blog me bë përmes telefonave”, tha Krasniqi.

Imer Veliu, regjisor edhe drejtor artistik ka shprehur besimin se përmes kulturës e artit mund të arrihet edhe në vendet që e kanë vështirë të njohin Kosovën.

Veliu: Përmes kulturës do të depërtojmë edhe në ato vende që e kanë pak të vështirë me na njoft si shtet

“Në botë ka më shumë telefona sesa njerëz, duke pas parasysh që ka kaq shumë telefona, atëherë është mirë me i përdorë për të rrëfyer storie të cilat na preokupojnë, storie të cilat kontribuojnë në ruajtjen e jetës së njeriut. Besoj se përmes kulturës, sportit, artit do të depërtojmë edhe në ato vende që e kanë pak të vështirë me na njoft si shtet”, u shpreh ai.

Çmimi për arritje jetësore u nda për aktoren e mirënjohur Leze Qenën.

Ajo fillimisht deklaroi se ende nuk e ka parë filmin, por kur kuptoi se çmimi është për arritje jetësore, u shpreh se “ndoshta e meriton”.

Qena: Prej punës erdha këtu, me ju tregu se ende punoj

“Faleminderit shumë, s’po di tjetër çka me u thanë. E aty (për arritje jetësore), ndoshta e paskam merituar, ndoshta. Faleminderit, unë prej punës erdha këtu, me ju tregu se ende po punoj”, u shpreh Qena.

Kamera më e mira u nda për filmin “Snowday”, kurse çmimi për regjisorin më të mirë shkoi për filmin “Human Resources”.

Çmimi special i festivalit ishte çmimi “Arif Krasniqi”, i cili u nda nga kolegji Tempulli . Ky çmim i ndarë jashtë konkurrencës iu dha Mal Hotit.

Hoti: Ekipi më ka ndihmuar për realizimin e kësaj

“Faleminderit shumë, falënderoj festivalin,  falënderoj edhe shkollën e aktrimit “Eureka Film”, e falënderoj edhe ekipin që ka qenë i suksesshmen edhe më ka ndihmuar për realizimin e kësaj”, tha Hoti.

Çmime për vëmendje të veçantë morën Admir Molla nga Amerika, Ana Rrustemi për emisionin e saj promovues për diasporën si dhe Kremtim Krasniqi nga Turqia.

Kurse çmimi Best Diaspora u nda për Arbela Statovcin, e cila ka treguar se do të jetë kandidate për parlamentin e Zurihut të Zvicrës.

Statovci:Kandidoj si deputete në Zurih, kjo ka qenë storia ime

“Ka qenë eksperiencë shumë e veçantë për mu, sepse kam marrë rolin e regjisores, nuk jam profesioniste regjisore, është dashur pak kohë me mendu qysh e transmetoj storien, emocionet edhe mesazhin tim, angazhimin tim që e kam në Zvicër. Jam ndërmarrëse, jam e angazhuar në disa projekte me rininë në komunë. Kandidoj sivjet si deputete në parlamentin e Zurihut, kjo ka qenë storia ime në video qe e kam xhiruar për film festivalin”, u shpreh ajo.

Dokumentari më i mirë u nda për Leon Bredin, me këtë rast Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj dha edhe mesazh për kujdes në komunikacion.

Lekaj:  Bashkërisht t’u themi stop tragjedive në komunikacion

“Më vjen mirë që Leze Qena nuk është në grevë, po punon edhe në këto vite.Edhe një jetë e humbur për mua është shumë katastrofë, ne si ministri, bashkë me Qeverinë e sidomos në bashkëpunim me kolegjin “Termpulli” kemi bërë atë më të mirën të mundshme dhe asnjëherë nuk do të ndalemi që t’u themi stop vrasjeve në komunikacion, apo aksidenteve me fatalitet.Fajtorë jemi të gjithë ne dhe ne bashkërisht duhet që të vazhdojmë me këmbëngulje që t’u themi stop këtyre tragjedive që shkaktohen në komunikacion”, tha ministri Lekaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat