Shi mbi fshat

Kultura

Shi mbi fshat

Nga: Neki Lulaj Më: 29 janar 2019 Në ora: 23:28
Neki Lulaj

Në fshatin e vendlindjes sime

Gjithë natën pikërroi shi...

Në një shtrat virgjiërie

Fjeti ëndrra ime për liri

 

Përmbi supet e atdheut

Ka kaq dritë e kaltërsi.

Ne çdo grimcë që ka dheu

Pika vesë rrëzëllijnë

 

Me një dritë ardhur nga yje

Vizitova historinë.....

Eca zbathur nëpër pyje

Për të zgjuar çdo kujtim.

 

 

Gur më gur preka miniera

Të zbuloja madhështinë

Një këmbanë më vjen tek dera

Ma bën gjokson flakë që ndrin

 

Një këmbanë më lëshoi shpirti.

Plagë hapur nga lëngimi.

Vura buzën te burimi

Si livadh  ku vjen blerimi

 

Dashuria puthka mallin

Lumëbardhi shtratin rriti

Blegërima  ne Broliq e mbush malin

Në ugarë çel filizi

 

Sonte qënkam i vetmuar

Tek vë supin në oxhak.

Qënkam shiu i pambaruar

Si një kalë që kullot bar….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat