O vëlla, më trego!....

Kultura

O vëlla, më trego!....

Nga: Zymer Mehani Më: 30 janar 2019 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Si të mos jem i pikëlluar

O vëlla, më trego

Kur shoh e ç'nuk shoh

Në këtë kohë të pakohë

Nëna me përparëse të arnuara

Baballarë me këpucë të grisura

Fëmijë të varfër -

Sy engjujsh të tretur

Duar të shtrira për lëmoshë

Njerëz hipokritë sa të duash

Vjedhës, të korruptuar plot

Ah, ruana prej tyre, o i Madhi Zot!

Si të ndjej gëzim

M'thuaj, vëllai im

Kur fqinjit i mungon buka

Atij tjetrit- barnat

Këtij, këtu i ka humbur shpresa

Ku mbeti nderi dhe besa?!

Pse gjithë kjo e keqe mes nesh

Gjithçka është bërë li e lesh

A ka kush që e merr vesh?!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat