Trepça Dardane

Kultura

Trepça Dardane

Nga: Atdhe Geci Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 18:39
Atdhe Geci

Në Trepçë është palca e Kosovës,

qenia që të ardhmen e përcakton,

le të çmenden gjitha perënditë,

Trepça Dardane mua s ́më mohon.

 

Në të dielat e arit dhe t´argjendit,

në të hënat e shiut dhe, metaleve

u vetëlindën zinku, plumbi, ari

dhe kristalet me flori të Trepçës.

 

Hapini ballinat e faqeve të tokës

të shihni feldspathet, e manganin,

në të reshurat midis vullkaneve

u vetëlindë toka fisnike dhe Opali

 

Qahen thëngjillet, florirët e tokës,

qahet humusi, Ibri dhe molibdeni

me gjunj të natës na i bien tokës,

të vrasin Kosovën me hartat blu!

 

Fol gjuhë e lashtë e kësaj toke,

Trepça e Kosovës prindin e di,

Në Trepçë Kosova ka një emër.

Mëmë e baba ia quajnë Shqipëri!

 

Atdhe Geci- Dortmund

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat