Ka ndërruar jetë aktorja Julie Adams

Kultura

Ka ndërruar jetë aktorja Julie Adams

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 18:06
Julie Adams

Aktorja amerikane, Julie Adams, ka ndërruar jetë në moshë 92 vjeçare – bën të ditur BBC.

Ajo ka vdekur mëngjesin e të dielës në Los Angeles. Kështu ka thënë për Hollywood Reporter djali i saj,  Mitch Danton.

Adams është më së shumti e njohur për filmin klasik nga viti 1954, “Creature from the Black Lagoon”.

Njëherësh, ajo e ka luajtur agjenten e patundshmërive, Eva Simpson, në serialin “Murder, She Wrote”, gjatë viteve 1987 – 1993.

Vlen të theksohet se ka aktruar edhe krahas Elvis PResleyt në mjuziklin e vitit 1965, “Tickle Me”.

Betty May Adams (emri i vërtetë i aktores) lindi më 17 tetor 1926 në Waterloo të Iowas.

Si 19 vjeçare, Julie u shpall “Miss Little Rock” në Arkansas dhe më pas u zhvendos në Hollywood të Kalifornisë për ta vazhduar karrierën në aktrim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat