Proteinat sfidojnë rastësinë

Kultura

Proteinat sfidojnë rastësinë

Nga: Eroll Velija Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 23:31
Kopertina e librit

Dhe nuk është vetëm qeliza që nuk mund të prodhohet: formimi i një proteine të vetme, nën kushtet e natyrës, nga mijëra proteina komplekse që ndërtojnë qelizën, është i pamundur.

Proteinat janë molekula gjigande të përbëra prej njësive më të vogla të quajtura aminoacide, të cilat janë të rregulluara në një renditje të veçantë në sasi dhe struktura të veçanta.

Këto molekula përbëjnë elementin bazë të një qelize të gjallë. Proteina më e thjeshtë përbëhet prej 50 aminoacidesh, por ka proteina që janë të përbëra nga mijëra aminoacide. Mungesa, shtimi apo zëvendësimi i qoftë një aminoacidi në qelizat e gjalla, duke qenë se secila ka një funksion të veçantë, bën që proteina të bëhet grumbull i padobishëm molekulare. E paaftë të provojë “formimin e rastësishëm” të amino acideve, teoria e evolucionit përmbyset në pikën e formimit të proteinave. Ne mund të provojmë lehtë, me llogaritje të thjeshta të probabilitetit që çdokush mund t’i kuptojë, se struktura funksionale e proteinave assesi nuk mund të ndodhë rastësisht.

Ekzistojnë njëzet amino acide të ndryshme. Poqese e marrim parasysh se një molekulë mesatare e proteinës përbëhet nga 288 aminoacide, këto mund të kombinohen në 10300 mënyra të ndryshme. Nga të gjitha këto kombinime vetëm një formon proteinën e kërkuar. Zinxhirët tjerë të aminoacideve ose janë tërësisht të padobishëm ose potencialisht të dëmshëm për gjallesat. Me fjalë të tjera, probabiliteti i formimit të një proteine është "1 në 10300". Mundësia që ky "1" të ndodhë prej një shifre “astronomike “ që përbëhet prej 1-shit të pasuar prej 300 zerosh praktikisht është zero; është i pamundshëm. Për më tepër, një proteinë me 288 aminoacide është, në një farë mënyre, tepër modeste në krahasim me disa proteina gjigande që përbëhen prej mijëra aminoacidesh. Kur bëjmë një llogari të thjeshtë për probabilitetin e formimit të rastësishëm të këtyre proteinave edhe vetë fjala "e pamundur" bëhet e papërshtatshme.

Poqese formimi i rastësishëm i vetëm një prej këtyre proteinave është i pamundur, është biliona herë e pamundur për rreth një milion proteina për t’u bashkuar rastësisht për të ndërtuar një qelizë të plotë njerëzore. Aq më tepër, që një qelizë nuk është e përbërë vetëm nga proteinat. Përveç proteinave, qeliza gjithashtu ka acide nukleike, karbohidrate, lyra, vitamina dhe shumë kimikate të tjera si elektrolitë të rregulluar në harmoni me një sasi, strukturë dhe funksion të caktuar. Secila prej tyre funksionon si një njësi ndërtuese në organele të ndryshme.

   Siç kemi parë, evolucioni nuk është në gjendje të shpjegojë formimin e madje një proteine të vetme prej miliona sosh në qelizë, e lëre më të shpjegojë qelizën.

   Profesor Ali Demirsoj, një mbrojtës i famshëm i evolucionit në Turqi, është një ndër shumë të tillë. Sipas Demirsoj, mundësia e formimit të rastësishëm të citokromit - C, një protein e domosdoshme për jetën, është e barabartë me mundësinë që një majmun të shkruajë historinë e njerëzimit në makinë shkrimi pa bërë gabime.

   S’ka dyshim se të pranosh gjëra të tilla të pamundura do të thotë të kundërshtosh principet bazë të shkencës dhe arsyes. Edhe një fjali e vetme e shkruar ashtu siç duhet në letër dëshmon se është shkruar nga dikush. Kur dikush shikon librin e historisë së botës, atëbotë ai është akoma më i bindur se libri është shkruar nga një shkrimtar. Askujt nuk do t’i dukej e asyeshme se shkronjat e këtij libri gjigand mund të jenë bashkuar rastësisht.

   Megjithatë, çuditërisht gjenden “shkencëtarë” evolucionistë si Ali Demirsoj që e pranojnë këtë mendim iracional:

   “Probabiliteti i formimit të një sekuence të citokromit - C është “zero”, por meqenëse jeta kërkon një sekuencë të caktuar, atëherë mund të thuhet se kjo sekuencë ka një probabilitet për t’u krijuar një herë në univers. Në të kundërt forca metafizike, përtej perceptimit tonë, duhet të kenë vepruar në formimin e saj. Të pranosh këtë të fundit është e papërshtatshme për qëllimet e shkencës. Prandaj ne duhet të vështrojmë në hipotezën e parë.”

   Demirsoj vazhdon dhe thotë se ai pranon të pamundurën, në mënyrë që të mos pranojë “fuqinë metafizike”, pra, që të mos pranojë krijimin nga All-llahu. Jo pa qëllim, kur Demirsoj citon një çështje tjetër, origjinën e mitokondrisë në qelizë, ai hapur pranon pajtueshmërinë e tij me shpjegimin e rastësisë, megjithëse ajo është “krejtësisht kundër mendimit shkencor”.

  “Thelbi i problemit është se si mitokondria ka fituar këtë karakteristikë, sepse arritja e kësaj karakteristike rastësisht, qoftë edhe nga një individ, kërkon probabilitete ekstreme që janë jashtë kufijve të perceptimit të njeriut. Enzimat që sigurojnë frymëmarrjen dhe që funksionojnë si katalizatorë në çdo hap në forma të ndryshme përbëjnë thelbin e mekanizmit. Një qelizë duhet ta përmbajë këtë sekuencë enzimash të plotë, përndryshe ajo është një hiç. Këtu, megjithëse duket se është në kundërshtim me mendimin biologjik, me qëllim që të mënjanojmë shpjegimet e tepërta dogmatike apo spekulative, ne duhet të pranojmë, megjithëse pa dëshirë, se të gjitha enzimat e frymëmarrjes kanë ekzistuar në qelizë para se qeliza të binte për herë të parë në kontaktë me oksigjenin.

    Konkluzioni që formohet nga prononcime të tilla është se evolucioni është padyshim një teori që nuk ka ardhur nëpërmjet kërkimeve shkencore. Forma dhe thelbi i kësaj teorie janë diktuar nga kërkesat e filozofisë materialiste. Sërish, ne mund të vëmë re qartë nga literatura evolucioniste se të gjitha këto përpjekje me të vërtetë kanë një “qëllim”. Ky qëllim është përjashtimi i çdo besimi që thotë se të gjitha krijesat u krijuan nga një Krijues.

   Evolucionistët e përcaktojnë këtë qëllim si “shkencor”. Ajo që ata i referohen nuk është shkencë, por filozofi materialiste. Materializmi mohon absolutisht ekzistencën e çdo gjëje përtej materies apo diçkaje supernatyrale. Vetë shkenca nuk është e detyruar të pranojë një dogmë të tillë.

   Shkencë do të thotë eksplorimi i natyrës dhe nxjerrja e konkluzioneve nga ky eksplorim. N.q.s. ky eksplorim çon në përfundimin se natyra është krijuar, shkenca duhet ta pranojë këtë. Kjo është detyra e shkencëtarit të vërtetë dhe jo të mbrojë skenare bajate, të paarsyeshme e të pavërteta, duke u kapur pas një dogme materialiste të shekullit 19-të.

   E vetmja arsye që teoria e Darvinit mbrohet akoma, megjithë kontradiktat e mëdha që ka ajo me shkencën, është lidhja e saj e ngushtë me materializmin. Darvini aplikoi filozofinë materialiste në shkencë dhe avokatët e materializmit, më të shquarit e të cilëve janë marksistët, e mbrojnë atë me çdo mënyrë.

   Një prej kampionëve aktual të evolucionizmit, biologu Douglas Futuyma shkruan:

  “Së bashku me teorinë marksiste materialiste të historisë... teoria e Darvinit është boshti kryesor i platformës së mekanizmit të materializmit.” Kjo tregon qartë pse teoria e evolucionit është kaq e rëndësishme për mbrojtësit e saj.

   Një tjetër evolucionist i famshëm paleontologu Stephen Gould thotë:” Darvini aplikoi një filozofi materialiste në interpretimin e tij të natyrës.”

   Leon Trocki, një prej mbështetësve kryesorë të Leninit, komenton:” Zbulimi i Darvinit ishte triumfi më i madh i dialektizmit në të gjithë fushën e materies organike.”

   Megjithatë shkenca ka treguar se Darvinizmi nuk ishte një fitore për materializmin, por përkundrazi ishte një shenjë që tregon fundin e gjepurave materialiste.

   Në një artikull të publikuar në “ American science” lexojmë:

   Me të vërtetë ligji biogjenetik është po aq i vdekur, sa ç’mund të jetë edhe një gozhdë. Ai është hequr nga librat e biologjisë në vitet ’50, ndërsa që në vitet ’20, ai kishte pushuar së qeni një informacion teorik serioz...ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoni ai mësohet akoma në tekstet shkollore si provë e evolucionit. Shih biologjija 10, ripunim 1998. (sh.r.)

   Një tjetër aspekt interesant i “përmbledhjes” ishte vetë Ernest Haeckel, një sharlatan që fallsifikoi vizatimet për të mbështetur teorinë e tij. Mashtrimet e Haeckel pretendonin të tregonin se embrioni i peshkut dhe njeriut i gjasojnë me njëri-tjetrën. Kur kjo u zbulua, e vetmja mbrojtje që ai përdori ishte fakti që gjëra të tilla i kishin bërë edhe evolucionistë të tjerë:

   Pas kësaj dëshmie kompromentuese për mashtrim, unë do të isha i detyruar ta konsideroja veten të dënuar, po të mos më ngushëllonte fakti se krah meje, në bangën e të pandehurve, unë shoh qindra të tjerë, midis të cilëve shumë prej  kërkuesve më të besueshëm dhe biologëve më të nderuar. Shumica e diagrëve në librat  biologjik më të mirë, traktatet dhe gazetat mbartin të njëjtën gradë “mashtrimi”, sepse të gjitha janë të pasakta dhe janë, pak a shumë, të meremetuara, të skematizuara dhe të sajuara.

   Në të vërtetë ka “ qindra të tjerë, midis të cilëve shumë prej kërkuesve më të besueshëm dhe biologëve më të nderuar” studimet e të cilëve janë plot me përfundime të paragjykuara, shtrembërime, madje edhe mashtrime. Kjo sepse ata të gjithë i kanë vënë kusht vetes për të qenë mbrojtës të vendosur të teorisë së evolucionit, megjithëse nuk ekziston asnjë provë për ta mbështetur atë.

   Duke besuar se rastësia mund të prodhojë projektime perfekte, evolucionistët e kalojnë kufirin e arsyes dhe shkencës. Një prej autoriteteve të njohura në këtë fushë është dhe zoologu i famshëm francez Pierre Grase, ish presidenti i Akademisë Franceze të Shkencës. Grasse është materialist, ai e di se teoria e Darvinit është e paaftë të shpjegojë jetën dhe të mbrojë “rastësinë”, e cila është themeli i Darvinizmit:

   “ Shfaqja e mutacioneve të përshtatshme, e cila i lejon kafshët dhe bimët të plotësojnë nevojat e tyre, duket e vështirë për t’u besuar. Teoria e Darvinit ka akoma më shumë kërkesa: Një bimë e vetme apo një kafshë e vetme, do të donte mijëra e mijëra ngjarje fatlume. Kështu, mrekullitë do të bëheshin më se të zakonshme: ngjarjet me probabilitet zero nuk do të ishin më të çuditshme... Nuk gjendet ndonjë ligj që ndalon ëndrrat me sy hapur, por shkenca nuk duhet të përzihet me to.

   Duke përmbledhur konceptin e “rastësisë” për evolucionistët, Grasse thotë:  ...Rastësia është një lloj providence ( hyjnie), e cila, nën mbulesën e ateizmit, nuk është emërtuar por është adhuruar fshehurazi.”

     Dështimi logjik i evolucionistëve është rezultat i shenjtërimit të konceptit të rastësisë. Në Kur’an shkruhet se ata që adhurojnë zota të tjerë veç All-llahut, janë njerëz që nuk kuptojnë:

  “... Ata kanë zemra, por nuk kuptojnë; ata kanë sy, por nuk shohin; ata kanë veshë, por nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, (sepse) ata janë të pavëmendshëm (ndaj paralajmërimeve)”. ( El- A’raf:179).

   Pra, modeli statik i gjithësisë i shek. 19-të përgaditi bazat e filozofis materialiste. Në këtë libër Principes Fondamentaux de Philosophie ( Principet Fundamentale të Filozofisë). Xhorxh Policeri deklaroi në lidhje me bazën e këtijë modeli të gjithësisë se:

  “Gjithësia nuk  ishte një objektë i krijuar” dhe shtoi: Po të ishte, atëherë do të duhej të ishte krijuar përnjëherë nga Zoti dhe të vinte në jetë prej asgjëje. Për të pranuar krijimin, njeriut i duhet të pranojë, në rradh të parë, ekzistencën e një momenti kur gjithësia nuk ekzistonte dhe se diçka u krijua nga asgjëja. Kjo është diçka me të cilën shkenca s’mund të pajtohet.

   Kur Policeri pohoi se gjithësia nuk u krijua prej asgjësë, ai po mbështetej në modelin statik të gjithësisë të shek. 19-të dhe duke menduar që po parashtronte një pohim shkencor. Mirëpo, shkenca dhe teknologjija në zhvillim të shek 20-të hodhi poshtë idetë primitive siç është modeli statik i gjithësisë që vuri bazat për materialistët. Sot, në pragë të shekullit 21 fizika moderne ka vërtetuar me anë të eksperimenteve, vrojtimeve dhe llogaritjeve të shumta se gjithësia kishte një fillim dhe se ajo u krijua prej asgjësë me anë të një shpërthimi të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat