Koncert në fund të dimrit

Kultura

Koncert në fund të dimrit

Nga: Agim Desku Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 23:55
Agim Desku

Deri kur më duhet t´i nështrohem fjalës
Çfarë ka mbetur nga koha e jonë e vjetër.
Dikur fjala dhe trupi im i masakruar ishte në top- listën e lajmeve botërore
Kur piktorët harxhonin ngjyrat për t'i pikturue dhembjet e popullit tim.

A po ruhet ndërgjejeja e fjalës se paguar shtrejtë .
Nëse dita-ditës ngritët lart dhe për një çast vdes krenaria e kombit tim

Heroizmin e kisha për nder ta ngriti si fjalë të mikut
Nuk e dëshiroja rebëlimin donkishotian si humbje betejash.

Historisë nuk i falët shtrëmbërimi i se vërtetës edhe nëse ferr i gjallë mbetësh.
Ah,bre çfarë shkruajnë gazetat për të pavërtetat që s'vlejnë pesë pare fytyrë.

E kisha mendue të zgjedh mes vetes dhe të tjerëve nëse ndjehëshim të lirë.
Jetën si është pranë ngohtësisë se diellit
Apo jetën errësirave korbiane ku veç djajët gjysmë njeri jetojnë.

Cili do skuqej nëse ik nga fytyra e vet dhe s´di për fjalën ku do mbetej në kohën tonë.

Me cilën fytyrë jetohet kur të mungon edhe vet jeta 
Për skaj shpatës se Gjergjit u mata me fytyrën e fuqisë Fishtiane.

U gjenda për pak me pulëbardhat në njerin nga koncertet e dimrit.

Më përzgjedhen t´i këndoja njëqind betejat e lavdisë prekaziane.

Derisa toka ende mbetet nën ethet e botës tropikale
Fjalët kur ngjajnë në fekale s´kanë derdhje në det.
Kjo është ana e jetës kur nuk leshon pe para tradhtive Hiçkokiane.

MË FAL

Eva ,më fal për mëkatin

Pse mollën e Adamit e zhdukën

Pesëqind vitet e ferrit tim.

E di puthja të mbeti peng

Për ta shpetue fjalën

Që t´u bëra peng i saj.

Më fal i them secilit që ia mora kohën

Kur në vend të ferrit ecni drejt dritës se diellit

Më mirë se udhëkryqet e mia

U bëtë ëndrra ime e shumë pritur e lirisë.

Asgjë nuk ka mbet pa i thënë jetës

Vetëm  dashuritë serëmbiane më mbysin

Thellësitë titanikiane ju bënë rrugë pa kthim

 Nuk di si t´i them më fal, mos dashuroi marrëzisht.

E di poetët pas hyjnive janë të marrë

Tek njerëzit shihemi me sy të çmendurive djallëzore

Vetëm me perënditë jemi miq me njeri-tjetrin

Të falëm Sokrat kur më tregove bir i cilit Zot është poeti.

 

QYTETI PA EMËR

Në qytetin pa emër

vetëm vrasësit e mi

kanë emër.


Mbi qytetin fantazmë

i bërë shkrumë e hi

Jetuan vrasësit

fqinjët e mi.


Asnjë emër të tyre

nuk e mori gjykata speciale

Dje dëshmitarë janë lapidarët

e gjyshërve të mi.


Sot nuk më lejohet të jetoj

pa emrin tim të saktë

T´i numëroj vdekjet

e dëshmitarëve të gjallë.


Ah,sikur ta bëja qytetin tim

buçetë lulesh

E kisha shndërrue në dhuratë

më të shtrejtën.

Për pranverat e marsit kryeneq.


T´ia dhuroja Metropoleve evropiane.


Aroma e bukurisë

të luleve dardane

Nëse do t'i shndërronte

në të çmendurit e ferrit.


Nuk jetohet më

në qytetin pa emër

Ku vrasësit e mi kanë emër.


 

KAM MË FOL ME LASGUSHIN

Kam me fol burrërisht me ty 
E di që ma zotëron jetën dhe të vërtetën
Edhe nëse i mbetëm borxh ferrit 
Pse nuk e kryqëzoj në fjalë të shejtë veten.

Është përzi koha ime me demonët.
Nuk di cili jemi të shejtë a cili më djall.

Kam me fol me diellin 
të mos bëhet palaço
Pse ngroh edhe botën e perandorëve.

Sa keq kur i ndrit udhët kah ecin tradhëtarët.

Kam me fol edhe me djajë 
natë e ditë
T'i kthej yjët në jetë
Të bëhemi atdhe i fjalës.

Eh,sa herë fola me shpirtin e dashurive
Kurrë nuk më fali urrejtje për Venedikun
Më dha vetëm fuqi t'i mbijetoja ferrit të Dantes.

I kam fol jetës deri sa u bëra i krisuri i saj
I thash ma gjëj të vërtetën që shëron
Mos rri në urrejtje të vetë perëndive
Ndalo yjët mos të zhdukën nga shpirti.

Sot i flas muzës lasgushiane
Sa bukur i rri liqenit fustani i bardhë 
ku Lasgushi hapte krahët 
e bëheshin të dytë vargu im i jetës

Ç'MË THOT FYELLI

Diku e kam pentagram të fjalës 
Fyelli im ç´më thot sot.

Ka frymën e shpirtit të Evës 
Këndon më bukur më nota të saj

si të Zanës.


Si dikur bëhet këngë zanash
Idila më mbresëlenëse e mbretërisë

se Teutës.

Fyelli i shqipeve ç´më thot sot
Kur bota jeton në kopshtin e Evës

Trëndafilat janë m´u pranvera

Që ty të takon pa lot.

Cilën këngë ia fal jetës

Fyelli im më trego sot.


Më këndo me zërin tënd

të jetës
Të marsit tim kryeneq

të se vërtetës.

ISHULLI I FJALÊS

Kurrë nuk thuhet e vërteta për fjalën

Edhe atëherë kur të helmon

me gjuhën e gjarpërit.

,,Bira e minit njëqind grosh"

E kanë thënë njerēzit apo koha e tyre

Nuk është më rëndësi kush dhe si e kanë thënë.

Në të njëjtën kohë të pakohë

u linda edhe unë

Me frikën më të madhe se njëqind ferre bashkë.

Me kot ia ruaj të vërtetën fjalës

Në kokë ëndrrash më bluhen pafajësitë e legjendave  të Rozafatit.

E pyes veten nëse jam i aftë të burrërohem një ditë.

Një ditë t'i dal zot tokës dhe t'i sjell  shi

Ëndrrës t'ia numëroj pesë shekujt e mëkatit

Kur çdo ditë  më ishin dhembje e plagë shpirti.

Besoni ende jam peng i acarëve që ngrin .

Për kaq vite sa jetuam si njerëz

Fjalës kurrë nuk i dihej fillimi a fundi i vet.

Në një stuhi bajlozësh

Cili të shndërrohej prapë i pari

Në Promethe lapidarësh.

Apo vetëm m'i përcjellin plagët e atdheut

Në sofrën e shtruar plotë dhembje të jetës.

Nëse vdes një ditë për një fjalë që shëron

Vetëm arëherë jam ngrit në Promethe

Ishullin tim të dhembjes e rikthej

Në muze shërimi.

PARADOX

Kryq e tërthor i rava secilit cep atdheu

Edhe atëherë kur m'i pren rrugët fjalës se dhënë

Nëpër kryqëzimet e metropoleve evropiane

Pafajësisht besës se dhënë u gjenda.

Në njëqind gotat kur t'i ngrita çasteve të jetës

Shpirtit tënd të hyra i gjallë.

Sa do të doja të isha vetë ëndrra më e gjatë e jetës

Ende s'kam fuqi të mendoj që e ngrita gotën me ty.

Ka vite kur stuhitë nuk më sjellin më shi

Secila stinë në shpirtin tim acar më ngrin.

I besoja fjalës se tij kur sebashku dehëshim për lirinë

Të palarat ka kohë që erërat m'i shtrijnë për dhe.

Ah,njerëzit e mi ende nuk ikin perandorët 

Më larg nga sytë e luftëtarëve nuk zhdukën.

I shkruaj në ditarin e paradoxit

Emrat e demonëve

Kur mendoja se ishin njerëzit e mi

Dhe gotat sa herë i cakërroja orë e çast për lirinë.

Vdekjet m'i kërkuan në këmbim të gotave të lirisë.

KOHA E DREQIT

Pak kohë ka mbetur për njeriun
Jetën e shejtë e rrujti dreqi 
Mezi presin çmendurinë e fjalës 
Ta shndërrojmë në simfonitë e ferrit.

Vallë kemi mbetur pa vdekje perëndish
Apo vdekjet tona janë malli më i lirë i jetës.

Çou vadis Promothe pas dreqit
Që vetëm ai sot ka mbet në ne.

Acarët kanë zënë pritat dhe vrasin rritat
Lumënjtë kanë humbur rrjedhën në mesditë.

Sot detit ju ngrinë valët 
Sikur mua ç'm'u zhdukën fjalët.
Djajët m'i largoni nga syri i keq .

Nëse nuk i keni besue jetës kurrë
Sot më më dëshirë takoj një djall se sa një gjysmë njeri o burrë.

Sonte njeri nga ne jemi darka e dreqit
Prapë si çdo herë dua i pari t'i prijë listës.

ETNA

E dini ç'zjarr vjell Etna
Rebëlimit të Evës.


Ika nga mëkatet e Adamit
Të mos pushtohem nga sytë e saj.

Ende luftohet për dashurinë e virgjër.
Nuk kam besue në lekundjet e fjalës 
Si të tokës

Kam bërë një udhëtim të gjatë 
Me jetën e bukur u mahnita
Ia dola ta nxjerri fjalēn e shejtë 
Nga ferri e Dantes.

Të vetmet maskat

Nuk arrita t'ia heq 
Ca fytyravave demonësh 
Me emër e mbiemër njeriu.

Për t'u rikthyer në fjalë 
Qenka rrugë pa krye.

Serish rikthimi në njeri 
Pas zhdukjes se fytyrës 
Fare s'qenka e mundur.

Mund të kthehesh

Vetëm në Bajloz të Zi.

ASHT I (RIK)THYER

Më s´ka rrjedhje të sigurtë lumi

Ka ndryshue heshtja udhëtimin e tij

Dikur ashti im i thyer në një mijë copa

E ka vrarë lotin burrëria e tij.

Çfarë fshehej nën dhembjet titanikiane

Vërtet e dhembëshme kjo simfoni betoviane

Kur kështu jetohet sot në jetën e njeriut të gjallë

Më mirë më qenë një pishë e ndezur.

Nga ngrohja e saj këto ditë dimri e acarësh 

E sheh edhe veten nëse je i gjallë a ende luftëtarë

Kjo është bota e jonë e padrejtë

Kur zhduk çdo gjë me vlerë nga vetja.

Edhe të vërtetën ,edhe heshtjen,edhe pikat e saj

Sepse lotët nuk i merr fare parasysh asnjeri nga të vdekurit

Lotë mund të këtë çdo kush

Edhe dimri,edhe fusha,edhe mali ,edhe deti.

Vetëm lotët e njeriut më nuk janë për asgjë

Atyre ju dhemb zemra ende

Ata jetojnë të zhdukur nga dhimbjet e miqve

Por që do kur acarët kanë prangosur lotët

Dhe më nuk i dihet fundi as fillimi i jetës.

Prapë nëse duhet rikthyer  se vërtetës

Kush ka zemër dhe shpirt në jetë

Kjo është tani më se një çudi e vetë parajsës

Nuk besoj që ndodhë ,vetëm nëse rikthehet si Promethe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat