Sadulla Zendeli Daja hyn në plejadën e leksikografëve më të shquar të popullit shqiptar

Kultura

Sadulla Zendeli Daja hyn në plejadën e leksikografëve më të shquar të popullit shqiptar

Nga: Hysen Ibrahimi Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 09:35
Kopertina e librit

Përpilimi i një fjalori Suedisht-Shqip me 10 000 fjalë, rrjedh nga dëshira e Dajës për t’i shërbyer të gjithëve, si popullit suedez, poashtu edhe shqiptarëve që jetojnë në Suedi dhe më gjerë, e që duan  ta mësojnë gjuhën suedeze dhe anasjelltas. Me këtë vepër  si vazhdimësi e shumë fjalorëve të mëhershëm, mund të themi se Sadulla Zendeli Daja hyn në plejadën e leksikografëve më të shquar të popullit shqiptar. Ai, duke e ditur rëndësinë e fjalorit, me tërë qenien e tij iu qas kësaj pune, dhe mundësoi që popujt të komunikojnë në mes tyre në të dy gjuhët, Suedisht-Shqip dhe Shqip-Suedisht.

Janë të vetmit fjalorë të Dajës që përdoren nga të gjithë mërgimtarët shqiptarë, për të ardhur më lehtë deri te mësimi i gjuhës, sidomos komunikimin fillestar, i cili është mëse i nevojshëm. Fjalori në fjalë është i shtypur në Shtypshkronjën TOENA  në Tiranë, në vitin 2018, me gjithsej 630 faqe të formatit 16.5x24 cm. Autori është leksikografi më i devotshëm në fushën e leksikografisë, për të mundësuar të gjithë pa përjashtim të mësojnë apo përkthejnë fjalë të duhura që avancojnë komunikimin e gjuhëve në mesin shoqëror.

Mënyra e këtillë e qasjes së kërkimit të fjalëve të reja dhe mundi për t’i përkthyer, dëshmon intelektin e leksikografit shqiptar, siç është Sadulla Zendeli Daja. Kjo lind nga ideja e tij shpirtërore e intelektuale, duke ndikuar më mirë se çdo leksikograf tjetër në Suedi e më gjerë, për të kuptuar rëndësinë e fjalorëve. Arsyeja, që shqiptarëve të iu mundësohet mësimi, arsimimi dhe komunikimi si një çelës i domosdoshëm drejtë integrimit sa më shpejtë në shoqërinë suedeze. Kjo dëshmon se Daja ka punuar mbi nivelin e punës normale, sidomos kur kemi parasyshë moshën dhe shëndetin e tij. Ndaj, me plot të drejtë mund të themi se Sadulla Zendeli Daja hyn në plejadën e leksikografëve më të shquar të të gjitha kohërave në historinë dhe historiografinë e popullit shqiptar.

          Krejt në fund vlen të themi se fjalori Suedisht-Shqip me 10 000 fjalë, dhe fjalorët e tjerë të botuar më herët të leksikografit Sadulla Zendeli Daja, janë vepra që kanë dëshmuar tek lexuesi mundin shkencor të këtij shqiptari të prekur nga flatrat e engjëllit. Ndaj, ne, mërgata shqiptare në Suedi dhe më gjerë Sadulla Zendeli Dajës i urojmë shëndet të mbarë në rradhë të parë, pastaj vullnet për të vazhduar edhe më tutje aktivitetitn e tij në fushën e leksikografisë. Ne i jemi mirënjohës Dajës, për sakrificën e tij, ku ai ka lënë interesat e tij për t’u pasuruar, dhe është marrë me këtë fushë për të qenë në shërbim të kombit shqiptar. Urime dhe gëzuar për këtë vepër të re, miku ynë i dashur! (Ängelholm, 19 Janar 2019)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat