Poezi inkurajuese për një botë më të mirë

Kultura

Poezi inkurajuese për një botë më të mirë

Nga: Ahmet AHMETI Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 09:45

Vargjet rrjedhin pa diktuar spontanisht me një shkarje në letër, lehtë thjesht dhe padiktueshëm kjo është rrjedhja e poezive lirike që kanë ngjashmëri me rrjedhjen dhe gurgullimën e ujit në pranverën e hershme që qetëson shpirtra ngjallë shpresa, zgjon dëshirën për jetë në këtë rrjedh shtresohen poezitë në librin me poezi lirike të autorit të preferuar nga lexuesit Milazim Kadriut "Ata që për liri u flijuan".

Tema e poezive të kësaj tufe është ajo që dominon në shkrimet e autorëve te ne që nga mbarimi i lutës e deri tani lufta e UÇK- së.

Autori shtreson lëndën me përshtypjet dhe mbresat nga rezistenca e armatosur e djemve më virtual të kombit shqiptar të Kosovës në vitin 1999. Vepra fillon me poezinë kushtuar të madhit, legjendarit me shokë Zahir Pajazitit që heroikisht ranë në fshatin Pestovë.

Poeti si pjesëmarrës aktiv në veprimet ushtarake, sigurisht se i ka ndie edhe përjetua më me ndjesi aktet e luftës këtë vullnet të tij patriotik dhe njerëzor e shpreh qartë dhe botërisht në poezinë "Iu përgjigja thirrjes së atdheut"

Iu përgjigja thirrjes së atdheut,

se ishte thirrje e zërit të nënës,

iu përgjigja thirrjes së atdheut,

se ishte urdhër i fjalës së babës,

iu përgjigja thirrjes së atdheut,

se ishte kujtim i gjyshit plak.

A thua ka fjalë më bindëse dhe reflektuese se citatet e shënuara më lartë që dëshmojnë katërçipërisht se autori i vargjeve të librit në fjalë ishte aktor i veprimeve ushtarake të UÇK-së, andaj edhe s'ka se si të mos dalin poezitë e librit të zëshme, të fuqishme, artistike qëndrojnë mirë dhe me vlerë, stili, forma dhe shtresimi i poezive është sublimim i përvojës së autorit në luftë dhe paqe, pra formë e re, frymë freskuese për lexuesit, erë e re dhe aromë e këndshme në botën poetike.

Poezitë e librit "Ata që për liri u flijuan" janë një stil i ri dhe freski e dukshme në poezinë tonë të tanishme, vargjet e librit të ngjallin kujtimin e lojës që të dëfren, argëton dhe mbi të gjitha ndien lehtësim shpirti por edhe pushon sa ta lexosh sikur të çlirojnë nga ankthet e jetës së mundshme. Libri ka dy tema të poezive : -një është atdheu-liria e tij.

Te poetët tanë kjo temë sikur është shterua. Kjo temë s'është e re dhe e panjohur për opinionin artdashës.

Po tema e dytë e poezive është - koha e pasluftës jeta në liri hiq pak më e lehtë se e para ajo e luftës.

Kjo temë ka histori të gjatë qindra vjeçare ku lufta e fundit e përmbyll këtë kapitull të historisë. Pra lufta e UÇK-së është fundi i kësaj odisejade të gjatë të popullit të Kosovës, tani fillon epoka e re historiku i luftës me refleksione më intime ato të realitetit të përditshëm që është preokupim i ndjeshëm dhe sensitiv i mbarëvajtjes së luftës me realitetin objektiv e mesit tonë tu e paraqit shtruar dhe pa ekuivokë bardh e zi duke aluduar në mëkëmbjen e këtij realiteti të sugjeruar duke parafrazuar këtë realitet me rreze dielli në përqafim. Pra autori i poezive të librit M. Kadriu "Ata që për liri u flijuan" thërret dhe apelon që e ardhmja e rendit të përshkohet me rreze dielli në përqafim, që simbolizojnë dritë dhe rritë që në poezinë e parë të ciklit të dytë thotë:

Fytyrën ktheje nga lindja e diellit

Sytë kurrë s’kanë për t’u verbuar

Pra nëse ne punojmë, angazhohemi dhe reflektojnë punë dhe ndjesi atdheun do ta mëkëmbin, ta ngritëm dhe të lulëzoi atdheu, vendi ynë që tu lemë pasardhësve tanë në të ardhme të ndritur dhe një trashëgimi që u mundësua jetë të dinjëtetëshme.

Tufa e poezive"Ata që për liri u flijuan" është diçka e re në poezinë tonë por poeti s’u ndal vetëm me kohën e luftës ai kaloi rrjedhimisht në pjesën e dytë mjaftë suksesshëm pa u diktua në mënyrë të sforcuar që autori e ndien si nevojë këtë ta shkoqit në art qartë dhe kuptueshëm, thjeshtë dhe kuptueshëm. Poezinë e mirë e bënë dhe qartësia e saj e ngrit lartë vlerën.

Këtu hasim vargje me rrjedhje spontane me frymëzim inkurajues dhe qetë ku ideja është lehtë me u kuptua. Këtu autori është këmbëngulës ku shprehë individualitetin e vet të veçantë krijues, andaj poezitë dalin kuptimplotë.

Autori përpiqet ta gdhend vargun dhe racionalizoj, kurseu fjalët, shprehjet.

Se ka individualitet krijues atë e shpreh me këmbëngulësia e tij për vargun terren, përmbajtjen, atmosferën krijuese.

Poeti M. Kadriu në vëllimin poetik "Ata që për liri u flijuan" mbajnë gjallë kujtimin për të kaluarën por në mënyrë të sintetizuar kalon në të tashmen pra për të hy në esencë të filozofisë së sotme, tashmes poeti për me hy në artin letrar, hynë përmes derës që ofron e kaluara si duket kjo është mënyra më e lehtë, rruga më e afërt. Kështu autori bënë një taban të sigurt për thurjen e poezive të librit që më shumë do ti rezistojnë kohës rrebesheve të saj për një kohë më të gjatë kur kjo qenie biologjike iu ka rezistua rrebesheve të kohës dhe tani s'ka si mos tu përballoi ku mbretërojnë kushte dhe rrethana lehtësuese.

Mendoj pra se M. Kadriu dhe vepra e tij poetike jetojnë ditë pa trazime dhe shqetësime se poezitë s'mund ti përballojnë rrebesheve të kohës.

Vepra dhe poeti besojmë në vete se do të çajnë rrugët e kohës pa shumë alarme dhe shushuritje shqetësuese.

Pra ky shpirt poetik do të ecë rrugës së vetë individuale besojmë mes shqetësimeve shpirtërore që s'kanë skema tjera që iu mëkëmben të influenca por ecjakja e tij nëpër rrugën poetike jo të shtruara me lule do dijë si të avancoj dhe hapëroj në të ardhmen e tij letrare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat