Gëzimi i Lolit

Kultura

Gëzimi i Lolit

Nga: Fatmir Lohja Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 08:40
Fatmir Lohja

Në mesditë Loli  shkoi te klubi i lagjes.Ishte në formë.Për herë të parë Gruaja i filloi punë .I  dha porosi pronarit  t’i bënte dy meze për merak. Nga nderhyrjet e Colit  erdhi ajo ditë e gëzuar.Mezi po e priste mikun më të mirë.

Pronari,shok i dyshes,e këshilloi  të engletisej në një tavolinë, se do t’I kënaqte si gjithmonë.Pasi u rehatua Loli, për nxehje ,kamarieri i solli një teke raki.Në lokal gjendeshin fare pak klientë.Në  atë kënaqësi  i ra zilja e telefonit.Për Lolin ishte numër i panjohur.E hapi me pertesë. Biseda u mbyll shkurt.E lanë që thirrësi  të vinte  në lokal,që të sqaroheshin me njëri-tjetrin. Nuk ishte punë telefonash.Me ta mbyllur telefonin, e urdhëroi pronarin që të shtonte edhe një meze tjetër.

Telefonuesi ishte drejtori i institucionit, ku filloj punë  e shoqja. Nuk i pëlqeu mënyra e komunikimit .Shumë po mendohej, dhe nuk po qetësohej.” Mos më kërkon para!?Të kisha para,nuk e fusja nusen në punë kurrë.Nuk ma do mendja të jetë ky shkaku!Pse është i nxehur!?Paska paditur dikush se e ka marrë në punë pa konkurim.Thjeshtë fare,për të mos i bërë dëm ,e kthejmë nusen në shtëpi.Pse duhet të mërzitet ai?”

Me këto arsyetime e gjeti drejtori i institucionit.

-Po ti  me ke tallesh?- e pyeti drejtori pa zënë vend mirë.

-Ju jam mirënjohës që ma morët gruan në punë.Nuk kam asnjë arsye të mos u respektoj,- u mundua ta qetësonte Loli.

-Si të ma bësh mua atë lojë?Kush kujton ti se jam unë?

-Çfarë të kam bërë? A ma sqaron pak!

-Kush ishte ajo gruaja ,që u prezantua  dje në zyrën time për nusen tënde?

-Nuk di gjë për kokën e katër fëmijëve.

- Kështu,më bëri be edhe gruaja jote, kur i bëra të njëjten pyetje.Me ke tallesh ti?

- Zoti drejtor,për futjen e gruas sime  në punë,keni komunikuar me Colin e jo me mua,- i shkoi në mendje, se ai duhet të ketë bërë ndonjë nga ato te vetat.

-Me të vërtetë ju, burrë e grua, nuk keni  dorë në këtë punë?... Mos bëj be kokën e fëmijëve.U besoj të dyve.Ku mund ta gjej faqezinë?

-Nga momenti në moment e pres të vijë këtu.Zoti drejtor kam gëzim.Mos ma prishni ! Qëndro  me ne ,se i kam porositur,tre meze të mira.

- Do të pres deri sa të vij  faqeziu,pastaj menjëherë do te iki,në punën time.

-Qetësohu për hatrin tim.Coli është pak i mbrashtë,por nuk është i keq.Merre një birrë,raki ,a çfarë ke deshirë,se ma do mëndja do të merreni vesh.

Coli buza gaz u fut në lokal.Të parit i zgjati dorën drejtorit.E  lavderonte  me fjalë të ngrohta shpirtërore, sa drejtori u shtang  për një çast.Me Lolin u përshendet,si deputetët kur takojnë elektoratin,pas votimeve.

Drejtori filloi të përqendrohej.” Çfarë është ky model ?Bën tërë atë intrigë dhe më rri si kur nuk ka ndodhur asgjë,madje më  bën komplimentat e pafarë!?Jam gati ta zhdep në dru,se ka vënë në lojë dinjitetin tim,ndërsa ky më buzëqesh për shtatë palë qejfe.” E vendosi të ruaj gjakftohtësinë,deri sa të sqarohej e vërteta. Në fund do të reagonte , për të vënë dinjitetin  në vend.

Kamarieri u tregoi se mezet ishin gati.Drejtori nuk pranonte asgjë në tavolinë pa dëgjuar shpjegimet e Colit.Loli mundohej t’i qetësonte,por edhe ai ishte kureshtar të dëgjonte zallamahitë  e shokut.

Na shkon biseda më ëmbël,po të jetë tavolina plot,- këshilloi Coli.

Asnjë dramcë pa u sqaruar mirë unë e ti!- vazhdonte në të tijen drejtori.- Më trego,se kush ishte gruaja që erdhi dje në zyrën time, dhe  u prezantua si gruaja Lolit?

Të jeshe i bindur,që Teuta,gruaja e Lolit nuk ka qënë.Këtë do ta deklaroja edhe përpara gjykatësve të Hagës, që thonë se janë të sertë.Se cila lozonjare ka qënë në zyrën tënde,me sinqeritet këtë nuk e di.Nëse do të ma përshkruaje pak,do të më ndihmoje në identifikim.

Drejtori me Lolin picërronin  sytë.Loli ishtë në pozitë më të keqe.Kujtonte e se njihte shokun me dhëmbë e dhëmbadhë, dhe nuk po e merrte vesh su ku do të dalë.

Nuk më ka ardhur ufo në zyr.Me kë kërkon të tallesh ?- iu hakërrua drejtori.

Të kam mik  të mirë.Nuk më shkon mendja t’u fyej.Me sinqeritet u them se  nuk e di se  cila grua ka qënë dje në zyrën tuaj.- u përgjigj Coli me gotën e rakisë në dorë.

Na trego se çfarë ke katranosur?-e  urdhëroi  Loli.

Zoti Drejtor!Më duket se ti ma  hapa derën e humorit, - vazhdoi Coli.

E si ta hapa?

A më the ,që nusja e Lolit të vinte më përpara në zyrën tënde,dhe më pas do të vendosje nëse do ta merrje në punë?

E ku qendron humori këtu?- nuk iu durua drejtorit.

O zoti Lol!A do të pranoje të çoje Teutën në pasi te drejtori, për të filluar punë?

Nuk e di,- u përgjigj Loli ,meqë Coli e kapi gafil.- Edhe nëse do të më mbushej mendja mua, Teuta nuk do ta pranonte këtë kusht.Edhe sot,me letrën e punës në dorë,më lutej  rrugës,të mos e fusja në punë,se i vjen turp,- i sqaroi pasi e mori veten bukurmirë.

E ku është shkaku i homorit?- vazhdonte me pyetje drejtori.

Këtë fakt truri im e kapi menjëherë,- qeshte Coli.- Kërkova informacion për ty.Më thanë se je burrë i ndershëm.Ke një mani,që gratë në institucion i do të bukura.

Çfarë të keqe ka ,se unë e respektoj të bukurën femërore?

Asgjë të keqe,prandaj vazhdova atë linjë.Hartova një plan madhështore.

Coli nisi të tregoj,se kinse  rastësisht ka takuar një nga ato bukuroshet, që punojnë natën në semafor. I ka kërkur ndihmë ,një nga shoqet e saja,të shkonte te drejtori,dhe të prezantohej si nusja e Lolit.Këtë mision ajo e ka marrë përsipër menjëhere,se iu duk punë e lehtë.E ka porositur njëqind herë, të mos pranonte asnjë   pozicion pune tjetër,sado të mirë, përveç   sanitare,se medemek  nuk e lë Loli,të bëjë zanat tjetër.Kushti ka qënë,se pa marrë urdhërin e punës si sanitare ,të mos dilta nga drejtoria e institucionit.

Drejtorit filluan t‘i shkrijnë  gjakrat.I kujtohej këmbëngulja  e bukuroshes së djeshme ,që kërkonte  të punësohej  vetëm sanitare.I përshkroi ,si dita me natën, gruan  e djeshme më të sotmen.Të sotmes i kishte thënë disa herë se  nuk është gruaja e Lolit,ndërsa  ajo bënte bë e rrufe se të katër fëmijët Loli i ka me  atë.Coli i dinte tëra fjalët e bëra në zyrën e drejtorit, se zonja,që është mësuesje e djalit, ia tregoi me imtësi,por pa humorin e drejtorit.E bëri zonjë të semaforit,për t’i tretur gjurmët e saja, dhe nuk ia mori mendja se do te merrte flakë  Loli.

-Si mor faqe zi ke çeur në zyrat shtetërore një prostitutë,që të prezantohet si gruaja ime?- iu hakërrua Colit.- Ma trego menjëherë,se do të shkoj ta mbys me  duart e mia.

Nuk e di,- iu përgjigj Coli.

 -Bjeri urgjent mezet në tavolinë,se do t’i paguaj unë! – urdhëroi drejtori, meqë iu larguan retë e merzisë. Qetësohu!- e këshilloi Lolin.- Ai lojën e ka bërë me mua,e jo me gruan tënde.Kur po e fal unë,ti nuk ke asnjë arsye t’i mbash mëri, - dhe  qeshte drejtori me shpirtë.

- Ta çojmë një shendet për ju drejtor!Jam i gëzuar që u qetësove,se për Lolin nuk e vras fort mendjen, - e ngacmoi Coli Lolin.

Drejtori i kishte mbetur mendja te gruaja e djeshme.E përshkroi me imtësi, si në pamje,veshje dhe në edukatë.

I vë të dy duart në zjarr,nëse ajo femër është e punësuar në semafor !- iu drejtua Lolit,për të qetësuar atë edhe veten drejtori.

Pse i del zot hajvanit?- e pyet Loli drejtorin.

Nuk po i dal zot,por po këshilloj veten edhe ty,të kemi kujdes se ai po vazhdon të na vëjë në lojë,- qeshte drejtori.

Ekspert je. Më thanë që të thërrasin drejtori i grave, -  nisi Coli të  kthjellonte ngjarjen.- Nuk ma morri mendja,se do të nxehej shoku im, për krijimet e mia artistike.Zonja e djeshme është mësuese në katund. Zoti Lol eja në formë! Mos më rri si hu,se ta pushova gruan prej pune!

Tani me merr të keqen,- u kurdis Loli.- Eshtë drejtori që e ka komptencë atë punë.Bjonde, e kolme, e gjatë me duke se the zoti drejtor?

Po.Eshtë rreth dyzetepesë vjeç,- shtoi drejtori.

Këtij i rafte pika në majë të kresë!Të ka derguar mësuesen e djalit të vogël.Edhe ajo ka deshirë të rrijë tërë diten duke qeshur,- sqaroi Loli drejtorin.

Shko mbyte me duart tuaja!- e ndënji gati Coli.

Ajo i ka të paguara.Eshtë llokum me arra.Në vend do ta ndërroja Teutën me gjeraqinën,- u kurids Loli.

Si nuk zure mend asnjëherë!?Je gati me i sha gratë.Unë me drejtorin,që jemi burra me kulturë, e emërtuam grua që  punon në semafor, ndërsa ti nxorre fjalë të turpshme nga goja.A të vjen marre?

Me ardhjen e Lolit në formë, u ndez biseda në mes shokëve  . Shigjetonin njëri-tjetrin me fraza të shkurtra,sa drejtori me zor e mbante të qeshurën.Klientët, që vinin, sapo merrnin vesh për gëzimin e Lolit,dërgonin në tavolinën e tyre  porosi të ndryshme.Urimet që mori atë ditë drejtori,për mirësinë që i bëri Lolit,ishte i bindur se nuk do t’i merrte tërë jetën.Lezet  i dha ndënjes edhe ardhja e gazetarit dhe shokut të tyre ekonomist.I kishte lajmëruar Coli për gëzimin e Lolit.Si e organizoi ndënjen Loli me shpenzimet e veta, ditën e parë të fillimit të punës se gruas së tij,dhe Coli  të njëjtën praktikë shoqërore po bënte.

Në fund u bë pak zallamahi se kush do të paguante.Coli vuri veton e tij me kushte për Lolin:”Të nesërmen e ditës,që Teuta do  të marrë pagën e parë,t’i mblidhte kështu siç janë  ,për një drekë të shtruar deri “në gju”.

Në kthimin në shtëpi,ndonëse pak i turbulluar nga pija,drejtori ndjehej mirë.E preku ,me ndënje të gjatë,  si humorin, edhe respektin që ka qyteti për Colin edhe Lolin.”Janë të mëdhej!Nuk i quajnë kot:” sherbeti i qytetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat