Jo, edhe ujin e detit e morëm hua...

Kultura

Jo, edhe ujin e detit e morëm hua...

Nga: Albert Z. Zholi Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 09:54
Albert Z. Zholi

E ktheu  gotën  e birrës  te lokali në Athinë me  një  frymë, e  përmbysi  edhe  një herë  shishen  me  dy  gotat  dhe vazhdoi:

Para  një muaji  zura  punë  në  një  zdrukthtari . Aty  punonte  edhe  një  shqipo  tjetër ...Sa  mori  vesh  që  dhe unë  isha  shqiptar, ai më  pa  me  inat ...Epo  kjo  pikë  e zezë, thashë  me  vete. Unë u  gëzova  që  gjeta  një  shqiptar  që  të  punojmë  e të  qajmë  hallet  ky?... Ky  më  mban  kokën  mënjanë...

Të  nesërmen  e përshëndeta: Mirmëngjes Spiro! Se  Spiro  e  flisnin.

“ Kalimera”, ma  ktheu  Spirua, sikur  i kish   ngrënë gomari  bukën...

Mbas  disa  ditësh  Spiroja  nuk  erdhi  në  punë  se  ishte  i  sëmurë ... Kur  u  ulëm për  të  ngrënë  drekë, pronari  më  thotë:

-Shtëpinë  e ke kompletuar ? I ke  marrë  televizor, frigorifer, lavatriçe?...

-I kam marrë  iu  përgjigja.

-Po  si  bënit  në Shqipëri  pa  këto  mjete  kaq  të  domosdoshme ?

-Unë i  kisha  edhe  në  Shqipëri.

-Si?

-Pse  habiteni, shumica   i  kishin  në  shtëpitë e tyre ...

-    Po Spiros  unë  ia dhashë  të  gjitha  paisjet, më  tregonte  se në Shqipëri  nuk  kishin  as  krevate  për të  fjetur, pa  le  nga  këto  gjëra ... Po  domate, speca, portokalle, mjaltë,  kishit?

Unë  qesha. E si  të  mos  qeshje  me  ato  që  dëgjoje ?... Spirua  i  kish thënë  se  nuk  kishim  as  brekë dhe pronari i   besonte  ose  kish  qejf ta  besonte ...

-Pse  qesh ? Do të  thuash  se  i  kishit   dhe  këto ?- foli  pronari  për  domatet e  specat …

-I  kishim, por  jo  gjatë gjithë  vitit …

-Atëherë pse  erdhët  këtu, kur i  kishit  të  gjitha?, -foli  si  i zemëruar pronari.

-Që  të bëjmë  punët tuaja,- ia  ktheva  dhe unë  me  atë  ton…

-Po  plazh  kishit?

Ia  dhashë  një  të qeshur  sa  më  dolën  lotë  nga sytë … “  E po  sikur  vijmë  nga  shpellat ?”, mendova. Por  fajin  nuk  e kish  greku, por  Spiro” Kalimera”

-Jo edhe  ujin e  detit, tani  që  u  hapën kufijtë  e  morëm  nga  ju...  i  thashë  me  të  qeshur  grekut. Ku  ta  dinte  ai  se  unë  në  det  zhytesha  nga  dritarja  e shtëpisë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat