Lansohet traileri i “Shaft”

Kultura

Lansohet traileri i “Shaft”

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 11:46
Foto

Në filmin e ardhshëm Samuel L. Jackson do ta luajë serish rolin e tij nga “Shaft” e John Singleton në vitin 2000. Atij do t’i bashkohet Jessie T.Usher që në film do të luajë rolin e djalit të tij, John Shaft Jr.

“Shaft” është kapitulli i radhës në françizën e filmit që tregon historinë e John Shaft Jr., një ekspert i sigurisë kibernetike i diplomuar në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts por për ta zbuluar të vërtetën pas vdekjes së parakohshme të mikut të tij të ngushtë, i duhet një lloj edukimi që vetëm babai i tij mund t’ia ofrojë. Ndonëse ka munguar gjatë rinisë të të birit, John Shaft pranon t’i ndihmojë pasardhësit të tij ndonëse të dy nuk mund të ishin më të ndryshëm nga njëri tjetri.

Mirëpo kur tragjedia ndodh, botët e tyre përplasen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat