Filozofia edukative e Kasgush Poradecit

Kultura

Filozofia edukative e Kasgush Poradecit

Nga: Ramiz Spahiu Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 12:43
Ramiz Spahiu

 ( I. Kadare)

Lasgush Poradeci është një kaptinë me rëndësi në letërsinë shqipe. Ai është pasuri për kulturën tonë. Në krijimtarinë dhe biografinë e tij gjejmë mendime me vlerë edukative për poezinë, lirinë, dashurinë etj. Duke lexuar me kujdes poezinë përsosmëri, veprimtarinë letrare dhe librat biografik te tij, do të shohim se përmban një thesar me vlera të shumfishta letrare, artistike, psikologjike, pedagogjike e filozofike. Poeti ka pikpamjet e tij ndaj botës, njeriut, jetës, moralit, shoqërisë e sistemeve shoqërore. Janë të një rëndësie të veçantë mendimet edukative të Lasgush Poradecit mbi librin, mësimin,studimin, kulturën, punën, artin, dashurinë etj. Prandaj mund të thuhet se veprimtaria e tij teorike dhe praktike është një kontribut me rëndësi edhe për filozofinë edukative shqiptare.

Lasgushi për poezinë

Poezia e Lasgush Poradecit është një bukuri poetike e rrallë, e paparë dhe e padëgjuar në gjuhën shqipe me harmoni e melodi të vargut. Ajo e ngriti muzikalitetin e vargut shqip në një shkallë më të lartë. Dhe, duke qenë një poezi- muzikë, harmoni  apo një  gurgullimë harmonike e përsosur, lexuesit i ngjallë emocione dhe i japë kënaqësi e gëzim estetik. 

Poezia, mësuesi dhe kombi  - Sipas Lasgushit kombin e bëjnë poetët. Ai poezinë e shihte si mjet të pazëvendësueshëm e të domosdoshëm  për edukimin e kombit, dhe poetët si mësues të tij. “Si të mos jenë gjermanet ata që janë, kur kanë pasur një mësues (Getën) kaq të madh”. 

Poezia dhe bashkimi kombëtar  -  Lasgushi e thekson rolin edukativ të poezisë për bashkimin kombëtar.  “Për fenë e shqiptarisë do të fliste profeti i kombit shqiptar  Naim  Frashëri,  i cili me shembullesën dhe poezitë e tij fillon bashkimin e math të  Kombit duke menjanuar gjithë paragjykimet pengonjëse.  Me këtë rast kryesorinë e kishin vargjet, vjershat e Naimit.  Ato i kënduan atdhetarët dhe shpirti i tyre u tund,  … u bintnë . U bintnë sepse e kishin ndjerë në zemër. Ato vargje e mbanin zemrën e kombit në dorë, flisnin drejt nga zemra dhe hynin drejt në zemër”. 

Poezia, edukimi atdhetar dhe lufta  - Duke folur për rolin edukativ poezisë dhe këngës, Lasgushi përmend Himnet kombëtare me të cilat populli mobilizohet, të shkojë në luftë dhe të vritet, duke kënduar. P.sh. “Me vargjet: / Për Mëmëdhenë, për Mëmëdhenë,  Bashkoi burra se s’ka me prit …/ , janë vrarë njerëz dhe janë fituar beteja. Prandaj duhet të shkruajmë poezi jo të mirë, po shumë të mirë, shumë të lartë, shumë të thellë, shumë të gjerë, që t’i vëmë shpirtit të kombit themele të shëndoshë”.

Lasgushi për librin, kulturën, punën

Libri, leximi, studimi  – Lasgushi iu përkushtua shkollës. Tregoi etje të madhe për të mësuar. Ndjente kënaqësi dhe gëzim të veçantë kur e kishte librin në dorë, kur lexonte e studionte. Duke folur për një libër të Pjeter Bogdanit  thot: “kur pata gëzimin që t’a shëkoj me sy … t’a çik me dorë … t’a studioj dhe t’a përpij”.  Dhe vazhdon më tej: “unë e kam jo lexuar, po studiuar se një libër që vlen nuk lexohet, po studiohet”. Me lexim e studim zhvillohet dhuntia natyrore, prirja, talenti për krijimtari.

Dëshira, vullneti, interesimi  – si  kushte psikologjike të domosdoshme për të mësuar, vërehen te Lasgushi në çdo hap, si gjatë shkollimit të rregullt edhe në kohën e lirë kur ai vetarsimohej. Keshtu, kur flet për interesimin në ligjerata gjatë kohës së studimeve, thot: “rrija gjithnjë në bangot e para që t’i dëgjoja e t’i përpija të gjitha”. Ose,  “Italishten e kam mësuar nga një libër kur isha gjashtëmbëdhjetë vjeç. Mësoja nga 20 faqe në ditë. Jo, jo nuk i mësoja! I përpija! … dhe ditën e dymbëdhjetë unë dija italisht”.

Kultura, puna, talenti  - Për kulturën dhe për ngritjen e tij kulturore, Lasgush Poradeci kujdesej shumë. Në Rumani gjatë studimeve, thot se u mundova të përpij kulturën rumune. “Isha i uritur për të ngrënë, po isha më shumë i uritur për kulturë. Dhe, që t’a plotësoi kulturën time, desha të mësoj hebraishten e vjetër, për t’i lexuar në original Profetët, dhe Sanskritishten, sepse më pëlqente bota Indike dhe kultura e saj”. Perendia bashkë me talentin më dhuroi edhe vullnetin për të punuar. Edhe prindërit që në vogëli ma futën në gjak ndjenjen e punës. Me punë e kam ndihmuar talentin të thur poezi. Jam frymëzuar edhe nga eksperienca e poetëve të mëdhenj, si kanë punuar ata. Eminesku tha “poeti që të bëhet i madh, duhet të punoj ditë e natë”. Kam punuar shumë, vazhdon më tej Lasgushi. “Gdhiheshe mbi libra. Lexoja, shkruaja. Në punën time jam frymëzuar edhe nga poeti i madh gjerman Gete, kur thot, gjeniun e krijon puna”. Dhe se, poezia, arti kërkon punë, bile punë titanike.

Poetit duhet t’i flas puna, vepra, se po nuk foli vepra atëherë poeti s’ka ç’thot. Edhe ndonjë polemikë të vockël, poeti e bënte në vargje:  “… të këndoj siç më ka hije./Hija ime nuk di dhunë, /di veç frymëzim lirie, /dhe di punë, punë, punë . Kjo të kujton thënjen e Naimit  “Punë, punë natë e ditë . . .” , dhe është porosi edukative për të punuar.  Dhe, vazhdon më tej, arti është punë, punë dhe vetëm punë. Një vjershë, thot poeti, e kam shkruar shtatëdhjetëherë. Madje edhe vetem njëckë fjalë false e prish tërë poezinë. 

Lasgushi për lirinë dhe demokracinë

Sistemi shoqëror dhe diktatura  -  Poeti nuk e pëlqeu mbretërinë zogiste, por ai s’pati si ta pëlqei as “mbretërinë” komuniste, bile ketë e urrente më shumë. “Ne po vdesim për bukë, rrimë në radhë si të na ketë ngurosur shtriga e përrallave. …Çfarë jete po bëjmë!  Mizerabël!  Jemi më të pocaqisurit e Ballkanit dhe Evropës”.  Këta ia kanë kaluar edhe shejtanit, thot me një rast dhe vazhdon më tej t’a shpreh mllefin ndaj sistemit diktatorial komunist duke pyetur:  “Ku e gjejnë këtë të drejtë këta pushtetarë që ta  shtrëngojnë rininë të jetojë në këto fërra dhe bunker. Po ëndërrove të shkosh në botën e lirë, je trathtar. A s’është kjo çmenduri?!”  

Liria, demokracia, qytetrimi  – Lasgush Poradeci e urrente shumë diktaturën dhe e çmonte lirinë, demokracinë, qytetrimin. “Sa bij nënash dergjen në fund të këtij liqeni, se djemtë tanë nuk e durojnë dot këtë jetë të mbyllur në vathë, ëndërrojnë të mjerët të dalin në botën e lirë dhe i bien me not, por … të rrallë janë ata që triumfojnë mbi vdekjen”. Dhe vazhdon më tej: “unë them se njeriu duhet të gëzojë të drejtën të shkojë ku t’i dojë e bardha zemër. Ndersa te ne po ëndërrove  të shkosh ne botën e lirë je tradhtar. Mua më vjen keq të mbytet rinia pa e parë Europën“ .

Botkuptimi fetar -  i poetit u formua nën ndikimin e familjës, vendeve ku mësoi dhe miqve të tij të nderuar. Lasgushi e adhuronte Zotin. Vente në kishë të qetësoj shpirtin dhe të marr uratën e Zotit. ”Gjithësia ka një Zot”, thot më tej dhe  vazhdon: “ Po të mos ishte Zoti do hanim njëri tjetrin”.  Këtu poeti përafron me Dostojevskin – "po te mos ishte Zoti çdo gjë do të ishte e lejuar".  Qendrimi i poetit ndaj fesë shihet edhe nga një bisedë që pati me një zyrtar komunist, me  çrast thot: “unë jam ortodoks, kam besuar dhe besoj që ka Zot. Juve i shpallët luftë Zotit. Doni t’a vrisni. E keni të kotë. Zoti nuk vritet. Dhe, ke për të pare, ai do të rikthehet një ditë edhe në Shqipëri”.  Keshtu, tamam si një profet, poeti e parashihte rikthimin e fesë që vertetë ndodhi pas rënjës se sistemit komunist. 

Filozofia morale dhe e bukura artistike

Përvoja jetësore dhe stoicizmi Lasgushian -  Për forminin e personalitetit moral të njeriut, për vijëzimin e tipareve të shëndosha, për fisnikrimi e karakterit rëndësi të veçantë sipas Lasgushit ka përvoja jetësore: “Vuajtjet që më kanë rrahur si hekur të nxehtë, më kanë bërë më të pastër në shpirt dhe më të fortë në karakterin tim”.  Poeti ishte një njeri këmbëngulës, i urtë dhe i durueshëm: “ Tërë jetën time, të gjitha ngjarjet që kanë pasur të bëjnë me mua ose jo, i kam parë më ataraksi – e cila është një parim filozofik që të mëson të shohësh me gjak të ftohtë, me qetësi çdo gjë që ngjet rreth teje, për mirë ose për keq. Të mos gëzohesh shumë, të mos hidhërohesh tepër ”.

Arti dhe edukata estetike -  Krijimtaria e Lasgush Poradecit  në shumfishmërinë e vlerave përmban edhe ato estetike. Ajo është  një bukuri poetike e rrallë. “Poezia e tij e ngriti muzikalitetin e vargut shqip në një shkallë më të lartë”. Disa nga vjershat e Lasgushit kanë “vlera antologjike me bukuri të paparë e të padëgjuar në gjuhën shqipe, me harmoni e melodi të vargut”.

Lirikat e Lasgushit e ruajnë freskinë e tyre dhe lexuesit i ngjallin emocione e kënaqësi të vërtetë estetike. “Ato janë një poezi – muzikë, harmoni” ,  apo një “gurgullimë harmonike e përsosur”.  Rima e muzikaliteti i vargut i jep origjinalitetin dhe veçantinë stilit Lasgushian dhe e bën atë më të fortë nga aspekti edukativ dhe estetik. Lasgushi thoshte: “qëllimi i artit është të na japë kënaqësi, gëzim estetik” dhe, pikërisht në poezitë e tij lexuesi do ta gjejë atë kënaqësi, atë gëzim estetik.

Erotika edukative Lasgushiane 

Dashuria edukative -  Dashuria është temë qendrore në krijimtarinë letrare të Lasgush Poradecit. Ai në poezitë e tij vashat i vizaton si me brushë, duke ua theksuar elementet e bukurisë: flokë, faqe, sy, buzë, gushë etj,  për t’i bërë që të rrezatojnë më shumë dashuri. Por edhe krijon rrethana  romantike, natyrore dhe morale të përshtatshme për dashurinë. Tek kur errësohet nis ta pushtoj të dashurën:  “Pa zuri dita perëndoi, /pa zuri nata na mbuloi, /pa zura shoqen ta pushtoj. Dashurinë lasgushiane e përcjell turpi, intimiteti e fshehtësia. Ajo hapëron në përputhje me kulturën, moralin dhe traditën tonë edukative, prandaj edhe është erotikë edukative.  Ndjenja e dashurisë është shumë e fuqishme. Ajo ndodh jasht vullnetit tone, dhe është më e bukur, më humane dhe më natyrore vetëm në shoqëri të fshehtësisë: “Se s’dashuroja as un’ as ti /Po dashuronte dashuria. /Një dashuri - një fshehtësi /M’e fshehur sesa fshehtësija”.

Dashuria si mrekulli njerëzore -  Sipas Lasgushit  dashuria konceptohet si dëshirë, kërkesë e nevojë e domosdoshme pa të cilën njeriu e sidomos poeti nuk jeton dot. “Një poet pa femër pranë nuk rron dot, e sidomos nuk krijon dot”. Dhe, të merresh me poezi erotike duhet një jetë e tërë, një shekull jetë, bile nuk të mjafton. “Jo njëqind por as njëmijë vjet nuk mjaftojnë të shkruash për dashurinë!  Ajo poezi dashurie që mund të shkruhet në moshë të thyer,  s’mund të shkruhet dot në të ri”. Çudi, thot më tej Lasgushi, sa më shumë u plakërka, aq më shumë të zaptuaka malli i dashurisë. Dashuria në pleqëri qënka ç’qenka. Artisti nuk plaket kurrë, arti të mban të ri, dhe, më shumë se kushdo artisti ka nevojë për dashuri. Rreth moshës tetëdhjetëvjeçare,  “Lasgush Poradeci pati një histori dashurie  të jashtëzakonshme, një veprim të gjallë, një dhuratë që poeti  ia bëri Shqipërisë. Ajo ishte një gjë hyjnore, një shenjë qiellore. Bile më dukej e mrekullueshme ajo që kishte bërë Lasgushi” , thot Ismail Kadare.

Duke përfunduar shtojmë, Vexhi Buharaja, poezinë kushtuar L.Poradecit e nisë me vargun: “Një shkëlqim i përendishëm që s”ka shembull e të ngjarë”, për të vazhduar më tej se “ai është . . . një mësim për djalëri”. Me Lasgush Poradecin letërsia, filozofia dhe kultura shqiptare është më mësimtare prandaj edhe më edukative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat