“Berlinalja” e 69-të në dhjetë pika - Bota Sot
“Berlinalja” e 69-të në dhjetë pika

Kultura

“Berlinalja” e 69-të në dhjetë pika

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 15:13
Foto

Gara: 17 filma janë në garë zyrtare për trofetë “Ariu i artë” e “Ariu i argjendtë”. Një listë me regjisorë të ndryshëm ndërkombëtarë konkurrojnë për çmimet marrin vëmendjen kryesore në “Berlinale”. Francois Ozon nga Franca, Siabel Coxiet nga Spanja, Agnieszka Holland nga Polonia dhe Zhang Yimou nga Kina, janë disa prej konkurrentëve.

Publiku, po ashtu, mezi pret filmat e Wang Quan’an nga Kina, i cili më 2007 mori “Ariun e artë” me “Tuya’s Marriage” dhe të Emin Alper nga Turqia, që të dy mjaft të hapur dhe kritikë ndaj qeverive në vendet e tyre.

Juria: Juria përbëhet prej gjashtë anëtarëve që vendosin se kush do të çojë në shtëpi çmimet kryesore, kryesohet këtë vit nga aktorja franceze Juliette Binoche, karriera tridekadëshe e së cilës e kurorëzuar me “Oscar” për rolin e saj në “The English Patient” të vitit 1997 për të cilin u shpërblye edhe me “Silver Bear” në Berlin. Dy aktoret e tjera do të ulen në juri, përfshirë atë gjermane Sandra Hüller ( që ka luajtur në “Toni Erdmann”) dhe ikonën britanike të skenës dhe ekranit, Trudie Styler.

Premierat botërore: “Berlinalja” përsëri do të jetë nikoqire e disa prej premierave botërore të shumëpritura, si dokumentari katërorësh i Charles Fergus i titulluar “Watergate - Or: How We Learned to Stop an Out of Control President” që synon të akokojë jehonën e skandalit të presidencës së Trumpit. Ndërkohë, përshtatja e filmit dypjesësh të Heinrich Beloer për jetën e Berthold Brecht, i emëruar thjesht vetëm “Brecht”, pritet që gjithashtu të jetë në qendër të vëmendjes. Në këtë listë është edhe dokumentari i ri rreth muzikës rock të Britanisë i ikonës së muzikës PJ Harvey, “A Dog called Money” pasuar nga filmi me Juliet Binoche, “Who You Think I am”, për një histori dashurie ndër breza që do të shfaqet në programin “Spacial Gala”.

Gjermanët: Fatih Akin kryeson në filmat përfaqësues gjermanë të cilët tradicionalisht prezantohen në festival. Regjisori që tashmë ka fituar çmime të shumta në Berlin dhe në Cannes, përfshirë “Ariun e artë” për “Head-On” më 2003, prezantohet me filmin e tij të ri “The Golden Glove”, historinë e një vrasësi serik të grave në Hamburg në vitin 1970. Akin është në garë me disa prej regjisorëve më të njohur gjermanë si Angela Sxhanelec dhe Nora Fingscheidt. Filmi gjerman është po ashtu i fuqishëm në seksione të ndryshme të festivalit dhe zë çerekun e programit të 400 filmave në "Perspektive Deutsches Kino", serinë për telente të reja vendore.

Forumi: Programi “Forum” paraqet 39 filma të pakompromis, të gatshëm për të ndërmarrë rreziqe, duke përfshirë vepra për politikën dhe drejtësinë shoqërore që shpesh përdorin forma kinematike jotradicionale. Forumi i 49-të është më shumë një prirje e veçantë letrare, me shumë filma të bazuar në fjalën e shkruar, vargun dhe poezinë, si për shembull “The Children of the Death”, i Austrisë që është shfaqje kinematografike eksperimentale e romanit të fantazmave me të njëjtin emër të laureatit të “Nobelit”, Elfriede Jelinek, “Mother I Am Suffocating”. “This is my last Film about You”, një film i fuqishëm në teknikën bardh e zi për ekzilet në Lesotho dhe Berlin (për njerëz që jetojnë në margjinat e një shoqërie të re për ta”, siç e ka përshkruar regjisori i tij Lemohang Jeremiah Mosese, po ashtu është program.

Panorama: Programi “Panorama” edhe më shumë filma në program: 45 sish nga 38 vende që do të prezantohen në ditët e ardhshme. Sipas drejtuesve të festivalit, “Panorama” e këtij viti ofron një program “ kontrovers, politik dhe sfidues”, me një numër të madh filmash për “njerëzit që orvaten të lënë pas sisteme të heterenomisë dhe të shtypjes”. Këtë vit seksioni përmban edhe shumë filma nga gratë për gratë anembanë botës. Tipik në këtë kontekst është, “Flatland” i Jenna Bassit.

Retrospektiva: “Vetëvendosja. Perspektiva e filmave të grave” është temë e këtij viti në seksionin retrospektiv të “Berlinales” që ka tërhequr filma nga mbarë bota. Edicioni i 2019-s i këtij seksioni paraqitet me 26 filma dokumentarë në regji të grave në perëndim dhe lindje të Gjermanisë së viteve 1968 dhe 1999. Përderisa Lëvizja e Re Kinematografike është e lidhur shpesh me regjisorët Rainer Werner Fassbinder, regjisoret May Spils dhe Ula Stockl që ishin kryesoret e kësaj vale kinematografike. Filmat e regjisoreve të harruara që kanë punuar në sistemin e kontrolluar nga shteti - studion DEFA të Gjermanisë Lindore- do të shfaqen në retrospektivën e “Berlinales” së 2019-s.

Shpërblimet: Do të ndahen në një gala mbrëmje në Berlinale Palace të shtunën, më 16 shkurt. “Ariu i artë” është çmimi kryesor. Vitin e kaluar atë e mori regjisori rumun Adine Pintilie për filmin “Touch me Not”. “Ariu i argjendtë” ndahet për arritje individuale për regji dhe aktrim. Sektorët e tjerë të festivalit, po ashtu, ndajnë çmime të tjera. “Ariu i artë” i nderit sivjet do t’i jepet aktores britanike Charlote Ramping, e cila doli në pah me “The Night Porter (1974) dhe vazhdoi karrierën deri te ai i fundit “45 Years” në vitin 2015 gjatë një karriere në 100 filma televizivë e artistikë.

Dieter Kosslick: Pas pothuajse dy dekadave si kryesues i “Berlinales”, epoka e Dieter Kosslick po vjen drejt fundit në edicionin e 69-të të këtij festivali. Kosslick që nga viti 2001 ka qenë drejtor artistik i festivalit dhe ka ripërtërirë vazhdimisht ngjarjen e filmit, veçanërisht në vitin 2019 me filmat e bërë nga gratë për gratë. Vitet e fundit Kosslick u kritikua shpesh për mungesën e cilësisë artistike. Kosslick ka qenë i gatshëm për të rrezikuar, duke u siguruar gjithashtu që programi frymëzon publikun e gjerë që merr pjesë në festival.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...