Komiteti Botëror i Paqes nderon Prof Dr. Skender Kodra me  çmimin “World Peace Leader”

Kultura

Komiteti Botëror i Paqes nderon Prof Dr. Skender Kodra me  çmimin “World Peace Leader”

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 13:52
Moment nga ndarja e çmimit

Komiteti Botëror për Paqe 202 shtete me seli në Jakarta te Indonezisë vitin e kaluar kishte nderuar Kryetarin e komunës se Gjilanit Lutfi Hazirin me  çmimin “Lider Paqeje”.

Po ashtu Gjilanin kishte shpallur “Qytet Paqeje”. Këtë vit në Gjilan do  instalohet edhe Gongu Ndërkombëtar i Paqes. Aktivitete të ngjashëm ky Komitet do të ketë  edhe në Berat, Shqipëri ku do vendoset  Gongu Ndërkombëtar i Paqes.

Këto dite Nën Presidenti i Komitetit Botëror i Paqes  për Regjionin e Ballkanit Dr. Rabit Sadiku nderoi Kryetarin e Akademise Shqiptaro Amerikane Prof Dr. Skender Kodra.

Ceremonia  u zhvillua ne Gjilan. Çmimin e dorëzoi Zv. Ministri i Punëve të Brendshme  Izmi Zeka. I pranishëm ishte edhe Deputeti i Kuvendit të Kosovës   Ahmet Isufi dhe  Ambasadorja  e Paqes nga Shqipëria Fatmira Lami Xeka

Prof. Skënder Kodra falënderoi Komitetin Botëror te Paqes 202  shtete dhe President  Dr Djuyoto Suntani për nderimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat