Rreziku nga konflikti i interesit nëpër gjenerata dhe kontributi i tij drejtë një “civilizimi”

Kultura

Rreziku nga konflikti i interesit nëpër gjenerata dhe kontributi i tij drejtë një “civilizimi”

Nga: Sabahate Byci Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 14:40
Sabahate Byci

Rreziku që kanoset nga gjenerata e të moshuarve dhe rreziku i gjeneratës së re, shumë vite më parë e deri më sot vazhdon të paraqitet në disa forma si;

1. Rrezik i gjeneratave në jeten politike,

2. Në ate Sociale dhe 

3. Rreziku i gjeneratave në kombinim të të dyja formave teper të ndijshme, qė direkt ndikojnë në zhvillimin dhe funksionimin e një Shteti e posaqërisht në ndikimin e zhvillimit të Shtetit tonë më të ri Kosovës sic është;

-Rreziku Politiko-Ekonomik dhe Rreziku Ekonomiko-Politik në të gjitha aspektet e aktiviteteve të jetes së përditshme.

Si për shembull;

-Konflikti i interesit personal i gjenerates së moshuar në jeten politike që e ka zënë peng vendin e punes dhe s‘ka kush që e largon nga ai vend - e që une këtu pak a shum e arsytoj qëndrrimin e të moshuarve të cilët kan lidhur “Pakt“ me vendin e punes sepse po të njejtit si kryefamiljarë i frigohen së ardhmës me arsyetimin se po ta lëshoi vendin e punes ska se si e me çka ta mbajë Familjen.

Këtu automatikisht aktivizohet  Rreziku Politiko-Ekonomik me mendimin se;

"po të dalin në pension e humbasin rrealizimin e volitshem të të ardhurave personale“ të tyre, të ardhura këto të cilat janë forcë Egzistenciale Financiare për personat në fjalë dhe Familjaret e tyre, duke mos menduar se ky qëndrrim në mënyrë indirekte është sikur;

-denim me vdekje për gjeneraten e re.

Gjithashtu moslëshimi i vendit të punës deri në momentin e fundit për të dalur në penzion, çfaqet si faktorë kryesorë kyq i pengesës, stagnimit dhe mosfunkcionimit të trashigimtarëve së gjeneratës së re ashtu të them si modelim i

-burimit kryesor të konflikteve familjare,  demoralizim ditorë i humbjes së respektit ndaj të moshuarve dhe  -shpresë e humbur shpirtrore ndajë hirarkisë familjare - 

E kjo JO vetem në Kosovë por edhe ktu tek ne në Gjermani, e jam e bindur se njëlloj e njejta gjendje është duke funkcionuar te shumica e njerzimit edhe në vendet e tjera të Botës, që të mos them në gjithë rruzullin toksorë.
Por kto forma të konfliktit të interesit të gjeneratave, me një distancë formulimi nga unë, për shum të reja e të rinjë po shfrytzohen sikur;

“Me ra shi n’kallamoq” ose “hajde e mirë e gjojem” themi në Gjakovë, duke mos e ditur se po të njejtit, pavarësisht moshës, jon ra në një gjendje pesimizmi somnolent dhe ditë për ditë e ma shum po zhyten në snobizem, dhe pasivitet

Don të thot të dy gjeneratat si e reja dhe ajo e të moshuarve po duket sikur po i japin kontribut një;

Konflikti familjar dhe një vetshkatrrimi si dhe po bijnë prehë e një sistemi i cili në të gjitha aktivitetet e jetes, zbeht shumë zbehtë po reflekton ndaj korrupsionit dhe kriminalitetit në çdo formë qeverisëse-

si në qeverisje politiko-ekonomike edhe në ate socialo-familjare, jo vetëm në Kosovë, por kudo në botë.

Përderisa mua Sabahate Byci Autore,Piktore e pavarur dhe Publiciste e lirë asgjë s‘më mbetet përveq lutjes - zotit amanet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat