Teatri më i pëlqyer se kinemaja - Bota Sot
Teatri më i pëlqyer se kinemaja

Kultura

Teatri më i pëlqyer se kinemaja

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 15:48
Foto

Adhuruesit e filmit dhe teatrit në Kosovë, në disa qytete i kanë mundësitë e kufizuara të ndjekin shfaqjet apo filmat, qofshin ato vepra të reja të kinematografisë apo edhe filmat e tyre të preferuar. Një gjendje e tillë, vjen si pasojë e faktit që në Kosovë, në disa qytete, kenamatë dhe teatrot janë pjesërisht funksionale.

Dramaturgu Jeton Nerziraj tha për Radion Evropa e Lirë se publiku kosovarë duket më i interesuar për teatër sesa për kinema, edhe pse në Kosovë ka teatro të cilat nuk janë funksionale gjatë tërë vitit. Sipas Nezirajt, kinematë në Kosovë shfaqin më shumë filma ndërkombëtarë, pasi që prodhimtaria e filmave vendorë është e limituar.

“Në nivel të përgjithshëm ose në nivel të shikueshmërisë, duke të teatri megjithatë është më atraktiv dhe publiku ka shumë më shumë interes për teatrin sesa për kinemanë. Kjo ndodhë edhe për faktin se në Kosovë, megjithatë ka së paku katër apo pesë teatro që janë funksionalë. Ndërkohë që në nivel të kinemasë, është kryesisht e reduktuar tek kinematografia e huaj e cila vjen përmes filmave që shfaqen në kinema, ndërkohë që prodhimtaria vendore e dimë që është e limituar. E tek teatri është pak më ndryshe”, tha Neziraj.

Arsyeja e interesimit më të madh për teatrin sesa për filmin, sipas Nezirajt është se në Kosovë nuk ka infrastrukturë kinematografike.
Gjithashtu, dramaturgu Neziraj përmendi edhe faktin që në Kosovë është rritur numri i grupmoshës së re që shkojnë në teatër për të ndjekur shfaqjet e ndryshme, e që sipas tij, kjo gjë është tejet pozitive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...