Një mishërim i unitetit: Gegë e Toskë që lahen në të njëjtin lumë...

Kultura

Një mishërim i unitetit: Gegë e Toskë që lahen në të njëjtin lumë...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 17:17
Musa Jupolli me presidentin e ndjere Ibrahim Rugova dhe Kadaren në Paris gjatë vitit 1996

Shkrimtari, poeti dhe aktivisti i shume ngjarjeve politike kështu Kosovës - Musa Jupolli  që nga vitit 1984 e deri me sot me aktivitetet e tija te ngjeshura shpalosi vlerat atdhetare të arkitekturës historike të artit, të letrarëve historike të etnografisë dhe frymëmarrës  shqipe i cili i ka botua dymbëdhjetë vepra letrare në gjuhen shqipe dhe dy në gjuhen  frëngjishte. Në  aktiviteteve letrare dhe ato politike  ka kontribuar nëpër  Evropë për zgjidhjen gjendjes të vështirë të popullit dhe të Kosovës nënë thundrën e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe nëpërmjet kontakt dhe shkrimeve në  librat e tij, ne gazeta, në revista dhe mjedise të tjera ku përshkruhet jeta e e këtij poetit, shkrimtarit, aktivistin të mirënjohur në botën shqiptare dhe me larg ku  gjejmë të gjitha peripecitë e udhëtimeve të Jupollit në të katër anët e Evropës - qe nga Parisi, Brukseli, Kopenhaga, Strasburgu e gjetiu ! Kur jemi këtu duhet përmendur dhe veçuar  se  udhëtimet e tij bashke me Ibrahim Rugoven në Pallatin  te Presidenti i Francës dhe takimet me Shiraku,  njohja  me Barnard  Kushnerin, Antoinë Garapon, Bernard Benedeti dhe intelektualet e filozof tjerë të Francës dhe Evropës. Ky poet  në poezitë e tij kryesish  ia ka kushtua Atdheut- Kosovës dhe Shqipërisë dhe trojeve tjera stërgjyshore!

Sipas tij populli shqiptar-  në përgjithësi ka një histori shumë të lashtë  e të gjatë dhe të lavdishme. Në kohën Ilire, dhe më vonë, sllavët ishin larg këtyre trojeve. Me ardhjen e tyre në Ballkan, ata do të merren me aksione të ndryshme dhe  vepruan si pushtues dhe vrasës të popullatës  shqiptare.                                                    

Po ashtu autori bënë thirrje politikës dhe diplomacisë evropiane për njohje të Kosovës nga pesë shtetet e bashkësisë evropian që ende hezitojnë njohjen!  Të shkruash për Kosovën nuk është aspak lehtë, nuk është vetëm dëshirë, është me shumë nevojë, nevojë që të njihet ky popull dhe tragjedia e tije, një tragjedi shekspiriane, thotë- Musa Jupolli! Andaj dashurisë për Atdheun e bashkuar, peshkon lirikën me historinë, traditën dhe jetën e pandarë ne trojet amtare. Andaj poezia si simbolikë e zgjedhur kushtua  lumit Shkumbini është një  mishërim i unitetit: Gegë e Toskë që lahen në të njëjtin lumë.

Musa Jupolli

Gegë dhe Toskë lahen në të njëjtin lumë,

Aty në lumin Shkumbin, aty shkëmbejnë ,

Shkëmbi që mbanë fjalë e lidhë besë ,

Lumë që rrjedhë nga zemër mali shqiptar.

Flet lumi, në çdo gur legjendë Ilir,

Dy ngjyra zëri, dy melodi me nota të njëjta,

N' ujë të bekuar ku lahen zanat e hyjnish,

Të ëmbla, të bukura, shtojzovalle dehje poetike,

N' krah' të shqipes , për Mëmëdhe këndojnë,

Lum lumi, për atë gjuhë që më flet në orën

E himnit t' etnisë sime, në mëngjeset e hershme,

Sintezë dritë-jetë mi bashko trojet arbërore,

Arbëninë e Gjergjit, timen Dardani e Çamëri.

Lumë Shkumbini, gegë-toskë,

Fat dhe epokë në frymëzim të Biblës sonë.

Shpirtrat ekzistojnë, ai i shqiptarëve është lirik,

Që nga antika e deri sot në libra të vjetra pena jonë,

E dëshmon Drini ynë, e dëshmon Vjosa jonë!

Shkumbin-Shkëmbi, aty në Pogradec,

Trofta e famshme, kuzhinë aromë shqiptare,

Vargjet e Lasgush Pogradecit mi recito.

Shkumbin!

Në amanet e për mëllë të Jehonim de Radës,

Nuk po të kërkoj shumë:

Për mallin tim, e të gjithë mërgimtarëve

Me ujin tënd, e lotin tonë, ujitë trojet arbërore!

Në Elbasan pusho pak, është udhëtim i gjatë,

Kur të arrish në Adriatik lësho zë me fuqinë që ke:

Deti Jon le ta dëgjon thirrjen tënde

Mirë se erdhët mërgimtarë n' Atdhe!

Musa Jupolli

Lumit Shkumbin

Gegë dhe Toskë lahen në të njëjtin lumë,

Aty në lumin Shkumbin, aty shkëmbejnë ,

Shkëmbi që mbanë fjalë e lidhë besë ,

Lumë që rrjedhë nga zemër mali shqiptar .

Flet lumi, në çdo gur legjendë Ilire ,

Dy ngjyra zëri, dy melodi me nota të njëjta ,

N' ujë të bekuar ku lahen zanat e hyjnish ,

Të ëmbla, të bukura, shtojzovalle dehje poetike ,

N' krah' të shqipes , për Mëmëdhe këndojnë ,

Lum lumi, për atë gjuhë që më flet në orën

E himnit t' etnisë sime, në mëngjeset e hershme ,

Sintezë dritë-jetë mi bashko trojet arbërore ,

Arbëninë e Gjergjit, timen Dardani e Çamëri .

Lumë Shkumbini , gegë-toskë,

Fat dhe epokë në frymëzim të Biblës sonë .

Shpirtrat ekzistojnë, ai i shqiptarëve është lirik ,

Që nga antika e deri sot në libra të vjetra pena jonë ,

E dëshmon Drini ynë , e dëshmon Vjosa jonë !

Shkumbin-Shkëmbi, aty në Pogradec ,

Trofta e famshme, kuzhinë aromë shqiptare ,

Vargjet e Lasgush Pogradecit mi recito .

Shkumbin !

Në amanet e për mëllë të Jehonim de Radës ,

Nuk po të kërkoj shumë :

Për mallin tim, e të gjithë mërgimtarëve

Me ujin tënd, e lotin tonë, ujitë trojet arbërore !

Në Elbasan pusho pak, është udhëtim i gjatë ,

Kur të arrish në Adriatik lësho zë me fuqinë që ke :

Deti Jon le ta dëgjon thirrjen tënde

Mirë se erdhët mërgimtarë n' Atdhe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat