“Gjurmë pa shenjë”, filmi që ndërthur aksionin, dramën dhe romancën - Bota Sot
“Gjurmë pa shenjë”, filmi që ndërthur aksionin, dramën dhe romancën

Kultura

“Gjurmë pa shenjë”, filmi që ndërthur aksionin, dramën dhe romancën

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 18:11
Ilustrim

“Gjurmë pa shenjë” është filmi më i ri shqiptar që pritet të nisë xhirimet së shpejti. Regjisori, Maksim Alidini, ndan me publikun disa nga detajet e filmit që do të xhirohet në Shqipëri dhe jashtë kufijve. Kastit i janë  bashkuar edhe aktorë të njohur shqiptarë.

“Të gjithë do ta shisnin të kaluarën nëse do të mund të blinin lumturinë….”

Filmi “Gjurmë pa shenjë” i zhanrit aksion, dramë, romancë, me skenar dhe regji të Maksim Alidinit dhe Drejtor Fotografie Lorenc Pelushaj pritet të nisë xhirimet së shpejti në Shqipëri, Kosovë, Itali dhe Zvicër.

Historia e dashurisë së dy të rinjve që përjetojnë dramën e ndarjes, e vendos personazhin kryesor, Maksimin në një betejë për hakmarrje.

Maksim Alidini: Gjithë filmi nis si histori dashurie dhe më pas kthehet çdo gjë në aksion, nga hakmarrje në kërkim të vërtetës. Është i bazuar në një histori të vërtetë.

Aktorë të njohur shqiptare janë përzgjedhur pjesë e kastit.

Maksim Alidini: Filmi do të ketë disa prej artistëve më të njohur shqiptar.Emrat janë surprizë.

Ambiciet e produksionit për këtë film janë të mëdha dhe synojnë të kalojnë kufijtë e Shqipërisë. 

Maksim Alidini: Filmi po bëhet që të paraqitet në Festivalin e Kanës dhe në Festivale të tjera jashta.

“Kur bëhen bashkë miqtë dhe armiqtë për të thurur plane kundër teje, atëhere je një hap larg suksesit...”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...