Një pikturë identifikohet si vepër orgjinale e Van Goghut

Kultura

Një pikturë identifikohet si vepër orgjinale e Van Goghut

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 18:30
Foto

Piktura “Natyrë e qetë me fruta dhe gështenja” i ishte dhuruar muzeut të San Franciskos në vitin 1960 nga persona privatë, transmeton kosovapress.

Piktura nuk figuronte si pjesë e katalogut të veprave të artistit dhe disa ekspertë kishin dyshime për origjinalitetin e saj.

“Në fund të vitit të kaluar, disa ekspertë të muzeut ‘Van Gogh’ ndanë të njëjtin mendim për një pikturë të koleksionit të ‘Fine Arts Museum’ të San Franciskos si krijim të Vincent van Goghut”, pohoi për median Milou Bollen, një nga zëdhënëset e muzeut holandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat