“Sérotonin”, nuk është romani i parë, shpresoj se se nuk do të jetë, as i fundit, që e lexoj direkt në frëngjisht. Por është romani i parë i shkrimtarit kontradiktor francez MchelHouellebecq, që e lexoj në gjuhën e tij, në frëngjisht, pra. Që mos me shkoj as mendjata lexoj në origjinal, më ndihmuan shumë lexues francezë, që thoshin se Houellebecq, ashtu si është i komplikuar në jetë, aq edhe më i ngatërruar del së është në shkrime. Shkrimet e këtij shkrimtari, pohonin me gojën plotë, ata që kishin lexuar romanet dhe poezinë e tij, janë të lodhshëm. Stili i madh (thonë francezet, stil i lartë, themi ne) dhe i ngatërruar i këtij shkrimtari problematik, me kanë lenë pa e lexuar. E kam lakmuar të lexoj, jo që nuk kam lakmuar. Sidomos në dy raste. Isha i gatshëm t’ia mësyja romit tij voluminoz “La carte e le teritoir”, për të cilin roman më 2010 u nderua me çmimin më të madh letrar vjetor në Francë, “Goncourt”dhe herën e dytë, më 2015 kur botoi romanin “Soumission”. Pa lexuar fare, për ketë roman, kam shkruar, edhe shumë e fort bile. Jo shkrim autorial, mbresë a çka shkruaj unë mbi libra që i lexoj e që më lenë përshtypje të thella, por shkruaja se 4’flisnin e shkruanin të tjerët për këtë roman problematik dhe jehonën që kishte ai në opinionin e gjerë lexues (e jo vetëm atij) francez. Pse ndodhi kështu, lexuesit eventual shqiptar, po ia sjell në mend, vetëm më një fjali të shkurtër, hiç më shumë. Romani i tij, “Soumission” (Nënshtrimi, shqip), zgjoi reagime gjithfare në opinion, jo vetëm pse haptazi ishte kundër të huajve në Francë, pse manifestonte mosdurim të ashpër ndaj myslimanëve, ndaj myslimanizmit përgjithësisht, duke parapa, bash sikurse të ishte magjistar preciz dhe i pagabuar, parashikonte që në një vit të afërm, (2022, mos qofsha i gabuar!) me Francën nuk do të udhëheqin më francezët, por arabët. Me një fjalë, me një fjalë, në vend të francezëve, me Francën do të udhëheqin, myslimanët e të gjitha ngjyrave etë racave. Opinionin publik,(lexues e jo lexues), Francezët në përgjithësi i rroku panik i pa parë. Aq më parë, ndoshta pse ishin në vorbullën e një serie atentatesh dhe të sulmeve terroriste kamikaze, të njëpasnjëshme dhe kudo në Francë. Edhe për shumë arsye të tjera, më pak të njohura, opinioni i gjerë publik francez ishte i predestinuar ë besonte në këtë parashikim, “Nënshtrim”, ogurzi.
Me kaloi “Karta...”, me iku “Nënshtrimi”, sikur të kisha lidhë bast me vetveten, jo, për besë (or ti, bir putane!, Houellebecq, a si e pate emrin!), nuk me ikësh më, veç edhe njëherë të bijsh kah dera, pa të shi në dorë, të ndrydhë e shtrydhë mirë, nuk e la!
Dhe, ja se erdhi ajo ditë. Pikërisht, më datën e katër janarit, ky vit, ku më ne fund hapa faqen e parë të romanit “Prishtina” të romancierit tim të preferuar Mehet Kraja, në anën tjetër, nuk di prej nga piku lajmi se, pikërisht sot, pra më 4.1.2019, shtëpia e njohur botuese “Flammarion” e Parisit, hodhi në trg romanin më të ri “Sérotonine” (Molekulë, a kështu disi, shqip), të autorit MichelHouellebecq. Menjëherë (tout desuit), e porosis. Amazon-i, e ditsha që më parë, është shërbyes i mirë, ndërmjetësues besnik.
Pa pik’ kasaveti, gjuhem mbi valët e romanit “Prishtina” qe kaherë e synoja dhe me digjte për të! Besoi a mos besoni. Bëni ç’të doni!
Nuk kaluan as dy-tri ditë e, - si dukati mbështjell në letër!-, me erdhi romani i porositur. Nuk e prish terezinë hiç. Vazhdoj leximin me pasion, bash sikurse, me pasion, ishte shkruar romani.
Derisa bredhja rrugëve e rrugicave, shkretat ato!, të Prishtinës, bashkëme autorin, kurrë pa u shkoqur brengës nga skenëe parë me të cilën hapet ky roman i madh epope: ”Në Prishtinë u ktheva më 16 qershor 1999, gjashtë ditë pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Në pragun e derës së apartamentit tim gjeta një mut të mbuluar me miza me krahë të shndritshëm, të cilat zukatnin hareshëm në ajrin kundërmues të korridorit...”. Kjo zukatje e ky kundërmim..., do të me shoqërojnë deri në faqen 335, kur romani mbyllet me këto fjalë: “Dhe, tani nuk mbeti asgjë më nga shënimet e mia për subjektin e këtij rrëfimi”. (Prishtinë, 2017-2018).
Derisa i lexoja faqet e këtij romani të shkëlqyer dhe të pa kurrkund shoq, në letërsinë tonë me të re, me mbërtheu një gëzim tinëzar: sa të mbaroj leximin edhe të romanit “Sérotonine” të francezit Houellebecq, do të thur një shkrim (kumulativ), mbresë në të cilën do të ngre penj krahasimi midis këtyre dy romanëve të mëdha, të këtyre dy autorëve të mëdhenj, një shqiptari e një francezi njëkohësisht. Të një barku, ose, më se paku, mendoj janë shkrimtarët e mirë, mendoja gjithnjë i lumtur së këtë vit të ri (2019), po e nis mbarë, leximit të romaneve të mirë, sa i takon!
*
Jo, mor jo, kënaqësinë e leximit, nuk ma devijonin, sado që paksa ma rëndonin intervenimet e njëpasnjëshme, të oftalmologut të ri e specialist me perspektivë të shkëlqyer, Ameloo, në përpjekjet e tij titanike që të shpëtojë syrin tim të majtë në fikje definitive!
Gabim kryekreje është, nëse imagjinohet se i kam ra në fund, këtij romani të këtij shkrimtari francez që, zakonisht, zgjon kërshëri dhe bën bujë jo vetëm në Francë, por gjithandej nga e rrahfrankofonia e më gjerë. Jo, more as në gjysmën e romanit të autorit francez isha kur e braktisa për një çast e, - në dorë lapsin mora! Në letër hodha një mbresë, më parë do të quaja, impresiontë përflakët gjimnazisti! Akoma pa vë nënshkrimin, si të isha në ikje, tekstin, ia adresoj gazetës sime të preferuar në Prishtinë. Kaluan dy javë, ndoshta do të bëhen e tri javë, e mbase do të kalojnë edhe tre muaj e tri vjet, e teksti mos të botohet! Ani. Unë pres e pres! (I ri jam, edhe pak i mbush të tetëdhjetat! Ndoshta një ditë, nëse egjeli me jep vade, mbushëm mend, sikurse thonë andej nga ana e Podgurit!
*
Tash kur blova aq shumë (trash e imtë) nuk me mbetët shumë të them për romanin “Sérotonine” të Houellebecq-ut, pos të shtoi se ai vazhdimisht është në qendër të vëmendjes se opinionit lexues francez dhe se, vazhdon të kryeson listat e sondazhit të librave më të lexuar, prej shfaqjes se tij e deri më sot. Sa mua me takon, sa i përket hises time, mund të them se këtë roman, në origjinal, (në frëngjisht) e kam lexuar me kënaqësi e pa brenga të mëdha, bash sikur lexoj shqip, gjithnjë ngatë iluzionitse po kuptoj çdo gjë, mirë e kthjellet, po kuptoj. Kjo nuk hera e parë që më ndodhë kështu. Ose ndoshta, sa më mirë është shkrimtari, aq e më kuptueshme është gjuha e tyre, jam kah lexoj në gjuhë e tyre. Në fund pyes, ku janë ata “trima” që me frikësuan që edhe unë t’i ngjitëm atyre lexuesve që më kënaqësi e lexojnë, këtë shkrimtar. Iluzion, ëndërr apo zhgjëndërr!
E vërteta, si gjithmonë, është diku, në mes!
Mirë është, aty ku është. E vërteta!
(Romanin “Sérotonine” e ka botuar shtëpia njohur botuese “Flammarion” e Parisit, ka(p) 350 faqe dhe kushton 22 euro).