Gjevori: Nga të gjitha dekoratat, e veçoj atë nga Ibrahim Rugova

Kultura

Gjevori: Nga të gjitha dekoratat, e veçoj atë nga Ibrahim Rugova

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 06:45
Gjevori dhe Rugova

Mehmet Gjevori ishte pishtar i devotshëm i arsimit shqip dhe tërë jetën ia kushtoi zhvillimit të arsimit dhe përhapjes së dijes në Kosovë”, u tha në akademinë komemorative.

Para pak ditësh, e sollëm një lexim tepër të nevojshëm, shkruar nga Gjevori.

Gjevori ishte autori i Abetares së parë Shqipe në Kosovë, mësues, pedagog, dhe veteran i arsimit.

Gjevori vdiq në vitin 2007. Në vitin 2003 ai kishte marrë një dekoratë nga Ibrahim Rugova, për të cilën pati fjalë miradie.

“Falenderoj përzemërsisht Presidentin e Kosovës, Dr.Ibrahim Rugovën, për Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, që ma dha me rastin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, për kontributin e dhënë në fushën e arsimit të Kosovës, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj në mbarëvajtjen e shkollës në Kosovë, në fushën e hartimit të teksteve shkollore, si dhe të mirëkuptimit e të përkrahjes së Lëvizjes Demokratike të Kosovës për liri e pavarësi në vitet ’90-ta” tha në qershor të vitit 2003 Gjevori, kur e morri dekoratën, shkruan kultplus.

“Nga të gjitha dekoratat që kam marrë deri më tani, unë veçoj këtë të Presidentit të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugovës, dhënë më 10 qershor 2003, si dhe medaljen e artë “Naim Frashëri t klasit I” të Kryetarit të Republikës së Shqipërisë, Dr.Sali Berishës, dhënë në Tiranë, më 11 prill 1994, për shërbimin në shkollat shqipe në Shqipërinë Veriore e Lindore, jashtë kufijve politikë të vitit 1913 të shtetit shqiptar” vazhdoi asokohe tutje Gjevori.

“Ndonëse jam i lindur në Elbasan, vendlindje të dytë kam Kosovën, ku po jetoj, po punoj e po krijoj qe 62 vjet në fushën e arsimit dhe të edukimit të brezave të rinj”, thoshte ne letrën e tij Mehmet Gjevori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat