U dha premiera e filmit “Në Mes” në Berlinale

Kultura

U dha premiera e filmit “Në Mes” në Berlinale

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 10:29
Foto

“NË MES” është filmi i parë në Kosovë që u bë pjesë e garës ndërkombëtare të filmave të shkurtër “Berlinale Shorts”. Mbrëmë u dha premiera e këtij filmi. 

Ky film prezanton një temë nga Kosova që pasqyron dashurinë nder vëllazërorë si problematikën e migrimit nga fshatrat e Kosovës. Pas premierës, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku përmes një postimi vlerësoi lart punën e përbashkët të ekipit. 

“Çfarë momenti. Urime Samir, Eroll, Enis, Gzim, Memli.. dhe te gjith ekipa tjeter per kete premiere të mrekullueshme ne Berlinale”, shkroi Zharku. 

Filmi trajton dy tema paralelisht; fenomenin e ndërtimit të shtëpive të njëjta dhe migrimin e cila veçmas theksohet nëpër këto familje. Nëpërmjet personazheve, portretizon marrëdhënien dhe solidaritetin në mes vëllezërve; sakrificën dhe vendosmërinë e prindërve për të mbajtur harmoninë brenda familjes; kuptimin dhe rëndësinë e shtëpisë dhe shpresës në mes kthimit apo jo në vendlindje./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat