Karroca e Dylit

Kultura

Karroca e Dylit

Nga: Fatmir Lohja Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 11:25
Fatmir Lohja

Ekonomisti  me emocione hyri në drejtori.I dorëzoi titullarit për nënshkrim evidencat e muajit.Drejtori ,gjatë nënshkrimit, i hodhi një shikim rutin.Treguesit kryesor qenë pozitiv.Nuk i pëlqente plogshtija e djalit.

Ti  çdo punë e bën me karrocën e Dylit.Me mua nuk mund të punohet me këtë ritëm,- iu drejtua papritmas ekonomistit.

Zoti drejtor nuk kam shetitur ndonjëherë me karrocë.Jam i brezit të autoveturave,- u përgjigj ekonomist  Agimi me qetësi.- Po Dyli a ka mbiemër,se njoh shumë me të tillë emër?

Paske nge për konferenca.Kur t’i mësosh kuptimin  shprehjes popullore se: “Po udhëton më karrocën e Dylit,” eja më jep shpjegime për mbiemrin që do t’i vesh!- dhe drejtori u ngrit në këmbë, duke dhënë mesazhin se takimi mbaroi.

Me daljen nga zyra të   ekonomistit,drejtori ndezi një cigare dhe po mendohej:” Nuk e kuptoj  brezin e ri.Flejnë në këmbë. Mundohem t’i nxis për punë, me shprehje popullore, ndërsa ata ma kthejnë me pyetje!?A kanë mësuar në shkolla traditat kombëtare!?Djali nuk ka mbushur të tridhjetat dhe më duke sikur fle në këmbë. Në moshën e tij nuk i kam lënë dy gurë bashkë. Nuk  thonë kot: - I riu si veriu.Si t’i nxis për punë këtë brez të ditur,por të ngathët?- Si më tha?- jam brezi i autoveturave. Më duket se edhe unë kam mbetur me të vjetrën.Mund të ketë të drejtë ai.Ka mbaruar djali fakultetin në mes të Londrës,dhe unë i çaj kapallën me “karrocën e Dylit “?Kur të kem nge,dhe të jem në formë,do ta thërras një ditë, për të bërë debat të lirshëm!

 Agimi doli i sëkëlldisur nga drejtoria.E vriste mendjen për takimin me drejtorin.”Kam shumë  respekt . Eshtë burrë babaxhan.E kuptoj  që kërkon të më nxisë për punë.E ka një të metë.Kërkon  ndihmë në shprehja të vjetra popullore. E kuptoj që don t’i bjerë shkurt , por ai nuk e di se brezi ynë të tilla shprehje nuk i dimë.Do të lexoj  shprehje popullore,si të vjetra edhe të reja ,që të jemë gati kur të ballafaqohem herët e tjera.”

Një pas dite sekretaria e lajmëroi Agimin, se po e pret drejtori në zyrë e tij.Për të qënë në gadishmëri , mori një tufë evidencash në dorë.U çudit me mirëpritjen e drejtorit.Ai u çua në këmbë kur  i dha dorën.

Nuk të kam thirrë për punë.Kam deshirë të bëjmë një debat të sinqertë, me temë”” Karroca e Dylit”. E lamë përpara ca ditësh që të shfletoje libra për këtë temë. A keni deshirë të debatojmë,apo nuk jeni gati ende?

Gati jam gjithnji,- u përgjigj  Agimi, i çtensonuar nga takimi i papritur.- Në jemi brezi i internetit.Në arkivat e google kam eksploruar shumë për temën në fjalë.

Drejtori i bëri me shenjë që të shprehte menidimet e veta .Agimi e nisi me zbërthimin e temës.Në dukje krijohet ideja se kemi të bëjme me një karrocë dhe Dylin, pronarin e saj.Meqë është karrocë ajo tërhiqet nga kuajt, se po të terhiqej nga qetë do të emertohej qerre.Prejardhja e emrit Dyl vjen nga shkurtimi i disa emrave,si; Abdyl ;Avdul; Dylaç; Deyleman;Dylestan,… pra përgjithësisht  emra të vjetër turk.Nga eksplorimet , nuk ka marrë të dhëna se me sa  rrota, dhe me sa kuaj  tërhiqet karroca.Nga një këngë e Shqipërisë  mesme, sqarohet   se Dyli ,me karrocën e vet,ka sherbyer në transportin e udhëtarëve, si në linjat urbane edhe interurbane.Kënga  përcakton linjën Tiranë- Shijak, e kthim,por çuni,që ka udhëtuar, do të gjejë belanë,se nuk i ka dhënë paratë zotni Dylit, as në shkuarje,e as në kthim.

Drejtori e ndiqte me buzëqeshje.Nga kjo Agimi mori kurajo të vazhdonte  me idetë e tija , Dyli me karrocën ecin ngadalën. Nga analiza del se faktorët kryesor,që ulin e shpejtësinë e udhëtimit,mund të jetë  vjetërsia ose e ; Dylit; karrocës; kalit;kombinacioni  i tre elementeve sëbashku.Edhe politika e përdor vend e pavend  karrocën e Dylit , në luftën e saj për të marrë pushtetin.Opozita e akuzon pozitën,se ajo po punon me ritmet e karrocës se Dylit ,prandaj gjendja e Shqipërisë është në këtë derexhe.Opinjonistët akuzojnë opozitën, se me ritmet e karrocës se Dylit,nuk kanë për ta marrë pushtetin asnjëherë.Ka politikanë, që me karrocën e Dylit,krahasojnë linjat ajrore, kur ato, për ndonjë  shkak  kanë vonesa në orare .

Zoti drejtori! Mendoj se nuk është mirë,të  merremi me Dylin e karrocën e tij,se jemi në kohën e internetit,aeroplanëve supërsonik,të trenave supërekspres, që e kanë bërë globin sa një grusht,- i përfundoi Agimi mendimet.

Drejori e ndjekte me respekt.I pëlqeu  guximi dhe logjika e tij.I zgjati një cigare djalit edhe vetes.E ndezen ngadalë -ngadalë.Drejtori,me ato veprime , kërkonte kohë për të bërë replikën.

 Unë e kërkoj, me dashamirësi ,që brezi yt të jetë më energjik.Si mund t’u nxis? –e  pyeti drejtori .

Mendoj se e vjetra nuk mund ta nxisë të renë. E reja e quk  më shumë sedrën të resë.

Konkretisht! – nuk iu durua drejtorit.

Mund të me nxisësh, duke më pyetur  kur do të bëhem Ferrari,supërsonik, raketë ,..…, të cilat kanë shpejtësi ku e ku më të lartë se karroca e Dylit të shkretë.

Brezi i juaj nuk ka respekt për traditën?

Për traditën që ia vlen kemi shumë respekt.Ju po më trajtoni si djalin tuaj.Unë po iu respektoj si prindërit e mi.Ku ka traditë më të bukur, që brezat të respektojnë njëri-tjetrin?

Jo.Jo.Kjo nuk është tradicionale,- qeshte drejtori.- Babai  nuk më ka folur ndonjëherë në këtë mënyrë,që po bisedojmë bashkë.Mos zbatimin e urdhërit,të dhënë nga ana e tij, e ndëshkonte me egërsi.Jam shumë i butë në krahasim me atë,te fëmijët e mi.

Veprimin tuaj e quaj civilizim të brezit që përfaqësoni, por brënda i ka tërë elementët e traditës.Nga respekti për babanë,i zbatonit me deshirë të gjitha urdhërat e dhëna nga ai.

Edhe ke ,edhe nuk ke të drejtë.Janë elementët e respektit,por është edhe frika nga  dajaku. Mos e harro këtë!- qeshte drejtori me zë të lartë.

Dikur dhuna ka qënë mjet edukimi, sepse niveli arsimor ishte i ulët.Mjet dhune është edhe shteti,dhe fatkeqësish as një komb nuk e ka zbritur ende nga shpina.

Cilat tradita pëlqeni ju ?

Më pëlqen; ta flas e  ta shkruaj gjuhën shqipe sa më bukur;gatimi tradicional;muzika qytetare shqiptare;…Ndjehem mirë që jam shqiptar.Në Londër,kur më thonin se jam italjan reagoja menjëherë, duke e cilësuar se jam shqiptar.

Me të vertetë ju mburreshit në Angli me origjinën tënde?

 Nuk thashë se mburresha.Nuk jam me teoritë naive se kombi ynë është; më i vjetri në botë;se me gjuhën tonë shpjegohet gjithçka;fanara ndriçues buzë Adriatikut, e përralla të tjera.Ndjehem mirë që jam shqiptar.Deri në frymën e fundit do t’i dal përzot origjinës sime.

Të ka shkuar ndonjëherë në mëndje të qendroje në Londër?

Me afruan punë me pagë ku e ku më të lartë, nga kjo   që marr këtu.E kam të thadruar në tru,që në fëmijëri:” Guri peshon rëndë në vendin e vet.”

Nga Anglija çfarë mendon se ke marrë,që ia vlen tek ne?

Për gjashtë vite në Londer kam studjuar për ekonomi,pra jam specializuar për ekonomi.Kulturën,edukatën e kam marrë në Shqipëri nga prindërit,shkollat dhe shoqëria ku jam rritur.Në fillim sedra më lëndohej menjëherë,kur dëgjoja lajme të keqija për Shqipërinë.I akuzoja gazetarët anglez për njëanshmeri.Në fakt gazetarët vendas,publikonin lajme që nuk I nderonin anglezët.Mendoj se e kanë mirë,qe e shohin realitetin me syrin kritik, me qëllimin e përmirësimit të shoqërisë.

Meqë anglezët cilësohen për humorin e hollë,a ke ndonjë gjë interesante për të më treguar?

Kur  u njohëm mirë,më bënin pyetje të sinqerta, për njohjen e vendit tonë.Një ditë,në klasë,gjatë pushimit ,u këndova këngën:”Me gëzim po shkoj në punë.”Ma mbanin ritmin,duke rrahur duart mbi tavolinë si unë,pra u pëlqeu melodia e këngës.Kur e përktheva teksin e këngës, u shkulen se qeshuri .- Çfarë gënjeshtre?- pyeti i pari.- Kush është ai i marrok, që shkon me gëzim në punë?-ia priti tjetri.-E ka përkthyer gabim,- këmbëgulte një skocez.- O të çmendur,me gëzim njëriu shkon në shtëpi,pasi ka mbaruar punën.

Besoj se nuk je fyer nga pyetjet,?-dhe drejtori qeshte pa frena.

Mirë nuk më vinte,por fyerje jo,se vete ua tregova.Në çdo mëngjez,me turi varur, e këndonin këngën në gjuhën shqipe.Kur mbaronim mësimin, e këndonin në gjuhen e angleze,me pak modifikim,duke hedhur kapelet e kolegjit  në hava:” Më gëzim po dal nga puna.”

Me pyetje pergjigje shkoi bajagi kohë,qe drejtori po zbavitej me rrefimet ekonomistit,nga përvoja e tij në Londër.

Ju mendoni që brezi ynë të terhiqet totalisht?- e pyeti në fund drejtori me sinqeritet maksimal.

Në asnjë mënyrë,për hatër të Shqipërisë,- u përgjigj me serizotet Agimi.-Një komb  përbët nga bebet e porsa lindura deri plaku që flet  me mend.Nuk janë shpenzimet të kota , pagesat që bëhen për   të lindur në kushte sa më të mira.Shëndeti i tyre është bazë për të ardhmën e kombit.Brezi im edhe i juaji,i kemi vënë shpatullat punës aktualisht.Eksperienca e jua,j me dituritë tona, të mësuara anëkend botës, duhet  domosdoshmërisht të  gërshetohen,për të rritur mirëqenjen e atdheut tonë.Atje ku ka konflikt brezash, ai komb nuk ecën me hapin e shokëve.

Në ndarie drejtori e përqafoi Agimin.Kur ai mbylli derën, tha me zë të lartë:”Lum Shqipëria   me brezat  që po rrit!Sa të kem frymë, nuk jam dakort që libra nuk lexojnë.Mos i ndodhtë kujt,si mikut tim,që paratë i fsheh në libra,se fëmijët vetëm në bibliotekën e shtëpisë nuk i shkojnë asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat