Themelohet çmimi për studime shqiptare, “Idriz Ajeti”

Kultura

Themelohet çmimi për studime shqiptare, “Idriz Ajeti”

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 09:01
Foto

Lajmi është bërë i ditur në mbledhjen komemorative të Institutit të enjten, përcjell sot Koha Ditore. Në këtë mbledhje, Ajeti i cili ka vdekur në moshën 102-vjeçare, është vlerësuar si njëri prej intelektualëve më të mëdhenj. Është kujtuar kontributi i tij në shkencë e si udhëheqës institucionesh.

Drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Hysen Matoshi, ka thënë se jeta, veprimtaria intelektuale dhe vepra e tij shkencore janë të lidhura ngushtë me rrugëtimin e vështirë historik të kombit të tij, me ecjen e shqiptarëve drejt caqeve të lirisë, të dijes e të përparimit./Koha/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat