Njihuni me princeshën Qajair, 13 burra vranë veten për të

Kultura

Njihuni me princeshën Qajair, 13 burra vranë veten për të

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 10:57
Foto

Emri i saj është Zahra Khanom Tadj es-Saltaneh dhe ajo ishte princeshë iraniane.

Princesha ka qenë e martuar me Amir Hussein Khan Shoja'al Saltaneh me të cilin kishte katër fëmijë.

Vajzat e saj konsideroheshin si gratë më të bukura dhe se kishin trashëguar tiparet e nënës së tyre. Fatkeqësisht, ndryshimi i interesave, çoi në divorc, diçka shumë e çuditshme për kohën dhe diçka e papranueshme për kulturën dhe besimin e iranianëve.

Princesha ishte një grua revolucionare që luftonte pa u ndalur për të drejtat e grave. Shumë e konsideronin si “feministe”.

Ajo ishte shkrimtare, piktore, intelektuale dhe aktiviste që organizonte mbrëmje literature një herë në javë.

Thuhet se Zahra ishte gruaja e parë që hoqi hijabin (veshjen e mbuluar) në gjyq dhe veshi rroba të stilit perëndimor.

Sipas të dhënave historike, princesha vdiq në vitin 1936 në rrethana të panjohura deri më tani. Thuhet se trupi i saj prehet në varrezat Zahir-OD Dowleh në Tajrish.

Në çdo rast, kjo grua ka thyer të gjithë stereotipat ekzistues të bukurisë.

Si fotografitë e saj edhe historia e jetës së saj, vazhdojnë t'i bëjnë kureshtarë të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat