Kroatët të indinjuar me heqjen e “Ditarit të Ana Frankut” nga lektyra shkollore

Kultura

Kroatët të indinjuar me heqjen e “Ditarit të Ana Frankut” nga lektyra shkollore

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 13:30
Ilustrim

Vendimi për të mos u rekomanduar më nxënësve kroatë leximin e ”Ditarit të Ana Frankut” ka ngjallur indinjatën e shumë kroatëve.

Rreth 3000 persona nënshkruan sot një peticion ku kërkonin rifutjen e kësaj vepre në programet shkollore.

Deri më tani, mësuesit kroatë kanë patur në program një listë me vepra letrare që ua rekomandonin nxënësve gjatë orëve të mësimit në gjuhën kroate. Pjesë e tij ishte edhe ”Ditari i Ana Frankut’’, i shkruar mes periudhës 1942 dhe 1944 nga kjo adoleshente hebreje, e cila vdiq në kampin famëkeq të Bergen Belsen në 1945, një vit pasi u zbulua dhe deportua së bashku me familjen e saj. Kjo listë me vepra u hoq.

”Holokausti nuk është një çështje që mund të hiqet nga orët e mësimit në gjuhën kroate”, sipas peticionit, ku kërkohet që ”Ditari i Ana Frankut” të përfshihet në një tjetër listë, atë të librave që nxënësit e vendit, duhet me detyrim të lexojnë gjatë vitit akademik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat