Ibrahim Kodra fitues i çmimit për vepër jetësore “Azem Shkreli”

Kultura

Ibrahim Kodra fitues i çmimit për vepër jetësore “Azem Shkreli”

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 13:37
Ndarja e çmimit për vepër jetësore “Azem Shkreli”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi gjatë ditës së sotme ka ndarë çmimin për vepër jetësore “Azem Shkreli”. Ky çmim i është ndarë Ibrahim Kadriut.

Fitues i Çmimit për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”, sot është shpallur Ibrahim Kadriu.

Ai është shkrimtar poet, dramaturg, i pranishëm në letrat shqipe në Kosovë e në viset shqiptare qe më shumë se gjysmë shekulli.

Kadriu:  Ky çmim më ka bërë të ndihem shumë mirë

“Me thënë të drejtën kur e kam parë titullin, çmimi kombëtarë letrarë për vepër jetësore, e kam ndarë përgjysmë. Ky çmimi kombëtarë më ka bërë me të vërtetë me ndi vetën shumë mirë, me ndi vetën se edhe kombëtarisht qenkam në nivel dhe të pranohem kombëtarisht, por kjo çmimi jetësor, mendova se ka përfunduar jeta ime”, ka thënë ai.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se është shumë e rëndësishme që këto çmime po ndahen në prag të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku mes tjerash tha se krijimtaria e tyre nuk paguhet me mjete monetare.

Gashi: Krijimtaria dhe puna e juaj nuk paguhet me mjete financiare

“Është kënaqësi e madhe për mua që sot në emër të Ministrisë së Kulturës, pra në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës organizojmë këtë ceremoni të ndarjes së çmimit kombëtarë letrar, për çmime vjetore për letërsi, si shenjë falënderimi e kontributit dhe angazhimit që keni bërë për vitin 2018....Është shumë me rëndësi që në vigjilje të pavarësisë, 11 vjetorit edhe sipas rregullores për ndarje të çmimeve ne sot organizojmë këtë ceremoni. E di ndoshta nuk janë vlera dhe shuma të mëdha, krijimtaria dhe puna e juaj nuk paguhet me para dhe me mjete financiare”, ka thënë Gashi.

Ministri Gashi me këtë rast ka përgëzuar të shpërblyerit dhe premtoi stimulim të mëtejmë të krijimtarisë letrare.

Në fund, kryetarja e jurisë për ndarjen e këtyre çmimeve, Nevrije Ismaili- Bislimi ka arsyetuar ndarjen e këtyre çmimeve, për të arriturat njëvjeçare në letërsi.

Ndryshe, çmimin për prozë e roman (Çmimi “Anton Pashku”), i është dhënë Sali Bytyçit e Florin Kelmendit. Për poezi (Çmimi “Ali Podrimja”), Merxhan Avdylit  e Çun Lajçit, për studime letrare, kritikë letrare e eseistikë (Çmimi “Ibrahim Rugova”) Sali Bashotës e Aqif Mulliqit. Për përkthim (Çmimi “Pjetër Bogdani”),  Alfred Bekës dhe për poezinë për fëmijë (Çmimi “Vehbi Kikaj) Avdush Canajt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat