Shteti është punë e madhe, prandaj popujt kanë nxituar të bëjnë shtetet e tyre. Dhe i kanë bërë me punë dhe vetëm me punë.
As me drogë, as me korrupsion. Po për shqiptarët bërja e shtetit është vrima e fundit e kavallit. Madje sikur nuk është dhe as ishte ndonjëherë prioritet veç në kohën e Skënderbeut. Se pushtave tanë s' u bëhet vonë kurrë. E sa për poetët e mëdhenj kombëtarë as që kanë qarë kokën. Se ata kanë hallin e tyre, të shtëpive të tyre, të pasurive të tyre.
Derisa bota shtëpitë e poetëve të mëdhenj i ka shndërruar në muze kombëtare, shqiptarët as që i dinë se ku i kishin ata shtëpitë. Dhe për pasojë dhëmbi i kohës i ka gërryer gjer në themel. Kështu i ka ngjarë shtëpisë së Gjergj Fishtës. A mund të krahasohen fatet e shtëpive të poetëve kombëtarë shqiptarë me të atyre kombëtarë gjermanë apo të tjerë? Kurrsesi. S' ka vend për asnjë krahasim.
Ja pamjet:
Dy poetë kombëtarë. Njëri shqiptar e tjetri gjerman.Shtëpia e Fishtës dhe shtëpia e Gëtes. A thua turpi ka emër? Po, ai quhet shteti shqiptar. Vërtetë turp!