Në Kalanë e Ulqinit fillojnë punimet konservuese

Kultura

Në Kalanë e Ulqinit fillojnë punimet konservuese

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 10:58
Foto

Punimet janë duke u kryer nga një ekip i Qendres për konzervim dhe arkeologji të Malit të Zi ku udhëhheqëse e kësaj ekspedite është znj. Biljana Brajoviq. Lidhur me këtë informacion nëpërmes rrjetit social është deklaruar edhe drejtori i Qendres për kulturë të Ulqinit, z. Musa Hoxhiq.

”Sic ju kemi lajmëruar edhe më parë Qendra për kulturë ka fituar projektin nga Ministria e kulturës për revitalizimin e Citadelës. Punimet kanë filluar dhe do të zgjasin deri ne fund të muajit maj”, shkrun ndër të tjera z. Hoxhiq.

Drejtori i Qednres për Kulturë ka publikuar edhe disa pamje nga punimet në Kalanë e Ulqinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat