“Miqtë e Amerikës” hapin ekspozitë në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë - Bota Sot
“Miqtë e Amerikës” hapin ekspozitë në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë

Kultura

“Miqtë e Amerikës” hapin ekspozitë në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 11:12
Foto

Disa nga fotografitë e personaliteteve të ekspozuara në shesh janë: George H. Bush, Bill Klinton, George W. Bush, Medeline Albright, Wesley Clark, Mbretëresha Elizabeth II, Angela Merkel, Nicolas Sarkozy, Tony Blair, Robin Cook, etj.

Kreu i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, ka bërë të ditur se kjo ekspozitë është organizuar në mënyrë që t’u tregohet miqve ndërkombëtarë se populli shqiptar është mirënjohës për kontributin e dhënë gjatë kohëve të vështira, transmeton Klan Kosova.

“Kemi vazhduar traditën që të zhvillojmë së paku një aktivitet sado modest, jo veprim me deklarata por veprim me aktivitet konkret”.

“Ky është aktiviteti jonë i radhës për t’i nderuar disa personalitete të caktuara të shteteve mike, që kanë kontribuar në krijimin e këtij shteti që tash shënon 11 vjetorin”.

“Ju kërkomë falje që për shkaqe financiare nuk kemi mundur t’i ekspozojmë edhe disa personalitete të fuqishme të tjera që kanë kontribuar në shtet ndërtimin e Kosovës”.

“Qëllimi i kësaj ekspozite është që t’iu tregojmë aleatëve tonë, posaçërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe aleatëve tjerë se populli shqiptar është mirënjohës për ndihmën e ofruar atëherë kur kemi pasur nevojë më së shumti për miq dhe aleat”.

“Nuk është zgjedhur rastësisht sheshi ‘Nëna Terezë’. Kemi zgjedhur këtë shesh që mban emrin e një bije shqiptare e cila është figure unifikuese botërore. Një figurë e cila ka dërguar shumë mesazhe dhe dashuri në mirëqenien e njerëzve në nevojë”.

“Këtu kemi disa personalitete të rëndësishme duke filluar nga Presidenti tashmë i ndjerë George H. Bush, Bill Klinton, George W. Bush, Medeline Albright, Wesley Clark, Mbretëresha Elizabeth II, Angela Merkel, Nicolas Sarkozy, Tony Blair, Robin Cook si dhe personalitete tjera të rëndësishme për Kosovën”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...