Intelektualet shqiptarë mund ta ndriçojnë historinë e vet gjuhësore dhe kulturore...

Kultura

Intelektualet shqiptarë mund ta ndriçojnë historinë e vet gjuhësore dhe kulturore...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 10:21
Pamje nga takimi me përfaqësuesve të grupeve të punës të “Kuvendit Ndërkombëtar” në lokalet e hotelit “ Sirus” në Prishtinë

Grupi i punës i “Kuvendit Ndërkombëtar” me përfaqësuesit  e shoqatës "Rrënjët tona" kryesuar nga prof. Suzan Guri  i cili  në fjalën e tij  mbajtur para të pranishmeve në lokalet e hotelit “Sirus” në Prishtinë dhe Podujevë foli për rëndësinë e këtij aktiviteti për herë të parë në Shqipëri - shtrirje dhe organizimi, si dhe rëndësinë e pasurive albanologjike, historike, arkitektonike, kulturore e tët tjera. Shumë pak dihen për të mos thënë aspak në nivelin siç ato e meritojnë të njihen dhe për më tej të studiohen më shumë nga studiuesit e degëve përkatëse. 

Do ketë salla të shumta për ekspozimin e shprehjeve të ndryshme rreth Shqipërisë, shqiptarëve e të tjera. Në takime tët tilla  mbetet në mendje shprehja e profesor Gurit: "Populli prodhon njerëz që i shërbejnë popullit". “Rilindësit - vazhdon për më tej - thoni të vërtetën por jo për tu rritur mendjen, por e thoni të vërtetën  shqiptarët se kush janë dhe të ditë të huajt se kush janë shqiptarët".

Nga miqtë mikpritës nga Kosova i pari që mori fjalën ishte i nderuari profesori Rexhep Doçi, i cili shprehu mirënjohjen e tij si për këtë organizim edhe për rëndësinë e botimeve të ndryshme që do mundësojë ky organizim. Ai për shumë vite nuk ka reshtur së shkruari vullnetarisht duke sjell kontributin e tij në fushën e onomatopesë. Diskutuesi në diskutimet e tyre bënë  thirrje që kjo nismë të zhvillohet dhe të përfshihet rinia, sepse ne kemi djem dhe vajza që janë të mrekullueshme që dinë gjuhë dhe kërkojnë vetëm një shtysë sepse kjo lokomotive  e fortë rinore tërheq shumë gjëra pas veti. Një takim i tillë që u mbajte në Prishtine dhe Podujevë ishte tepër shpresë dhënëse dhe për më tej ky është vetëm një fillim i mbarë i shumë punëve të mira që na presin me përgjegjësinë por edhe me dëshirën e madhe që të mos i kemi borxh atdheut se ne nuk bëmë asgjë.

Nisma të reja që shqiptarëve do tu sjellin të vërteta historike ...

Në këto takime u theksua së ne shqiptaret duhet të kuptojmë se historia nuk qëndron pas nesh si një objekt. Përkundrazi, ne jemi vetë histori  dhe ne përgjegjës për mënyrën sesi e trajtojmë. Ndaj, pesha e fajit është aq, sa dëmi i bëhet atdheut. Një kuvend i tillë duhet të na bëjë që të shikojmë dy hapa para, por edhe një hap prapa, ndryshe nga mendësia e sotme politike botërore që iu kërkon popujve të mos merren shumë me histori dhe të mos shikojnë nga e kaluara. Nëse njeriu, thjesht shikon, ka veçse logjikën e kafshës. Një kuvend i tillë duhet të bëjë qytetarin dhe shtetarin shqiptar i cili duhet të dijë kush jemi, për të qenë të barabartë me të tjerët. Ndaj është koha që ne vetë të shkruajmë historinë tonë, duke mos qenë, as të verbër e as sqimatarë, ku historia jonë nuk mund të shkruhet nga okupatorët e shërbëtorët me melhem e pa bereqet, sepse historia na ka mësuar deri më sot, siç na thotë i madhi filozof Hegeli, atë që nuk mësojmë shumë nga historia. Ndaj shqiptarët do të vuajnë dhe do të përfitojnë, kjo e lidhur edhe me servilizmin e pashoq të bashkë atdhetarëve tanë, kinse gjoja pragmatistë. Andaj  ne  shqiptaret  kudo që jemi duhet të mbajmë qëndrim ndaj këtij realiteti që më të brishtë e më zezën që i kanë bërë vetë shqiptarët, nga padija e mungesa e vizionit,  nga ofertat e vjetra e të reja në lëmin e konspiracionit. Sikur nuk mjaftojnë paudhësitë e shteteve fqinj dhe atyre perandorakë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarit, ndaj historisë dhe gjuhësisë sonë, por na duhet të jemi dhe servil ndaj tyre, aq sa shumë syresh prej nesh i quajnë pushtimet bashkëpunime. Nisma të tilla duhet të na sjellin të vërteta historike, për të qenë të vërtetë me faktet, sepse nga historia e shkruar për Shqipërinë dhe shqiptarët ka thënie të tmerrshme, sidomos kur i dëgjon nga goja e personave kyç të vendit, me po aq urrejtje sa akademikët serb e maqedonas. Kuvendi i tillë të shqiptaret nuk vjen për të treguar, secili patriotizmin e vet, se sot njerëzit e kulturuar në çfarëdolloj profesioni, më tepër i përkasin qytetarisë së botës, sesa vendit pikë oqean ku jetojnë, por për të treguar se historia ka lindur si mjet për te kryer një funksion hyjnor, ne edukimin e brezave te rinj, ne orientimin e politik bërësve sipas traditës, e cila e ka bazën e formimit ne dijen hyjnore. Ndaj, ne shqiptaret duhet të flasim, me motivin, sesi të mos vuajmë nga mungesa e personalitetit, aq më tepër. 

Populli shqiptarë vepron shumë, por shkruan aspak ...

Kuvendi i tillë na ndihmon që të bëhemi të vetëdijshëm për rëndësinë e njohjes së historisë së prejardhjes sonë, për të kuptuar peshën e kësaj vlere historike në shkallë kombëtar dhe ndërkombëtar, për të marrë përsipër me dinjitet përgjegjësinë e kësaj peshe si trashëguesit dhe mbartësit themelor dhe të drejtpërdrejtë të këtyre vlerave historike dhe gjuhësore të cilat na ndihmon që të kuptojmë realitetin që po jetojmë sot, për të zgjedhur me zgjuarsi rrugë të reja për kapërcimin e tij. Që  do të na ndihmojë që të drejtojmë vëmendjen tek fryma e Shkollës Arbëreshe mbi Albanologjinë, e cila më tepër se një  Institucion Arsimor, ishte veprimtaria e një elite të bashkuar, që bëri si qëllim të saj, ruajtjen e gjuhës dhe historisë kombëtare, për ruajtjen e prejardhjes dhe etnisë e cila  na afron mundësinë që nëpërmjet fakteve të hidhet dritë mbi atë pjesë të hershme të historisë sonë, e cila deri tani është lënë në harresë

duke njohur historinë tonë të hershme ne do të dimë të bëhemi të vetëdijshëm për rolin tonë në kohët e reja. Gjithë këto gjera dhe shumë të tjera na bëjnë ta shohim historinë sy më sy, sepse ta rishkruash historinë nuk do të thotë aspak ta qortosh atë. Qëllimi  kuvendit dhe mbajtja e tij ka si qëllim që të parashtrojmë fakte historike, gjuhësore të hulumtuara nga studiues të ndryshëm, të cilat vërtetojnë lidhjen e shqipes së sotme me gjuhët e antikitetit, dhe nëpërmjet tyre vazhdimësinë e pandërprerë të historisë sonë. 

Andaj, tubimet  e tilla kanë si qëllim që të ndriçojë atë pjesë të historisë sonë më të hershme, e cila deri tani është lënë në harresë e cila gjë  na ndihmon në krijimin e një ndërdyje tjetër, sepse ‘ndërdyja  deri më sot për Shqipërinë dhe shqiptarët është tmerruese’. Dhe meqenëse, kjo ndërdyje, njeriut i është futur në ndërlidhje si ndodhi apo si e thënë, pavarësisht, a qëndron apo nuk qëndron, është krijuar bindja se ajo është e vërteta”.

Të krahasohet e shkuara me të tashmen e cila është e detyrueshme të shkruhet, si ka qenë dhe si ka ndodhur, e vërtetë faktike e përligjur, jo si dëshirë vetjake e tanishme sesi duhej të kishte qenë. Në këtë konferencë ndër ballkanike  duhet të njohim njerëzit dhe ngjarjet e shkuara për t’i analizuar dhe matur me peshoren e çështjes shqiptare, se çfarë prodhuan njerëzit si individë apo grupe shoqërore me sjelljen dhe mentalitetin e tyre të atëhershëm, si notuan ato në rrymat e kohës, si rrodhën ngjarjet dhe njerëzit, nga ku dhe drejt ku?!

Tematikat e kuvendit synon mbledhjen, zhvillimin, përhapjen e informacionit në shkallë kombëtare e ndërkombëtare

Çfarë ishte ndryshe më parë? Çfarë është e njëjtë tani? Çfarë mungoi dje? Po sot? Çfarë nuk është vënë re dje? Po sot? Dhe së fundi fare, për të sjellë fjalët epope për këtë popull të gruas së këndshme Elena Gjika, e cila nga shpirti i saj zbrazi mendime e fjalë të mbushura me mallëngjim se: Çfarë kërkimesh duhet të bëj për të ndjekur racën shqiptarët e cila merr përsipër përgjegjësi në Stamboll, në Hidra, kudo, etj?  Ky popull vepron shumë, por nuk shkruan aspak. Përfundimi nga sinteza që iu bëjmë mijëra librave të lexuar kuptojmë atë që akademikët tanë nuk na i paskëshin thënë se “Historitë shqiptare, përpos gjuhës shqipe, janë një tjetër pohim se kultura shqiptare është aq e përbotshme, saqë sapo zbulohet një dritare, një tjetër del pas saj, dhe lumë ai që di t’i hapi të gjitha.

Se ç’të shoh?! Vëren sesi pas hapjes së tyre të shtrihet përpara një hapësirë shumë e madhe tokësore, detare, njerëzore, kulturore, e vetëdijshme dhe e pavetëdijshme, e botuar dhe e skalitur me forma të pa dalluar ndryshme, e tretur ose e lënë në harresë, e dukur ose e pa dalluar.

Gjithsesi, sipas mendimit tonë, nisur nga ç’na detyron e kaluara jonë është se kjo racë e ashpër dhe tolerante njëkohësisht, e zgjuar, shumë punëtore, thellësisht e ndershme, është e paracaktuar për një të ardhme të shkëlqyer. E ardhmja do të tregojë se cilat ishin qëllimet e Zotit, i cili i cili bëri të lumtur ruajtjen e kësaj race kaq të lartë. Tematikat e kuvendit  që do të mbahet gjatuarit maj synon mbledhjen, zhvillimin dhe përhapjen e informacionit në shkallë kombëtare e ndërkombëtare në të gjitha aspektet e kërkimit dhe zbulimit të dhënave mbi vlerat e gjuhësisë dhe historisë së popujve të vjetër e parak të Evropës dhe Shqipërisë; promovimin dhe diskutimin mbi çështjet strategjike lidhur me ofrimin dhe organizimin e edukimit në menaxhimin e koncepteve të vlera. Temat e kuvendit do të jetë “Trashëgimia kulturore jo materiale shpirtërore që nënkupton praktikat, paraqitjet, shprehjet, gjuhën, njohuritë dhe krijimtarinë popullore, si dhe veglat, objektet, artizanatin dhe hapësirat kulturore që bashkëshoqërojnë ato, e krijuar në shekuj e në vijimësi dhe e përcjellë brez pas brezi, duke i dhënë kombit shqiptar ndjenjën e identitetit dhe të vazhdimësisë, duke ndihmuar kështu për promovimin e respektit  kulturor dhe të krijimtarisë tradicionale njerëzore, “Aleanca Qytetare e Mbrojtjes të Vlerave Kombëtare” është themeluar me vullnet të lirë nga një grup anëtarësh nismëtarë dhe është një organizatë, jofitimprurëse.

Ai është një organizim jo qeveritar, i pavarur nga partitë e organizatat politike dhe gëzon liri dhe autonomi të veprimit në përputhje me Statutin, Programin dhe Rregulloren e saj. Organizata ka vulën dhe stemën e saj. Veprimtaria e saj shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj. Anëtarët e parë themelues të Organizatës janë të gjithë ata individë, të cilët kanë nënshkruar deklaratën e themelimit dhe betimin për mbrojtjen e vlerave kombëtare. Qëllimi i veprimtarisë së Organizatës është të ndikojë në politikat strategjike të shtetit Shqiptar që garantojnë mbrojtjen e vlerave kombëtare. Organizata “ALVA” është një organizatë jo fitim prurës dhe jopolitike, e  cila u themeluar si një nismë e një grupi dashamirësish, artistë, historianë, aktivistë të njohur të shoqërisë civile, të pasionuar ndaj vlerave, kulturës, traditës, natyrës, gjuhës, letërsisë, folklorit të kombit shqiptar etj. “ALVA” zotëron karakter kulturor, informues, edukativ, shkencor që bazohet në evidentimin dhe promovimin e vlerave mbarëkombëtare kulturore, historike, njerëzore të vyera të kombit shqiptar, për të mundësuar ruajtjen dhe zhvillimin e tyre si dhe për të aspiruar integrimin e Shqipërisë në gjirin e Bashkimit Evropian, duke u identifikuar me historinë, kulturën, gjuhën dhe traditat e një kombi të barabartë në mes të barabartëve. Të gjithëve ne shqiptareve  na bashkon pasioni për kombin tonë, sepse ne sot jetojmë në kohën e internetit dhe mund të komunikojmë me njëri – tjetrin në të gjithë botën. Dhe nuk mund të fshihen gjërat sikurse kanë ndodhur më parë. Edhe takimi në Podujevë ishte tepër mbresëlënës  për një fillim i mbarë i shumë punëve  në interes të mira që na presin me përgjegjësinë por edhe me dëshirën e madhe në mënyrë që të mos i kemi borxh atdheut se ne nuk bëjmë asgjë.

Image
Prof. Suzan Guri duke u folur të pranishmeve për rëndësinë e shtrirjes, organizimin, rëndësinë e pasurive albanologjike, historike, arkitektonike, kulturore e të tjera
Image
Një foto për kujtim nga oborri i hotelit “Sirus’ në Prishtinë ku u mbajte Konferencë ndërkombëtare kështu kulturës pellazge
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat