Me fat pavarësia Kosovë - Bota Sot
Me fat pavarësia Kosovë

Kultura

Me fat pavarësia Kosovë

Nga: Dea Halimi Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 21:41
Dea Halimi

Kosova kaq vjet pikoi gjak,

Kaq vjet eci udhën e gjatë në robëri,

Kaq vjet ëndërroi dritë dhe liri,

Mirë se vjen, Pavarësi!

Kosova kaq vjet shkroi me gjak,

Eci fushat me lule të kuqe e flutura, 

Me shkollarë e shkronja të bukura -

Gjithnjë e etur për liri!

Kosova me flamurin lart, kuq e zi,

Me yje dhe ëndrra në qiell,

I bie zamares, kërcen valle me fyell,

Me fat universi, Pavarësi!

KOSOVA IME

Kambana i shkund tingujt mbi qytet,

Ora e krenarisë bie,  e bie, e bie – buçet.

Sa gjatë e ka pritur Kosova  lirinë,

Oh, e ndiej në vete pafundësinë...

Vala e përcjell valën, rritet e bëhet det,

Amshimi ndrit në çdo zemër, në çdo sy,

I ka hapur dritaret në secilën shtëpi;

Me fat përvjetori i dritës Kosova ime trime,

E gëzofshim për shumë vjet, urime!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...