Novela komike për George W. Bushin që s’e njeh askush - Bota Sot
Novela komike për George W. Bushin që s’e njeh askush

Kultura

Novela komike për George W. Bushin që s’e njeh askush

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 15:00
Foto ilustruese

“Landfall” është novela e dhjetë e Thomas Mallonit. Shumica e veprave të tij vendosen në Washington dhe lidhen me presidentë republikanë, deri në kohën e Abraham Lincolnit. Megjithëse presidenca në këtë libër nuk ka më shumë se një dekadë prejse ka mbaruar, për bërthamë ka një qeveri të drejtuar nga republikanët. Krejt politikanë me dinjitet dhe me ideale? Sa origjinale.

Autori është një republikan i deklaruar. Ai ishte bashkautor i memoarit të Dan Quaylet dhe kishte shërbyer si zëvendësshef në një mekanizëm kombëtar për mbështetje programeve humane në administratën e Bushit. Në një shkrim të vitit 2016 kishte kritikuar fort konventën kombëtare të partisë së tij, shkruan “The New York Times”. Dhe natyrisht se për krejt këtë gishtin e kishte kthyer kah Donald Trumpi. Dhe natyrisht se ai ka zgjedhur këtë moment për të botuar veprën me protagonist një president të keq,por jo edhe aq të keq.

Në veprat e mëparshme fiksion nuk ishte shprehi që të përmendeshin me emra njerëzit e politikës së kryeqytetit amerikan. Madje edhe në vepra satirike si “Our Gang” e Philip Rothit, Nixoni dhe karakteret e tjera kishin emra fiktivë, sikur ishte vepruar edhe me Clintonët dhe të tjerët në “Primary Colors” të Joe Kleinit.

Por më 2008 ishte konsideruar si gjetje kur Curtis Sittenfeld ndërroi emrat dhe të kaluarën e Laurës dhe George Bushit në novelën e saj të shkëlqyer, “American Wife”.

“Landfall” është një romancë – një romancë në të cilën presidenti vazhdimisht ndërron mendje – vihet kundër makinerive që e akuzonin administratën për dështimin në Irak. Ka edhe një pjesë për dështimin tjetër përcaktues, uraganin “Katrina”, por ka edhe një moment të mirë, për familjen e Bushëve, që e sjell Ross.

Portretizimet e Mallonit për karakteret kryesore janë të njohura. Megjithatë ai thumbon nga pak, si në rastin e John Kerryt për të cilin shkruan se në ceremoninë e inaugurimit të dytë ishte “i zhgënjyer, me çehren që shumë reflektonte mërzi se zemërim”, duke shkuar më larg duke luajtur me shprehjen e tij se “gjithnjë ka qenë më e ndërlikuar se kaq”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...