Jup Dema – një përsonalitët me vlera kombtarë!

Kultura

Jup Dema – një përsonalitët me vlera kombtarë!

Nga: Skender Shala Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 18:35
Jup Dema

Lindi me 1904, në kullën e gurit tri katshë në fshatin Isniq, nga nëna Ryvë Cekaj dhe i ati Demë Isufi. Ishtë koha e hyrjetit kur venditit tonë i shkontë tym baruti në të katër anët nga hordhitë barbare azitike të Dërvish Pashës.

Ja cfar thot kënga; prej asjë senjë që ke hyrjeti, kësajë Kosovë sju nda gazepi“ sëpsë, shkuan hordhjitë turke mbas do vitëvë, erdhën karpatashët kanibal, sëcili më i zi së tjetri! Pra, në këto kushtë dhunë, terrori, ndjekje, mjerimi, u rritën etërit dhe nënat tona.                                                                                  Edhe nëna Ryvë, ose ,,nën e madhe”siq e quanin, ishtë edhe e zoja e shtëpisë, ashtu si shumë nëna tjera që rritën fëmijë në këto kohë të liga, me shumë mund e sakrifica për mbijetësë. Kursë i ati Dema, shkoji  vullnetar në Kollashin, dhe atjë u vra.

Në rrjedhat e kohës u bë kolonializimi i Kosovës, marrja e shtëpivë, tokavë dhe pasurivë tona. E ashtu quajtura,,agreari“, i cili nxurrë nga pronat e veta dhunshëm shumë familjë, duke përhapur mjerim mbi popullaten tonë. Kjo shkaktojë revoltë në popull, i cili u detyrua ti organizojë qëtat e malevë për mbrojtjën e pasurivë të veta. Ishtë koha e mbretrisë SKS famkeqë që shpërnguli në masë të madhe popullatën për Turqi, disa edhe në Shqipëri.

 Ishtë zbatimi i planit famkeq, nga Grashanini, Andriqi e Qubrilloviqi! Që fillon me 1844, me debimin e shqipëtarvë nga Piroti, e deri me 1878 duke përfshirë rrethinën e Nishit dhe komplet Toplicën! Me 1913 i erdhi radha Kosovës për debim. – Ky ishtë qellimi i tyrë për cfarosjen tonë.                                                                                                      – Sa për kujtësë, që ta kemi gjihmonë në mendje sot, edhe të ardhmen!

Vitët kalonin, dhe tani Jup Dema ishtë një burr i pjekur, rritur nëpër oda burrash, me të urtë e të mënqur, si i vetmi burim për edukim, për burrëri, atdhedashuri, liri etj. Gjatë kësajë përiudhe krijoji lidhje të forta, me të gjithë nacionalistët e kësajë anë, si Bedri Pejani, Zekë Bërdyna dhe me gjithë parinë e kësajë anë. Në vitin 1934, familja shpërngulet nga Isniqi në fshatin Trestënik, nëpër të cilin kalontë rruga që lidhtë Drenicën me Pejën. Meqë oda e jonë ishtë e njohur për atë kohë, shumë burra që vinin nga Drenica për në Pejë, kalonin  natën në oden e Jup Demës, me biseda jetikë e madhorë për vendin. Aty ndër shumë të tjerë vintë, Bajraktari i Llaushës, Hysen Lutani, e shumë të tjerë.

Jup Dema ishtë një burr i urtë, i qetë e me kultur tradicionale, i dalluar me një intelekt natyror, që njihëj dhe gëzontë rrespekt, ishtë një atdhetar besnik e me përkushtim!

Rrethanat globale, sollen luftën e dytë, e cila ngjalli shpresat për një rezistencë të organizuar për lirin e vendit. Patriotët nga të gjitha anët, vendosen të tubohën në Prizren ta formojnë Lidhjen e Dytë të Prizrenit, që ishtë organizata më e rëndësishme politike-ushtarake në trevat shqiptarë. E cila u organizua si vazhdimësi të Lidhjes parë Shqiptarë të Prizrenit. Lidhja e dytë u angazhua, deri në fund për mbrojtjen dhe çlirimin e trojevë etnike, dhe bashkimin në një shtët të përbashkët.

Kjo organizatë ishtë kurorizim i vetëdijesimit për bashkimin kombtar. U organizuan degët e Lidhjës në cdo qytët. Nga rrethi i Pejës bashk me Bedri Pejanin, Haxhi Zekë Berdynen dhe të tjerë, edhe Jupë Dema nga Tresteniku u emrua delegat në ketë takim të rëndësishëm. I cili jo vetëm që ishtë në lidhje me delegate e rrethit të Pejës dhe të këtyrë anëve, por edhe me Asllan dhe Ali Boletinin, edhe si kusheri që ishin mbanin lidhje të forta. Lidhja e Prizrenit organizojë, në cdo qytët degët e veta.

Në degën e Pejës, u emrua kryetar Selim Qëhaja nga Peja, Canë Murati Pejë, Haxhi Zeka Radavc, Jup Dema Trestenik, Ndue Perlleshi Jagodë, Ukë Sahiti Grabonicë, Xheladin Potërqi, Hajdin Sahiti Jabllanicë, Sali Hoxha Orobërdë, Ahmet dhe Rrustëm Bajraktari Raushiq, Cenë Alia Vrellë etj. Ku organizim u kurorizue me një qendrësë të fortë gjithandej nëpër Kosovë. Eshtë e njohur lufta në Drenicë në krye me Shaban Polluzhen e Mehmet Gradicën, në Gjilan, Ferizajë etj.

Ngjarjet gjatë luftës së dytë rridhnin me shpejtësi të madhe. Kuqaloshet në krye me sovjetiket po forcohëshin.. Në dimrin e vitit 1944-45, cetniket që tani vunë yllin në ball, filluan ndjekjet e përgjithshme me terror e gjakosje. Mbrenda pak ditëvë, Kosova u la me gjak. Jup Dema u kap bashk me atdhetarin Zef Kola nga Budisalci, të cilet i futën në një dhomë në Budisalc për ti pushkatuar. Jup Dema duke ditur fundin, i thot Zefit jemi para pushkatimi, shpejt të ikim! Zefi si shkon mbrapa. Jupa merr guxim dhe e hap derën dhe shpeton. Kalon i mshefur në Isniq një kohë të gjatë, të familjari Bajram Selmoni. Zefin lidhur e dërgojnë në kullën famkeqë të popit në Istog, dhe me 7 janar 1945, i masakrojnë të gjithë të burgosurit barbarisht.

Mbas luftë, situata u krijuar tepër e vështirë, me një stratëgji për debmin e shqipvtarve nga UDBA famkeqë, duke bërë kërdinë, që kishtë nxjerrur në skenë bashkpuntorët lojal, të shitur e të flliqur që punonin për UDBEN, dhe në anën tjetër ishin disa burra trima si pjesmarrës në luftën ,,NC“! Në realitët ishtë imponim dhe taktikë, si e vetmja munësi për ti ruajtur strukturat dhe lidhjet e shëndosha për gjenëratat në vazhdim. Nga këta ishtë, Salk Miderrizi, Sherif Boshnjaku, Seit Meraku, Murat Bajraktari, Mehmet Shoshi, Ukë Gashi, Alush Gashi  etj.

Jup Dema kishtë miqasi të ngusht  me të gjithë këta! Por kishtë miqasi të ngushtë prej shumë vitesh edhe me nacionalist që rrinin të strehuar nëpër popull, si Islam Hadri që jetoji një kohë të gjatë në shtëpinë tonë. Mandej me trimin e Rugovës Haxhë Kerin që kishtë strehuar dikund në Stupë për një kohë. Po ashtu mbante lidhje dhe i ushqëntë grupin e ballit në bjeshkët tona, deri në ramjen e tyrë.Takimet e rregullta me Qërim Ukën e Uzdrimit që vintë shpesh ilegalisht këndej, të një burri besnik Sali Rexha, në  kullën e tij, në mes mali të bregut në Trestënik.

Disa nga keta burra të ndërshem, ditën të futën si pararojë në strukturat e larta udhëheqësë, që ta ruajnë sado pak popullatën, por duke i kursyar edhe disa figura kombtare që nuk kishin prova dhe faktë të hyqymeti. Disa nga keta, shpetojnë nga më e keqja. Një ndër ta ishtë edhe Jup Dema që falë këtyrë burrave shqiptarë, shpëtoi nga vrasja, apo burgosja. Ma vonë pikrisht duke ju refëruat ketyrë lidhjeve, dhe duke ditur aftësit e tijë organizuesë, emrohet kryetar komune asjë kohë në fshatin Tresetnik që ishtë qëndra e bashkësië lokale.

Kontributi i Jup Demës për zhdukjen e analfabetizmit;

Si kryetar bashkësije, organizon në blërjen e 1h tokë nga Mlladen Malisha, në cendër të fshatit, për ngritjen e shkollës fillorë për shumë fshatra për rreth. Duke ditur rëndësin e shkollimit, menjëhëre organizon mjeshtrit dibran për ndërtimin e shkollës, për të cilet vet kujdeset për ushqime dhe strehim deri sa e përfundojnë ndëtimin e shkollës. Madje edhe rrethimin e oborrit me pemë. Gjithashtu organizon edhe ndërtimine shtëpisë kultures afër shkollë. Në një mbledhje me fshataret e bashkësisë lokale e thirrur nga famkeqi Ilia Gjukiqi, i cili kishtë apelur mos dërgimin e vajzavë në shkollë me ,,arsyen“ së duhet punuar tokën: ,,me mbjellë rrepa, speca, patate, misër ruajtjen e baktive etj.!!! Jup Dema e kundërshton ashpër, duke aludur së të gjithë duhet shkuar në shkollë, pa përjashtim, vajza e djem, nëqoftsë ka nevojë, edhe tokë me shitë, sëpsë pa shkollë as toka nuk vlen!

Gjukiqi i tërbuar thot; do ta shofish nesër kënd e kundërshton! E thërret nesër në zyrë të komitëtit në Pejë, dhe e largon nga kryetari!

Por Jup Dema nuk ndalet, organizon gjetjën e mësuësvë, të cilët i merr në shtëpi për strehim dhe ushqim, meqë ishin mësuesit e parë nga treva të largëta, siq shkodrani Prenk Kaqa, Smajl Shabani Isniq, Simon Rexha lugi Baranit etj. të gjithë ata që janë ardhur nga largë, i ka strehuar në shtëpi.

Koha e akcionit të armevë!

Ishtë përiudha e veprimit të intrigave nga udbashet famkeq të Rankoviqit, bashkë me lakejt gjakprisht shqipfoles. Janë të njohura torturat e tmerrshme në akcionin e armeve?! Një pushkë është shitur shumë shumë hërë, si shkak për të terrorizuar në vazhdimësi shqipëtarët. Djallëzitë sërbe kishin futur pyka për mes bashkpuntorvë të vet, në të gjitha ato familje që njifëshin për  tradita dhe patriotizem. Shumë familjë pësuan duke ikur për Turqi, Shqipëri, mandej burgjet ishin mbushur plot. Djallëzit dhe intrigat e njohura tani, duke futur edhe shumë familje në konflikt në mes veti!

Jup Dema duke kuptuar ketë plagë, u angazgua në kshillin e pajtimevë të gjaqeve dhe ngatrresavë të shumta. Ai me urtësinë,  rrespektin dhe famën që gëzontë, gjithandej arriti ti pajtonte 56 gjaqë (vetëm një deshtim), dhe ngatrresa të shumta. Plaku Jup, njifej nga të gjithë si pleqnar i kohës, prandej shumë kërkonin mendimin e tij për drejtësi.

Në kohën kur ka punuar në gjygin e Pejës si porotë, në mbrojtën e të drejtave popullatës që shkelëshin me të madhë. Ai me urtësi i mbrojti të ,,akuzuarit“ e shumët, vlenë të përmendet mbrojtja e patriotit Bekë Rexhepi i Zhukë Haxhisë, e shumë të tjervë që sme kujtohën tani. Sëpsë, ai mbantë një arkë druri, në msheftësi të madhe me plot dokumenta – akte siq i quntë ai vet!                                                                                 

Në hajnitë e 1999-es, idiotizmi i keqëbërsve, nuk e kursëj as atë arkë?!                                                                                                          

La mbas veti një emër shumë të ndëruar, me të cilin jemi mburrur dhe thirrur gjithë laxha jonë e Ahmetxhekajvë në Trëstenik, një kohë të gjatë.                                                                                                

Ra viktim në moshen 62 vjeqarë, nga naivitëti dhe egoizmi primitiv i kohës së errët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat