Poeti Hasan Muzli Selimi nderohet me Çmimin Special “Pavarësia” për “vepren Poetike më të mirë të vitit 2018”

Kultura

Poeti Hasan Muzli Selimi nderohet me Çmimin Special “Pavarësia” për “vepren Poetike më të mirë të vitit 2018”

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 09:58
Muzli Selimi

Në ditët e festimeve të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në sallën kryesore të Bibliotekës Kombëtare e Universitare të Prishtinës, më 18 shkurt 2019, u mbajt “Ora Letrare e Pavarësisë” dhe “Ndarja e Çmimeve Vjetore Letrare”, organizuar nga Unioni i Shkrimtarëve e Kritikëve Shqiptarë.

Në këtë Veprimtari tradicionale letrare poeti Hasan Muzli Selimi nga Shqipëria u vlerësua e nderua me ÇMIMIN SPECIAL “PAVARËSIA” për “Vepra Poetike e Vitit”, për vëllimin e tij poetik “Hereoglife në muzg” (Tiranë, 2018).

Poetit Hasan Muzli Selimi ia dorëzoi Çmimin Special “Pavarësia”, z. Reshat Sahitaj, kryetar i Unionit të Shkrimtarëve e Kritikëve Shqiptarë, një ndër personalitetet e njohura të kulturës, letërsisë e gazetarisë në Kosovë, etj., njeri me kontribute kulturore e ndihmëtare në shtete e vise shqiptare në Ballkan e në Mërgatat Shqiptare si në Francë, etj.

Poeti e shkrimtari Hasan Muzli Selimi është fitues i disa çmimeve kombëtare e ndërkombëtare në Shqipëri, Kosovë, Itali, etj.; autor i 12 librave, bashkautor në disa antalogji poetike shqiptare e të huaja; mban disa tituj nderi të dhëna në Shqipëri, Amerikë, etj.

Me këtë rast, në këtë veprimtari kombëtare panshqiptare, të organizuar në Prishtinë, ishin të pranishëm poetë e prozatorë dhe kritikë letrarë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, nga Mërgatat Shqiptare në Botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat