Ndërron jetë marinari i puthjes së famshme në Times Square

Kultura

Ndërron jetë marinari i puthjes së famshme në Times Square

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 11:29
Foto

Mendonsa vdiq të dielën pas një infarkti në zemër, vetëm disa ditë përpara se ai të mbushte 96 vjet, ka pohuar vajza e tij Sharon Molleur.

Fotografia e famshme e marinarit amerikan, u shkrep kur në 1945 ai puthi një vajzë në sheshin Times Square në New York, në ditën e njohur si e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ndryshe 14 gushti njihet si dita kur Japonia kapitulloi zyrtarisht ndaj SHBA-ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat