Një keqkuptim i pa qëllimshëm

Kultura

Një keqkuptim i pa qëllimshëm

Nga: Xhafer Leci Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 09:29
Akademik Idriz Ajeti dhe Xhafer Leci

Akad. I.Ajeti ka vuajtur nga varfëria shumë vite. Për këtë kanë reaguar duke komunikuar në mënyrë vëllazërore me mua, dy familjarë të Akademikut të nderuar, Idriz Ajeti. Unë i kërkoj ndjesë Familjes Ajeti, e cila është ndjerë e prekur për fjalën varfëri. Por uroj për mirëkuptim, duke garantuar se është një lëshim i pa qëllimshëm, si rrjedhojë e mos definimit të një mendimi, në raportin pushtetarë-Akademik Ajeti. Edhe aludimi për para dhe disa vite pas luftës, kur edhe pagesa e pensioneve nuk funksiononte, ka mjegulluar dhe përgjithësuar, për fjalën  varfëri. Dihet edhe koha kur Kryeministri në egzil Bujar Bukoshi, i ndëpret financimin presidentit Dr.I.Rugova…!  Ndërsa, pushtetarët e pas luftës, i dhanë me dhjetra mija euro Akad. Rexhep Qosjes, për botimin e librave të tij me karakter propagandistik dhe përçarës…!

Familjen tonë, Leci, me Familjen e Mulla Zenel Ajetit, i njohur në popull si Hoxhë Tupalla, e lidh një miqësi,  bashkëpunim e qendresë, karshi pushtuesit serb, qysh një shekull më parë, që nga  viti 1918. Një familje bujare e fisnike, si ajo Ajeti, nuk ka dyshim se përcjellë mirësinë dhe fisnikërinë edhe tek trashëgimtarët e saj. Dhe, unë nuk e vë në dyshim përkujdesjen e vëllezerëve, nipave dhe mbesave për njeriun e tyre, të shumëdashur, Akademik Idriz Ajetin. Aq më parë, se Familja Ajeti krenohet me mësuesin, profesorin, studjusin, edukatorin e brezave shqiptarë, Prof. Dr. Idriz Ajetin, ashtu siç krenohet edhe Kosova, kombi.

Ditën e vdekjes dhe varrimit të datës 13.2.2019, opinionin gjithë-shqiptar,  e përjetoi me dhimbje shuarjen fizike, amëshimin e njeriut shekullor, me një veprimtari aktive arsimore, shkencore e politike, ndër vite e dekada. Indiferenca zyrtare dhe institucionale, për organizimin e ceremonisë mortore, indinjoi shqiptarët e kudondodhur. "Në Akademinë Komemorative nuk ishte Ministri i Arsmit ai i Kulturës, Rektori i Universitetit,  Presidenti i vendit, Kryeparlamentari, Kryeministri, e as LDK-ja cila do duhej të ishte e para aty. Pushtetarët partiakë i pengon rrjeshtimi i Akedemik Idriz Ajetit, përkrah Ibrahim Rugovës. Zgjedhja në krye të Kuvendit, Parlamentit të Kosovës, si kuadër i LDK-së, i pengoi pushtetarët, për ta nderuar Atë pas amëshimit. Niveli intelektual tejet i ulët, nuk e kupton pluralizmin dhe, aq më pak, vlerat e personalitetit të Prof. Dr. Idriz Ajetit.

LDK-a çdo ditë e më shumë po i largohet traditës rugoviane. Mos prania zyrtare e drejtuesëve të saj, padyshim është një lajthitje e madhe, është fyerje, jo thjeshtë, për Familjen Ajeti, por edhe për anëtarësinë e LDK-së, për Kosovën dhe shqiptarët. Dhe, kjo mungesë nuk ka asnjë arsyetim.

Sidoqoftë, qëndrimet e palëve të përmendura më lartë, lë të mbetën në ndërgjegjën e tyre. Ndërsa vlerësimi, respekti i popullit, për Akademik Idriz Ajetin, ka qenë dhe mbetën përjetësisht në kujtesën e popullit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat