Perla të poezisë suedeze në gjuhen shqipe

Kultura

Perla të poezisë suedeze në gjuhen shqipe

Rizah Sheqiri Nga Rizah Sheqiri Më 20 shkurt 2019 Në ora: 12:28
Kopertina e librit

Përkthyesi Qerim Raqi me entuziazëm e dashuri prej poeti dhe pasionanti të poezisë ka dhënë maksimumin e tij që t’i sjellë sa më bukur këto poezi në gjuhën shqipe, pa e zbehur kurrënjëherë bukurinë e tyre në gjuhën origjinale.

Duke pasur parasysh këtë fakt,  pa asnjë mëdyshje, konsideroj që pjesa dërmuese e këtyre poezive vijnë në gjuhën shqipe me një përkushtim të madh poetik, tingëllojnë e përjetohen po aqë bukur dhe po aqë ndjeshëm sikur në origjinal. Pra përkthyesi me ndjenjen e tij prej poeti,  edhe në gjuhën shqipe,  është përpjekur gjithmonë që këtyre poezive t’ua ruaj stilin, formën, figurën poetike e artistike të origjinalit, gjë që e ka arritur me sukses.

Ballina e antologjisë dhe përkthyesi Qerim Raqi

Lexuesi shqiptar po merr në dorë një antologji me një buqetë të zgjedhur poezishë nga thesari i çmuar i fjalës së bukur poetike suedeze. Për këtë përmbledhje janë vjelur e zgjedhur me kujdes poezitë e bukura që në këtë buqetë janë thurur e ngërthyer bukur, ashtu siç thuren  lulet e bukura në një buqetë të madhe e shumëngjyrëshe dhe me aromë të këndëshme, për t’u dhuruar kënaqësi e përjetim të këndshëm qoftë lexuesve të rëndomtë, adhuruesve të poezisë qoftë dhe atyre me shije të hollë dhe me pasion të flaktë  për  bukurinë e fjalës artistike dhe për poezinë.

Nga kopshti aqë  i begatë  i poezisë suedeze të krijuar që nga tash e tre shekuj më parë janë zgjedhur poezitë më të dashura e më të pëlqyera  nga përkthyesi i zellshëm që për më tepër vetë është një poet dhe një adhurues i flaktë i fjalës së bukur, i vargut dhe i poezisë së mirë. Ai me shumë delikatesë ka zgjedhur, poezitë nga më të bukurat, poezi këto që edhe në gjuhën shqipe i sjellë bukur bashkë me ndjenjen dhe përjetimin artistik të origjinalit të  tyre.

Këtu janë përkthyer poezitë e poetëve që me të vërtetë kanë  lënë gjurmë të pashlyera dhe e kanë pasuruar opusin e poezisë suedeze ndër vite. Bazuar në zgjedhjen e poetëve dhe të poezive që ka përkthyer Qerim Raqi në këtë antologji, për kriter numër një ka pasur shijen e tij prej poeti duke  i zgjedhur, përkthyer e përshtatur poezitë që e ruajnë bukurinë, mesazhin a ndjenjen artistike edhe në kohën kur janë shkruar por që ruajnë atë pasuri edhe në ditët tona. Pra, përkthyesi Qerim Raqi me entuziazëm e dashuri prej poeti dhe pasionanti të poezisë ka dhënë maksimumin e tij që t’i sjellë sa më bukur këto poezi në gjuhën shqipe, pa e zbehur kurrënjëherë bukurinë e tyre në gjuhën origjinale. Duke pasur parasysh këtë fakt,  pa asnjë mëdyshje,  konsideroj që pjesa dërmuese e këtyre poezive vijnë në gjuhën shqipe me një përkushtim të madh poetik, tingëllojnë e përjetohen po aqë bukur dhe po aqë ndjeshëm sikur në origjinal, sepse përkthyesi me ndjenjen e tij jo vetëm prej përkthyesi por para së gjithash prej poeti ka synuar gjithmonë që edhe në gjuhën shqipe ta ruaj stilin, formën, figurën poetike e artistike të origjinalit. Këtë gjë përkthyesi i këtyre poezive në këtë përmbledhje voluminoze e ka arritur me sukses të plotë, për kundër  gjithë atyre sfidave të mëdha në të cilat has e me të cilat ballafaqohet çdo përkthyes në çfardo përkthimis letrar, e aqë më tepër në përkthimin e poezisë që gjithësesi do një përvojë, një mjeshtri dhe një përkushtim më të madh. Pra, përkundër të gjitha vështirësive me të cilat është ballafaquar, përkthyesi ia ka arritur me sukses që lexuesit shqiptarë,edhe në gjuhen shqipe, t’ia ofroj bukur këtë pjesë nga thesari i madh i fjalës, i vargut dhe i poezisë suedeze të krijuar nga njëqind poetë të kohëve e periudhave të ndryshme, dhe për më tepër këtë e ka bërë gjithnjë duke ruajtur mirë formën, poetikën dhe stilin e tyre.  

Për të përpiluar këtë antologji përkthyesi ka vjelur poezi nga më të bukurat e më të veçantat  krijuar në kohë të ndryshme e nga poetë të ndryshëm - zëra aqë të dashur e të njohur në poezinë suedeze deri tek poetët  e mdhenjë suedez të  ditëve tona.

Pra, poezitë e përkthyera në këtë antologji shtrihen në një periudhe mbi 300 veçare, duke filluar kështu me poezitë e poetes Hedvig Charlotta Nordenflycht që ka jatur e krijuar mes viteve 1718-1763, Thomas Thorild (1759-1808), Josef Julius Wecksell (1838-1907), August Strindberg (1846-1912), për të vazhduar më pastaj me disa poezi nga poetë kulmor, shumë të njohur e të dashur të poezisë suedeze të njohur edhe përtej kufijve suedez p.sh: Selma Lagerlöf 1858-1940, Gustaf Fröding (1860-1925) Dan Andersson (1888-1920), Pär Lagerkvist (1891-1974), Nils Ferlin (1898-1961), Karin Boye (1900-1941), Harry Martinson (1904-1978), Maria Wine (1912-2003), Sonja Åkesson (1926-1991),Tomas Tranströmer (1931-2015), deri tek poetët bashkohorë siç janë: Kristina Lugn (1948), Marie Lundquist (1950), Bruno K. Öijer (1951), Bob Hansson (1970), Jenny Wranderborg (1984), etj.

Përkundër faktit që në këtë përmbledhje voluminoze  janë përfshirë 100 poetë me poezitë e tyre nga më të mirat, lexuesi duhet të ketë parasysh se këto poezi janë vetëm një pjesë e vogël sa për ta shijuar edhe përjetuar më për së afërmi poezinë suedeze në gjuhën shqipe.

Mendoj që edhe lexuesit e zellshëm, adhuruesit e flaktë të poezisë, vetë poetët si dhe pasionantët, studiuesit e kritikët letrarë, gjithësesi do të ndajnë mendimin me mua që shumica e poezive të përkthyera e të përfshira në këtë përmbledhje tingëllojnë pa aqë bukur dhe ndjehen pa aqë thellë sikur të ishin shkruar në gjuhën shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat